Skip to content

Dermatologji

dermatologjia02

Dermatologjia dhe sëmundjet e lëkurës

Dermatologjia është shkenca mjekësore që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës. Me semimukozës dhe mukozës. Lëkura është organi më i madh i trupit tonë. I vetmi sistem në trup që në përbërjen e tij ka gjithë organet, sistemet dhe proceset organike të mikrobotës.

Nuk ka asnjë shkencë mjekësore tjetër që të ketë aq shumë nëndegë, tejspecializime dhe kompetenca sa dermatologjia. Kjo vjen si shkak i lidhjes së shumëfishtë dhe të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të gjitha degët e mjekësisë dhe zhvillimeve të reja.

Dermatologjia është një disiplinë shumë e gjerë, e cila ka njohur një zhvillim intensiv aktiv 15-20 vitet e fundit. Çdo zbulim në çdo fushë tjetër të mjekësisë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e dermatologjisë. Kjo na hap një horizont të ri në mirëkuptimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve të lëkurës. Gjithashtu edhe në paranjohjen dhe parandalimin e sëmundjeve sistemike.

Dermatologjia është një disiplinë shumë e gjerë, e cila ka njohur një zhvillim intensiv aktiv 15-20 vitet e fundit. Çdo zbulim në çdo fushë tjetër të mjekësisë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e dermatologjisë. Kjo na hap një horizont të ri në mirëkuptimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve të lëkurës. Gjithashtu edhe në paranjohjen dhe parandalimin e sëmundjeve sistemike.

Me çdo deshifrim mekanizmi sëmundjeje vjen dhe një rrymë zbulimi dhe aplikimi trajtimesh të reja. Shkenca mjekësore është në një zgjerim të vazhdueshëm progresive drejt njohjes, kuptimit dhe kërkimeve të reja, gjë që çon në mënyra të reja këndvështrimi dhe qasjeje të të gjitha sëmundjeve.

S’mund t’u shtojmë ditë jetëve, por mundemi t’u shtojmë jetë ditëve tuaja. Në kuptimin tim, nëse trupi do të ishte një qelizë, lëkura do të ishte membrana dhe thërrmija Boson.

Shërbimet Dermatologjike

Dermatologjia është shkenca mjekësore që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, semimukozës dhe mukozës. Lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe i vetmi sistem në trup që në përbërjen e tij ka gjithë organet, sistemet dhe proceset organike në mikrobotë. Nuk ka asnjë shkencë mjekësore tjetër që të ketë aq shumë nëndegë, mbispecializime dhe kompetenca sa dermatologjia, kjo për shkak të ndërlidhjes direkte dhe indirekte me të gjitha degët e mjekësisë dhe zhvillimeve të reja.

Dermatologjia është një disiplinë shumë e gjerë, e cila ka njohur një zhvillim intensiv aktiv këto 20-15 vitet e fundit. Çdo zbulim në çdo fushë tjetër të mjekësisë ka një ndikim direkt në zhvillimin e dermatologjisë dhe na hap një horizont të ri në mirëkuptimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve të lëkurës, por dhe paranjohjen dhe parandalimin e sëmundjeve sistemike. Me çdo deshifrim mekanizmi sëmundjeje, vjen dhe një rrymë zbulimi dhe aplikimi trajtimesh të reja.

Shkenca mjekësore është në një ekspansion të vazhdueshëm progresiv të njohjes, kuptimit, dhe kërkimeve të reja, gjë që çon në mënyra të reja këndvështrimi dhe qasjeje të të gjitha sëmundjeve.

S’ mundemi t’u shtojmë ditë jetëve, por mundemi t’ju shtojmë jetë ditëve tuaja.

Në kuptimin tim, nëse trupi do të ishte një qelizë, lëkura do të ishte membrana dhe thërrmija Bosson.

Lëkura e fëmijës është e lëmuar, e kadifenjtë, e gjallë dhe pa shumë shenja e njolla, gjë e cila e bën shpeshherë të vështirë diagnostikimin, por jo të pamundur. Në të njëjtën kohë, lëkura e fëmijës është shumë e ndjeshme dhe vulnerabile ndaj substancave alergjike dhe irrituese. Edhe një lëkurë totalisht e shëndetshme mund të irritohet lehtë nga një kujdes jo i duhur. Vetë vëmendja e madhe e prindërve, gjyshërve, tezeve, hallave dhe komshinjve mund të çojë në një sensibilizim të lëkurës së të voglit. Me rritjen progresive të shfaqjes së dermatitit atopik, keratozave folikulare, tumoreve vaskulare, u rekomandojmë prindërve që të paktën 2 herë në vit të bëjnë një konsultë dermatologjike, edhe kur fëmija është totalisht i shëndetshëm, sidomos në 3 vitet e para të jetës. Tashmë, dermatologjia mund të ofrojë një informacion paralajmërues për disa shqetësime kutanate dhe predispozita mjekësore, të cilat, të trajtuara apo të parandaluara pa mjekime në vitet e para të jetës, bëjnë ndryshimin në cilësinë e viteve të mëvonshëm. Fëmijët pëlqejnë ngjyrat, të bukurën dhe shpesh i tremb përparësja e bardhë. Ndaj në një konsultë për fëmijë preferojmë të zhveshim përparësen e bardhë dhe të vishemi me një buzëqeshje dhe shumë ngjyra. Patologjitë më të shpeshta për fëmijë janë dermatiti atopik, ekzematidet, sudam, lezionet infektive dhe pickimet nga insektet. Ngrohtësisht u rekomandojmë prindërve të shmangin qëndrimin për knjë kohë të gjatë në të gjitha qendrat apo ambientet mjekësore nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Respektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm për impaktin e çdo ngjarjeje të së tashmes në formimin e këtij  njeriu të së ardhmes.

 Sëmundjet dermatologjike prekin burrat fiks ashtu si prekin edhe femrat, u krijojnë po të njëjtin stres dhe pakënaqësi. I vetmi ndryshim qëndron në faktin se meshkujt drejtohen tek dermatologu vetëm atëherë kur situata është e rënduar. Por jo e njëjta situatë është kur bëhet fjalë për trajtimin e flokëve dhe sëmundjeve venerologjike. Meshkujt shkëlqejnë në seriozitetin e mbajtjes së trajtimit.

Dermatologjia për burrat është po e njëjta shkencë si dhe për femrat, vetëm natyra e konsultave ndryshon. Konsultat më shpesh të kërkuara nga meshkujt janë për alopecinë androgjenike, aknen konglobate, aknen fulminante, dermatitin seborreik, rozacenë, ekzemën, melazmën, psoriazisin dhe kancerin e lëkurës. Specifike për Shqipërinë, sipas përvojës sime, është shpeshtësia e sëmundjeve të aknes konglobate, aknes fulminante, hidrosadinitës dhe agresiviteti i tyre. Patologji të konsideruara nëpër botë shumë të rralla, në Shqipëri janë pothuajse të rëndomta.

Është gjithmonë e më shumë në rritje interesi i meshkujve për dermato-estetikën, anti-aging dhe estetikën.

Kushdo qoftë subjekti i konsultës, qasja jonë është gjithmonë me kujdes, profesionalizëm, duke respektuar konfidencialitetin e konsultës dhe trajtimit mjekësor.

Botulinium Toxin A per trajtimin e djersitjes se tepert (Hiperhidrozes) 

Hiperhidroza eshte termi mjeksore per djersitjen e tepert, jo te vullnetshme nen krah( axile) duar, kembe, fytyre, zona midis  trungut dhe kofshes ( Groin) dhe gjoks, 

Individet qe kane Hiperhidrozis zakonisht kane edhe nje histori familjare  djersitjeje te tepert. Hiperhidroza ne duar axile dhe fytyre behet shpesh nje problem social. Injeksionet me BTX A jane nje zgjidhje efikase perfekte elegante dhe e pakushtueshme per personat qe I shqeteson djersitja e tepert.

Trajtimi me Botulinium Toxine I hiperhodrozes eshte shume efektive per 95% te pacienteve.

Si funksionon?

Botulinium Toxina bllokon sinjalet e gjendrave te djersitjes eccine dhe keshtu redukton ndjeshem djersitjen. Qellimi I trajtimit eshte qe te beje djersitjen me normale, te menaxhueshme.

Pacientit I rekomandohen ne disa raste disa analiza apo konsulta specialiteti per te detektuar shkakun e mbrendshem te shfaqjes se djersitjes se tepert.

Perpara trajtimit per tu administruar doza e duhur , behet nje test minor me jod dhe puder talk, qe evidenton zonat me me teper djersitje dhe intensitetin e Hiperhidrozes.

Meshkujt zakonisht kane nevoje per doza me te medha se sa femrat.

Injektimi me BTX A behet direkt ne gjendrat e djersitjes edhe 2 cm rreth e rrotull per te evituar kompensimin natyral . Kjo ndihmon qe perkohesisht te evitohen impulse qe shkaktojne djersitjen e tepert dhe marrja e funksionit te djersitjes nga gjendrat rreth e rrotull.

Kur duket rezultati?

Rezultati fillon te duket per 2-14 dite. Ne fakt per nje sy te ztervitur eshte I dukshem menjehere ne momentin e trajtimit.

Sa eshte kohezgjatja?

Zakonisht efekti I trajtimit te hiperhidrozes zgjat nga 4-12 muaj.

Ne vendet  e nxehta dhe mesdhetare zgjat 4-8 muaj mesatarisht.

Megjithese trajtimi I Hiperhidrozes me BTX A eshte nje trajtim I perkoheshem,  dhe duhet perseritur gjithmone  dhe ne I rekomandojme pacientit te ribeje trajtimin pas 6-8 muajsh , ndodh shpesh qe pacientet tane mbas séances se dyte mos kene me nevoje per trajtim . Te pakten  per disa vite. 

Nese rezultati nuk eshte ende I dukshem per 4 jave pacienti duhet te kontaktoje mjekun per nje touch up, Nje mini trajtim ndonjehere eshte I nevojshem per stabilizimin e efektit.

Cfare duhet patur kujdes mbas trajtimit BTX A per djersitjen e tepert?

Pacienti nuk duhet te beje sport apo effort fizik per 48 ore.

Nuk duhet te perdor deodorant per 48 ore.

Nuk duhet te ferkoje apo masazhoje zonat e trajtuara per 12 ore.

Kush jane efektet sekondare?

Efektet sekondare qe kane lidhje me vendin e injektimit , si enjtje, skuqje, nxirje, nxehtesi. Nese shfaqen sindroma si te Gripit, dhimbje koke, lodhje, dobesim muscular duhet njoftuar menjehere mjeku. Jane simptoma te perkoheshme por mjeku mundet t’ju ndihmoje ti kaloni me lehte.

  • Nev atipik
  • Carcimon bazocelular
  • Carcimom spinocelular
  • Melanoma
  • Nev otto
  • Nev spilus

Hiperestezi post Herpes

Alopecia, renija e flokut dhe trajtimi I tullaciese, Pelada Alopecia, renija e flokut , eshte nje nga patologjite me komplexe ne mjeksi gje qe e ben trajtimin e saje nje sfide jo vetem per dermatologjine por mjeksine ne teresi.

Kush jane shkaqet e renijes se flokut?

Shkaqet jane multiple:

  • Metabolike
  • Hormonale
  • Autoimmune
  • Semundje kutanate
  • Semundje sistemike kronike
  • Semundje neurologjike
  • Semundje neuropsiqike
  • Semundje infeksioze
  • Te gjitha sebashku

Patologjia e renijes se flokut si rregull eshte shume komplekse, rralle here po u kape qe fazat e fillimit mundet te jete e thjeshte, por kushdo qe eshte patologjia, procesi I renijes eshte gjithmone autoimmune. Trupi njeh si te huaja bulbet e tije te flokut

Ne disa raste renija e flokut mundet te jete sekondare pas nje semundjeje kutanate apo sistemike si lupus ertematos, lichen, infeksione me kerpurdha , lichenifikime, Tiroidi,ect.

Per nje trajtim te sukseshem eshte esenciale gjetja e shkakut apo shkaqeve dhe trajtim I individualizuar ne teresi jo vetem I renijes se flokut dhe shkaqeve por edhe I mireqjenjes se pacientit.

Djagnostikimi I llojit te alopecise behet nga mjeku dermatolog ne nje konsult shume te detajuar ne te cilen duhet tu kushtoje vemendje aspekteve etioptogjenike:

  • Alopeci areata
  • Alopeci difuze metabolike
  • Alopeci difuze androgjenike
  • Alopeci toxike
  • Alopeci neurologjike
  • Alopeci difuze elfuvium telogjen
  • Alopeci secondare
  • Apo kombinimit te tyre.
  • Trajtimi I alopecise eshte gjithmone kompleks dhe intradisciplinae

Duhen konsideruar:

  • Analiza hormonale cilesore dhe sasiore
  • Ekografi ovarijane
  • Investigime metabolike
  • Konsult neuro-psiqike
  • Gjendja emocionale e pacientit
  • Humbje personale-familjare
  • Semundje sistemike
  • Si trajtohet alopecia?
  • Trajtimi eshte gjithmone kompleks individual, gjithperfshires:
  • Trajtim wellbeing
  • Trajtime ose dhe echilibrim neuropsiqike
  • Trajtim metabolike
  • Trajtim relaksues
  • Mezoterapi

Mezoterapia per renijen e flokut Konsiston ne :

  • Shkaterrimin local te faktoreve shkaktues
  • Biorigjenerim
  • Bllokant enzimatik
  • Vasodilatator
  • Activator qelizor
  • Accelerator qelizor
  • Activator metabolizmi
  • Amoniocide
  • Coenzyme
  • Minerale
  • Vitamin
  • Oligominerale
  • Dhe ekuiliblrim neuropsiqik

Ne rastet ne te cilat nuk mberrihet rrezultati I duhur apo rastet me rekurence , apelohet ne transplant floku. Mezoterapia rekomandohet te fillohet minimalisht 18- 6 muaj perpara transplantit , te vazhdohet gjate dhe pas tije, per te siguruar nje rezultat te qendrueshem.

Dermatologjia eshte shkenca mjeksore qe merret me djagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve te lekures, semimucozes dhe mucozes. Lekura eshte organi me I madh I trupit tone dhe I vetmi sistem ne trup qe ne perberjen e tije ka gjithe organet, sistemet dhe proceset organike ne mikrobote. Nuk ka asnje shkence mjeksore tjeter qe te kete aq shume nendege, supraspecializime dhe kompetenca sa Dermatologjia, kjo per shkak te nderlidhjes direkte dhe indirekte me te gjitha deget e mjeksise dhe zhvillimeve te reja.

Dermatologjia eshte nje discipline shume e gjere e cila ka njohur nje zhvillim intensive aktive keto 20-15 vitete e fundit. Cdo zbulim ne cdo fushe tjeter te mjeksise ka nje ndikim direkt ne zhvillimin e Dermatologjise dhe na hap nje horizont te ri ne mirekuptimin djagnostikimin dhe parandalimin e semundjeve te lekures por dhe paranjohjen dhe parandalimin e semundjeve sistemike. Me cdo deshifrim mekanizmi semundjeje vjen dhe nje rryme zbulimi dhe aplikimi trajtimesh te reja.

Shkenca mjeksore eshte ne nje ekspansion te vazhdueshem progressive te njohjes, kuptimit, dhe kerkimive te reja, gje qe con ne menyra te reja kendveshtrimi dhe abordimi te te gjitha semundjeve.

S’ mundemi tu shtojme dite jeteve por mundemi t’ju shtojme jete diteve tuaja.

Ne kuptimin time; Nese trupi do ishte nje qelize, lekura do ishte membrana dhe Bossom-particle.

  • Melasma
  • cloasma
  • Poikilodermite
  • Hipopigmentim Vitiligo
  • Cikatrice keloide
  • Cikatrice hipertrofike 
  • Cikatrice hipotrofike
  • Çarjet e mishit (Striat)
  • Shenjat e aknes
  • Shenjat e mbas-djegies
  • Shenjat mbas kafshimit
  • Candida
  • Trichomonas vaginal
  • Clamidja
  • Gonore
  • Sifilis
  • Herpes gjenital
  • Negi genital

Patologjia e mukozave

I gjithe trupi yne eshte I mbuluar dhe I mbrojtur nga lekura.

Ka vetem 2 zona ne trup pa lekure me semimukoze dhe mukoze, zona e gojes dhe zona gjenitale. Keto dy zona gezojne nje vemendje te vecante dhe nje fraksion te tere special Dermatologji-Venerologjie.

Ne keto zona ndeshim shpesh plage te vogla, fllucka, njolla, liqene vaskulare, carje, rritje formationesh te ndryshme. Keto patologji munden te jene akute apo kronike. Patologjite e mukozave djagnostikohen dhe trajtohen nga mjeku specialist dermatolog-venerolog.