Skip to content

Venerologji

Venerologjia është shkenca mjekësore që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve me transmetim seksual, po ashtu edhe me ndërgjegjësimin për parandalimin e këtyre sëmundjeve.
Emri i kësaj sëmundjeje e ka prejardhjen nga Perëndia romake e dashurisë, Venera (Afërdita te grekët e lashtë). Në mitologjinë romake, ajo është perëndia që asocionohet me Dashurinë, Bukurinë, Seksualitetin, Begatinë, Fitoren, Dëshirën dhe Pjellorinë.
Sëmundjet venerologjike përfshijnë sëmundjet bakteriale, parazitare, virale, fungale dhe disa sëmundje të tjera, si: Hepatiti B, infeksioni me Citomegalovirus, granuloma inginale, etj.

Sëmundjet me të rëndësishme që trajton venerologjia janë: Sifilizi, HIV, Candida, Gonorrea, Herpes Simplex, HPV Papiloma Virus Carcinom Florida, Scabie gjenitale. Sëmundjet më të zakonshme venerologjike ndryshojnë sipas predispozitës së vendit dhe zakoneve seksuale.

Në Shqipëri, më të përhapurat janë HPV Papilloma Virale, Herpes gjenital, Candida, Gonorrea, Trichomonas Vaginalis, Chlamydia.
Sëmundjet seksuale janë lehtësisht të transmetueshme gjatë aktit seksual si pasojë e shkëmbimit të likideve. Janë intensivisht ngjitëse dhe shumë të përhapura për shkak të lënies pas dore, mosmarrjes seriozisht me to dhe sidomos me mungesën e shpeshtë të masave mbrojtëse. Fatmirësisht, sëmundjet venerologjike (përveç HIV) janë lehtësisht të shërueshme. Shqipëria nuk është zonë endemike për sëmundjet serioze. Trajtimet janë të lehta dhe komode, si për pacientin, edhe për doktorin dhe duhet thënë se fatmirësisht, sëmundjet venerologjike reagojnë shumë mirë ndaj trajtimeve përkatëse.
Trajtimet e përdorura janë kryesisht antibiotikë, antibakterialë, antiviralë dhe, në rastin e papilloma virus, heqje fizike me elektrokauter.

Si mjeke e këtij specialiteti, këshilloj që nuk duhet të ketë asnjë ankth për trajtimin e këtyre sëmundjeve, sepse janë totalisht të shërueshme. Kur lihen pas dore dhe nuk u jepet rëndësi sa u takon, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë dëmtime lokale fizike, por edhe të të gjithë trupit, si: pamundësi riprodhimi, bllok social, rrezikshmëri për jetën, etj.

Shërbimet Venerologjike

Gonorrea është një sëmundje bakteriale ngjitëse e transmetueshme seksualisht. Shumë e përhapur në botë. Çdo vit infektohen me miliona persona.

Si transmetohet gonorrea?

Gonorrea kryesisht transmetohet gjatë aktit seksual, në shkëmbimin e likideve.

Mund të transmetohet në një higjienë shumë defiçitare, në përdorimin e veshjeve intime dhe furçës së dhëmbëve të një personi të infektuar.

Mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë.

Transmetohet edhe në puthje.

Mund të transmetohet nëpërmjet gjakut.

Është shumë e përhapur dhe ngjitet kollaj, duke kaluar nga një partner tek tjetri.

Shoqërohet shpesh me klamidia.

Rrit rrezikshmërinë për të kontaktuar HIV, sifilizin dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme.

Është një tjetër sëmundje e transmetueshme seksualisht, e shkaktuar nga virusi herpes simplex1, 2. Shumë studime kanë konfirmuar se herpes simplex 1 është përgjegjës për shumicën e manifestimeve edhe në zonën gjenitale.

Shfaqet në formën e disa flluskave të vogla të grupuara shumë afër, shumë të dhimbshme që rriten dhe vazhdimisht dalin të tjera. Është shumë purulent. Shoqërohet, paraprihet dhe vazhdohet me dhimbje, pickime, skuqje dhe enjtje.

Mund të transmetohet edhe nga nëna tek fëmija apo gjatë transfuzioneve të gjakut. Periudha e inkubimit është deri në 45 ditë.

Është virus dhe nuk ka trajtim të vërtetë. Një herë i infektuar, gjithmonë do të jetë në trup dhe do të manifestohet sa herë bie lehtë imuniteti, ndryshon përnjëherë tempratura e ambientit apo ke një emocion të fortë.

Specifike dhe interesante tek ky lloj virusi është se qëndron midis fundeve nervore dhe në çdo ndryshim sado të lehtë, shpërthen. Trajtimi është kryesisht simptomatik.

Eshte shkaktari I semundjeve sexuale me I zakonshmi dhe me I perhapuri. njehere I marre nuk largohet kurre nga trupi. Prek, infekton dhe semure njesoje, femrat dhe meshkujt.

Tek femrat vendoset pak me shume vemendjeve trajtimit te simptomave per shkak se konsiderohet si shkaktari kryesor i Kancerit te qafes se mitres.

Format e manifestimit me HPV munden te jene te dukshme ne siperfaqe ne vulve, vagine gland te penisit, scrot, baze e penisit apo anus e goje, ne groin apo gjithandej neper lekure. Mund te gjenden te fshehura brenda ne vagine dhe meat.

Trajtimi eshte gjithmone simptomatik.

Eshte nje semundje bakteriale, specifike e kesaj bakterie eshte sjellja e saje si virus ( pushton qelizen) Eshte shume e perhapur ne moshat e reja dhe active. Zakonisht infektimi I pare ndodh perpara moshes 25 vjec..

Eshte me e shpeshte tek personat me disa partenere seksual. Klamidja shoqerohet frekvent me gonoren. Rrit ndjeshem predispoziten per infektimin me Hiv dhe per te gjitha semundjet e transmetueshme sexualisht. Klamidja eshte nje bakterie e cila sillet si virus. Zona e para gjeografike ka qene Franca. Tashme eshte e perhapur ne te gjithe boten. Trajtohet lehte me nje antibiotik me doze unike, apo terapi deri ne nje jave.

Ngaqe sillet si virus, edhe kur personi eshte I sheruar perseri mund te jete burim infeksioni per te tjeret.

Prezervativi mbon vetem pjeserisht. Mund te reinfektohesh me klamidja edhe mbasi je trajtuar. Statistikisht 30% te pacienteve te trajtuar, reinfektohen per here te dyte mbrenda 3 muajve.

Rekomandohet nje test per klamidjen cdo 2-3 muaj

Papilomat jane rritje te vogla te lekure, normale, te bute, ,te pushtuar nga HPV, eksreshcente ne lekuren e qafes, aksilave, qepallave dekoltese dhe zonave gjenitale, pergjithesisht ne ngjyren e lekures. Ndonjehere jane edhe ne ngjyre kafe apo brune dhe ngaterrohen shpesh me nishanet.

Papilomat varen jashte lekures si zbukurimet ne pemen e krishtelindjes, te trnasmetueshme seksualisht.

Eshte nje semundje parazitare sexualisht e transmetueshme. Shume ngjitese shume e perhapur.

Shkaktohet nga nje parasite I cili ka 5 filamente si kembe merimange. Njeheri I infektuar paraziti ngjitet vete dhe pushton pjese e brendeshme te organeve gjenitale. Megjithese eshte shume infective (ngjitese) ekzistojne rreth 30% e njerezve te infektuar qe nuk kane simptoma dhe as nuk semuren.

Dikur konsiderohej semundja e shtepive te tolerances, tani me miliona njerez infektohen cdo vite. Prek te dy sekset ne cdo moshe. Ka predispozite per femrat mbi 50 vjec.

Mund te transmetohet nga nena tek femija.