Rimodelimi i qafës është shumë i vështirë, por nuk është i pamundur. Në fakt, më e vështira nga të tëra është optimalizimi, apo rregullimi i kualitetit të lëkurës së qafës. Qafa është e vështirë, sepse zakonisht janë 3-10 probleme bashkë në të njëjtën kohë, të cilat duan trajtim individual, duke patur gjithmonë parasysh rezultatin final të përgjithshëm. Qafa është një nga zonat e trupit në të cilën reflektohen qartë pjesa më e madhe e problemeve të fytyrës, e historisë emocionale të një individi, por edhe disa nga shqetësimet mjekësore.
Problemet me qafën mundet të jenë të llojit muskular, mundet të jetë një depozitim dhjami nga shëndeti, depresioni apo një shpërthim i përkohshëm i aktivitetit të gjendës mbirenale, mundet të jetë një rënie e fytyrës nga depresioni apo një trajtim botox-i i ekzagjeruar në zonën rreth syve, mundet të jetë trashja e lëkurës, rrudha të lëkurës, humbja e elasticitetit apo mungesa totale e shtresës së dermit, nga mosha, nga trashëgimia familjare, apo një proces autoimun. Pasi saktësohet qartë problematika dhe arsyet e krimit të saj, fillon trajtimi për një nga këto probleme, që e shqetëson më shumë pacientin, apo të gjitha bashkë.
Tjetër gjë e rëndësishme është, që duhet të koinçidojë vizioni i mjekut për të bukurën dhe vizioni i pacientit për të bukurën. Apo duhent diagnostikuar me kujdes pacientet me tulbullime personaliteti tip skizofrenik, dismorfike. Ata qe mund te jene shume te bukur por veten e shikojne te shemtuar. Pershembull , keto dite kisha një paciente që kishte dy rrudha të tmerrshme mes vetullave në moshën 24 vjeç, por ajo që e shqetësonte, ishte një rrudhë te balli, që ishte totalisht e padukshme. Apo gusha e ” dyfisht” qe ekzistonte e tille vec ne imagjinate.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi