Skip to content

Doktor Dermatolog – Venerolog – Kozmetolog, Autor dhe Kërkues Shkencor

Rreth DR. MD. RUDINA THANASI

Studimet Mjekësore, Doktor Mjek, Universiteti “Carol Davila” Bukuresht, Rumani. Homologim titulli Doktor Mjek nga Ministria e Edukimit dhe Shkencave, Madrid Spanje.

Specialist Dermatolog-Venerolog, ”Colentina Hospital“, Bukuresht, Rumani. Studime Doktorate “Carol Davila“, D 1, “Colentina Hospital” Bukuresht, Rumani. Njohje e titullit Doktor Mjek dhe Specialist Dermatolog-Venerolog, “Ministria e Arsimit” Tiranë, Shqipëri.

  • Diagnostikë dermatologjike
  • Kirurgji dermatologjike
  • Histopatologji lëkure
  • Patologji infeksioze dhe venerologjike
  • Dermato-Pediatri
  • Dermatoskopi
  • Dermato-onkologji
  • Kirurgji estetike
  • Endermologji dhe Peeling
  • Dermatologji estetike
  • Anti-aging
  • Wellbeing
  • Lazer
  • Mezoterapi
  • Patologji floku
  • Trajtime alternative
  • Implantologji
  • Perlane
  • Restilane
  • Vital
  • Dysport
  • Medium-deep peel
  • Photoshop like
  • Stretchmarks
  • Cikatrice dhe keloide
  • Peeling kirurgjikal
  • Trajtimi i rrathëve të syve
  • Rindërtim profili
  • Zvogëlim moshe
  • Blepharoplasty innocent look like
  • Modelim hunde jo invaziv
  • Harmonizim fytyre
  • Trajtim natyral
  • Trajtimi i rrudhave rreth buzëve
  • Trajtime të kombinuara të zonave të vështira
  • Mezoterapi body shape
  • Patologji floku
  • Wellnes dhe ritmi ditor
  • Anti-aging në kompleksitet
  • Revitalizim i lëkurës së rënë dhe tërheqje
  • Hollim i lëkurës së trashur
  • Trajtim mjekësor dhe estetik i celulitit
  • Kirurgji kancer lëkure
  • Trajtime alternative kancer lëkure
  • Facelift Liqiud
  • Volumetry
  • Akne konglobate
  • Akne fulminante
  • Trajtimi i shenjave post akne
  • Shqip
  • Anglisht
  • Rumanisht
  • Italisht
  • Spanjisht

Rrugetimi i Dr. Rudina Thanasi deri ketu, me prej me shume se 16 vitesh eksperte në dermatologji kozmetike, trajner ndërkombëtar, kërkuese shkencore, autor mjekësore dhe me një kontribut në fushën e dermatologjisë, dhe venerologjise.

Do te thosha që më ka ndjekur fati i klasës së parë. Prindërit e mi dëshironin që të mësoja nga mësuesja më e mirë në Shqipëri S. Spahiu ndaj mundësuan të filloja shkollën një vit përpara moshës së lejuar. Më vonë vazhdova mjekësinë në Bukuresht, Rumani ku disa prej profesorëve të mi ishin personalitete botërore . Po në Bukuresht vazhdova 5 vjet specializim në Dermatologji – Venerologji dhe 6 vjet doktoratën në dermatologji, si rezident asistent dhe doktorant i profesor Forses, një nga legjendat e dermatologjisë moderne ashtu siç e njohim soti. Tani dëgjojmë për laser, kirurgji dermatologjike dhe dermato-kozmetike gjithandej e na duket se kështu ka qenë gjithmonë, por përpara 2 dekadash ishte shume revolucionare dhe e paimagjinuar dermatologjia ashtu siç është sot. Një pjesë shumë e rëndësishme e moderimit të dermatologjisë dhe respektimit të saj I dedikohet profesor Forses. Gjatë kësaj kohe mbrojta titullin e mjekut në Madrid Spanjë. Në 1999 gjatë një bisede me një kolege oftalmologe dëgjova për herë të parë për një prezantim në një kongres ndërkombëtar të një metode për trajtimin e rrudhave, prezantim i cili kishte hasur jo vetëm shumë kritika e kundërshtime, por ishte konsideruar qesharak në ambientet mjekësore. Bëhej fjalë për ‘’Injektimin me Botulinium Toksine’’ nga Jane dhe A. Carruthers. Ky informacion ndryshoi përgjithmonë drejtimin tim në mjekësi, (deri atëherë drejt kirurgjisë e ndikuar nga respekti për babain tim Dr. Bashkim Thanasi). Që atë ditë ndoqa me shumë interes të gjitha punët e çiftit të Carruths, Dr. Scote më vonë Dr. Berger. Fati im i klasës së parë vazhdoi, pata mundësinë të mësoja injektimet botoks dhe acid hialuronik nga vetë Carruthers dhe Berger. Piling Dr Landou, dhe kështu në çdo procedurë apo aplikim të ri të dermato-kozmetikës që atëherë quhej kirurgji estetike nga shpikësit pioneret dhe më të mirët e secilës procedurë. Në 2003 gjatë një prëj kongreseve mu propozua të bëhesha trajner dhe këshillues mjekësor për një nga produktet e para dhe më të mira të acidit hialuronik. Fillimisht isha trajner për filler me acid hialuronik pastaj një ofertë sillte tjetrën dhe u bëra trajner për shumë produkte dhe metoda të tjera, në Rumani dhe Evropë. Fillimet ishin shumë pasionante, por edhe shumë të vështira sepse u ndesha me kriticizmin dhe skepticizmin e të gjithë ambientit mjekësore si nga dermatologë, kirurg plasticien dhe kolegë të specialiteteve të tjera sepse kirurgjia estetike, sot dermato – kozmetika në atë kohë nënvlerësohej dhe kundërshtohej fort. Sot, që mbas 2008 kur Kirurgjia Estetike u bë biznesi më i suksesshem me ngritje 600% është e rrallë të gjesh dikë që ka mundësi financiare dhe nuk ka bërë të paktën një procedurë estetike, por ishin të panjohura dhe të pa dëgjuara prej pjesës më të madhe të mjekëve dhe të pa aksesueshme nga popullsia në përgjithësi. Ishin procedura të rezervuara për të privilegjuarit VIP. Në 2010 erdha në Shqipëri dhe hapa kabinetin tim mjeksorë, duke e ndarë kohën midis Tiranës dhe angazhimeve të mija të punes në Bukuresht dhe Evropë. Po në 2010 fillova me shumë kënaqesi bashkëpunmin me një spital të ri të sapohapur në Tiranë. Ardhja ime në Shqipëri ishte një habi dhe shumë prej kolegëve e konsiderojnë edhe sot një çmenduri meqënëse Shqipëria nuk kishte treg për kirurgjinë estetike, kishte pak treg Evropa, jo më Shqipëria.Kjo ishte e vërteta. Por avash avash tashmë Tirana është një nga qytetet që besoj se ka më shumë mjekë estetistë për banorë se shumë nga kryeqytetet evropiane. Ne shqiptarët siç duket mësojmë shpejt. Ne 2017 duke u nisur nga situata urgjente e shtimit të numrit të pacientëve me sëmundje me transmetim seksual shkruajta librin & quot; Seksualiteti dhe Venerologjia. Këtë vit së shpejti vjen një liber guide praktike për mjekët të interesuar në dermatologji kozmetike.