Këshilla Mjeksore 6 Trupi Dhe Shendeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Pershëndetje Doja ta pyesja doktoreshen per disa pika te bardha te vogla qe me shfaqen ne lekur kte periudhen e veres dhe largohen pakez gjat dimrit por jo plotesisht Me kan pastaj myk lekure, disa psoriasis (por mjekimi qe me dhan x kte te shfaqen me te larte)  gabuar sepse mi beri me keq) dmth vetem kur jam trajtuar per myk lekure Drejt me jan larguar.  Por gjat veres ikam serisht Nuk e di nese mund te me ndihmoj Faleminderit

Pikat e bardha jane ne lekure, mbi apo nen lekure? Sic e tregoni ju mundet te jene nga akne komedomjane e mbyllur, ne ekzematide apo pityriasis versicolor. S perjashtohet edhe nje kombinim I tyre. Nese ai qe ju jep me shume rezultat eshte trajtimi kunder myk edhe kjo e varet nese trajtimi ka qene me solution apo krem? Nese ka qene me krem atehere mundet te keni rezultat jo vetem nese eshte  PV por edhe ne ekzematide apo psoriasis pjeserisht.  Duhet te drejtoheni tek nje dermatolog per nje djagnoze dhe trajtim te sakte. Pikat e bardha munden te jene me dhjetra djagnoza.

Pershendetje !!  Kohet e fundit me kane dale disa njolla te bardha ne fytyre.  Humbje e pigmentit.  Ca te perdor ??

Nese jeni djagnostikuar me hipopigmentim duhet te di nese eshte post trauma, post medicamentos apo vitiligo. Trajtimi eshte I ndryshem ne secilin rast. Njehere keni nevoje per nje djagnoze te sakte nga doktori specialist dermatology.

Persh maskat ne kushte shtepie dhe ato te gatshme sa ndihmojn ne rigjenerimin e fytyres apo mirmbajtjen e saj

Nese jeni duke perdorur masken e duhur per ju ne momentin e duhur per lekuren tuaj, atehere ju ndihmon ne mirembjatje. Por pritshmerite duhet ti keni realiste. Eshte nje mission shume I veshtire qe ta mbash lekuren ne nivelin qe eshte, Sa per te rigjeneruar … ky eshte mission I pamundur per cdo mask momentalisht, ne kushtet e shtepise apo jo.

Këshilla Mjeksore 4 Trupi Dhe Shëndeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Mungesa e ciles vitamin krijon njolla dielli dhe si te mirembahet lekura e thate ?

Asnjera nga mungesat e Vitaminave ne vecanti nuk shkakton direkt njolla djelli. Por Betakarroteni ndihmon ne nje mbrojtje me te mire te lekures nga rezet e demshme te djellit. Mangesia e  D3 po ashtu. D3 qyhet edhe Key Master Vitamin , eshte nje derivate I vit D dhe organizon dhe konrollon clirimin dhe funksionimin e te gjitha vitaminave te tjera , komunikimin midis qelizave dhe shume funksjone magistrale ne trup.

Per mirembajtjen e lekures se thate rekomandohen crem spf 50 cdo 80 min gjate gjithe vitit. Kremra te yndyrshem ne darke dhe volumetric. Per perkujdesjen ne shtepi te lekures se thate ju ftojme te hyni ne websitin tim rudinathanasi.com ne kategorin Cfare lekure kam 

Ku do gjeni nje program me disa hapa per perkujdesjen ne shtepi dhe disa maska qe pergatiten ne kushtet e shtepise.

 

Pas depilimit (dyll/big) gjithmone me krijohen pucra. Cfare kremi mund te perdor ?

Pucrat pas depilimit quhen papulla perifolikulare dhe jane normale te shfaqen. Nuk rekomandohet krem por solucion antiseptic. Korrekt eshte t ju a rekomandoje dermatologu.

 

Prsh kom lekure te yndyrshme me akne nen lekure kom perdor krema sen ska pas efekt qa me perdor ?

Akneja jote minimalisht eshte akne nodulare ( sipas pershkrimit) por mundet te jete dhe konglobate. Keto jane akne te renda edhe nese tani nuk je ne faze shperthimi. Te duhet patjeter te te ndjeki nje dermatology I specializuar. Nuk ka krem qe mundet te sheroj aknen . ka solucione apo trajtime qe e mbajne nen kontroll. Trajtimi minimal eshte nga 8- 36 muaj. Nen rekomandimin dhe ndjekjen e dermatologut. Ju nevojiten disa seanca piling I mesem I thelle dhe me ssiguri edhe antibiotic apo derivate tretinoini nga goja per kohe te gjate.  E trajtuar vete mundeni vec ta perkeqesoni. Megjithate nese doni zgjidhje te perkoheshme perdorni solution lares per fytyre me akne . asnje krem. Dhe ne websitin tim rudinathanasi.com  ne kategorin Cfare lekure kam? Do gjeni disa maska qe behen ne shtepi.

 

Ne vendin e njejte ne mjekkerr me del nje akne qdo dy-tri jave me dhimbje. Cka duhet te bej ?

Beni nje konsulte tek dermatologu.  Jeni me fat qe ju del rralle, ndaj filloni te perkujdeseni qe tani. Akneja eshte nje patologji serioze qe po behet cdo dite me e veshtire per tu kontrolluar dhe me rezistente ndaj trajtimit profesionit.

 

Pytja ime eshte se qfar sygjeroni per fytyr pasi qe me kuqet shum kur dal e kur vrapoj ?

Uje termal, 25 cm larg si ves.

 

Pershendetje dr Thanasi. Pse kur vendos krem hidratues skuqem ? Jo vetem ne diell por dhe Brenda.

S e nuk eshte kremi I pershtatshem per ju. Konsultohuni me nje dermatolog

 

Pershendetje si mund ti menjanoj aknet ner likur te fetures dhe I kam poret e hapura faleminderit !

 

Akneja eshte nje patologji serioze qe po behet cdo dite me e veshtire per tu kontrolluar dhe me rezistente ndaj trajtimit profesionit. Ju duhet ndihma e mjekut dermatolog. I cili e njeh lekuren dhe aknen shume mire dhe di ne cdo moment se cfare duhet te beni. Per me shume informacion ju ftojme te vizitoni websitin rudinathanasi.com kategoria akne. Keni informacion te shumte si nje veshtrim I pergjithshem I aknese dhe menyrat e trajtimit te aknese dhenjave te aknes dhe poreve.

 

Pershendetje, vajzes 20 muaj I eshte rrjepur lekura perreth dy gishtave te medhenj te kembes dhe thonjve te kembes.

Nuk e di nese eshte dicka qe kerkon vizite dhe mjekikme apo do I kaloje.

Mundet te jete ekzem ose myk ose te duja. Duhet ta vizitoje specialist dermatology.

 

 Pershendetje dr. Rudina!! Vellai im ka vija ngjyre lejla (strija) ne disa pjese te trupi. Ai eshte 15 vjec 

 

Sic e tregoni ju, ka mundesi te jene stri apo stretchmarks vijne si rezultat I rritjes se menjehereshme apo clirimit te nje sasie te konsiderueshme acth apo kortizoni ne trup. Po ashtu dhe jatrogjene nese vellai ka marre kortizon apo derivate te tije. Korrekt eshte te konsultoheni me specialist dermatology dhe specialist mjek estetik.  Pas 6 muajsh ato fillojne dhe zbehen ne ngjyre dhe lene shenja te bardha. Ju ftojme te vizitoni websitin tone rudinathanasi.com  kategoria strechtmarks

Djersitja e tepërt.

Trajtimi I hiperhidrozes, djersitjes së tepërt.
Djersitje e tepërt dhe Botox (Toksina Botulinike)

Trajtohet me injeksione të toksinës botulinum (Botox, Vistabel, Azzalure, Dyspor, Neuronox, etj.).

Pas trajtimit te rrudhave me Botoks, trajtimi i hiperhidrozes sidomos ne sqetulla este este terapia Botoks me e perdorur ne bote.

Trajtohen të gjitha zonat ku shfaqet djersitja e tepërt : axillary( sqetulla), palmar( duar), plantar( shputa kembe),fytyrë, gjoks, shpatulla, mes kembeve, etj.

Rezultatet më spektakolare në trajtimin e djersitjes së tepërt me injektime Botoks janë axillare ( sqetulla)
Për të marrë rezultatet më të mira, kërkohet të identifikoni fillimisht zonat me përqendrimin më të lartë të gjëndrave të djersës para se të injektoni toksinën botulinike.

Identifikimi i zonave me më shumë gjëndra të djersës bëhet duke praktikuar testin MINOR = testin me puder talk dhe tretësirë jod-jodike

Identifikimi i zonave me djersitje të tepërt (Test Minor)
Aplikoni zgjidhjen e jodit dhe më pas pudren talk
Hiqeni pudren talk dhe identifikoni zonën me njolla të zeza – gjëndra djerse
Krijohet nje rrjete , dhe në mes te cdo katrori janë pikat e injektimit të toksinës botulinium( Botoks) Dysport
Injeksioni Botox( botoks) në pëllëmbët dhe shputat është i dhimbshëm, kërkon bllok anestezik ,anestezi per bllokimin e nervave i cili mund të shkaktojë efekte anësore të dukshme dhe rezultatet zgjasin më pak se në sqetull.

Fytyra pas trajtimit me botulinium toxine dhe acid hialuronic

Si ndryshon fytyra në pamje ballore pas trajtimit të qafës me botulinium toxine dhe acid hialuronic. Ndryshimi është shumë i dukshëm por dhe po aq matyral. Pacienti ndihet konfort, konfident dhe po i njëjti. Nuk kupton asgjë cfarë ka ndryshuar , thjesht ndihet më mirë kur shikon veten ne pasqyrë . Ndryshimi i vërtetë vihet re vetem në poza.

Trajtimi PRP Plasma Lift Gel ( Vampir)

Platelet Rich Plasma (Plasma e pasur në plachete)
Cfarë është
si funksionon. Si përfitohet? Përfitimet, përdorimi klinike.

Çfarë është

Përdorimi I plaketave të përqëndruara (në anglisht, Platelet Rich Plasma apo acronimi „PRP”) përfaqson nje abordim të ri në mjeksinë rigjeneruese. Por cfarë kuptojme me përqendrim plaketa, si ndodh veprimi dhe në fund , si përfitohet.
Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, së pari duhet të njohim komponentin themelor prej ku rrjedhon PRP ; gjakun. Në përgjithësi, gjaku formohet nga pjese materie korpuskulare me qeliza të specializuara ; qelizat e kuqe ( eritrocitet), qelizat e bardha ( limfocitet), trombocitet dhe prej nje pjese lengeshme e cila quhet plasmë.

Plazma është një lëng viskoz , me ngjyrë te verdhë të lehtë, e cila përbëhet nga nga nje solucion ujor elektrolitësh, vitaminash dhe proteinash. Ndër përbërësit e gjakut që na interesojne jane trombocitet. Trombocitet kane karakteristika biologjike unike, të ilustruara në vazhdimësi. .

Si Funksionon.

Nëpërmjet një procesi te quajtur degranulim, trobocitet clirojne granula të cilat përmbajnë proteina speciale të quajtura “faktoret e rritjes” ( Groth factor). Këto proteina nëpermjet një serie procesesh biokimike komplekse, aktivizojnë funksionin e riparimit të indeve.
Ndër faktorët e rritjes të cliruar të cilëve ju njihet mekanizmi I veprimit numërohen:
Reglarea Regullimi rritjes celulare dhe ndarja e tyre,
Rigjenerimi I indeve dhe diferencimi qelizor,Indukton
Formimin e eneve të gjakut,
Faktori angjiogjenik dhe rritja e permeabilitetit kapilarë
Factorul angiogen și mărirea permeabilității capilară, Proliferimi dhe mobiliteti I firbroblasteve dhe keratinociteve, Favorizimi I riepitelimit dhe rritja e indeve të granulimit indukton formimin e kockave dhe kartilazheve të
Adezioni, rritja , migrimi dhe diferencimi qelizave.
Po ashtu , ekzistojne dhjetra protein ate çliruara nëpermjet degranulimit plaketar, karakteristik e injoruar( neglizhuar) deri në present, sjellja e tyre bjokimike në riparimin e indeve.
.

Prandaj, koncentrati i trombociteve (PRP) është një derivat i gjakut, i marrë nga gjaku i plotë duke eleminuar qelizat e kuqe të gjakut dhe duke përqendruar fraksionin e trombociteve në nivelet 3 deri në 5 herë të nivelit bazë.
Efektiviteti i trajtimeve të koncentratit të trombociteve varet kryesisht nga përqendrimi i trombociteve dhe, rrjedhimisht, nga faktorët e rritjes. Këto proteina të veçanta veprojnë si ‘transmetues’ (kemotaktizëm) në procese të ndryshme biologjike; ato janë bashkë-përgjegjëse për përhapjen, diferencimin dhe morfogjenezën e indeve, duke funksionuar si pjesë e mekanizmave të sistemeve autokrine, parakrine dhe endokrine.

Si përfitohet

Sistemi Plasmo lift dhe variantet e tij kanë bërë të mundur marrjen e koncentrateve të lëngët të trombociteve dhe formës së tyre të koaguluar autologe (mpiksje / membrana), me një përqendrim të lartë të trombociteve dhe një përqendrim të lartë ose të ulët të qelizave të bardha të gjakut, për përdorim të menjëhershëm në disa sektorë të mjekësisë rigjeneruese.

DispozitivI

Sistemi i prodhimit të koncentratit të trombociteve bazohet praktikisht në ndarjen e fraksioneve të ndryshme që përbëjnë gjakun, me centrifugim, duke rikuperuar fraksionin e pasur me trombocite.
Gjaku i plotë mblidhet duke përdorur një sistem tipi
Vacutainer® mblidhet në një tub qelqi që përmban një antikoagulant me bazë citrate (ACD-A: Tretësira e dekstrozës së citratit antikoagulant, tretësira A, USP) dhe një polimer special, biologjikisht inert, që ndan me një densitet të përcaktuar dhe sjellje tiksotropike. Kur një fushë force centrifugale aplikohet në epruvetën, fazat do të formohen sipas një gradienti të densitetit. Për shkak të karakteristikave të tij fiziko-kimike, polimeri ndarës do të pozicionohet në ndërfaqen midis qelizave të kuqe të gjakut dhe trombociteve, duke lejuar kështu, në fund të procesit të centrifugimit, një korrje të lehtë të fazës së pasur me trombocite.
Sistemi është i pajisur me një provëz të dytë që përmban një zgjidhje të klorurit të kalciumit i cili lejon formimin, nëse dëshironi, të fazës së koaguluar.
Mund të ketë gjithashtu një filtër që çon në një reduktim drastik të qelizave të bardha të gjakut, duke lënë një fazë të pasur me trombocite, por me një numër fiziologjik të qelizave të bardha të gjakut.
Konfigurimet e ndryshme të produktit përmbajnë aksesorët (seti i korrjes, mistri, ena e transferimit, gjilpërat, etj.) Që do të përdoren për përgatitjen e koncentratit të trombociteve.

Perdorimi Klinik
Tratjtimi me PRP
PRP, e administruar në vend në vendin e dëmtimit, aktivizon funksionet biologjike që promovojnë rigjenerimin dhe riparimin e indeve dhe ka një efekt të fortë anti-inflamator.

Semundjet për të cilat rekomandohet trajtimi me PRP:
ORTOPEDIKE
Në këtë sektor të mjekësisë, PRP ka një përdorim të gjerë dhe një mundësi të madhe suksesi, përmes infiltrimeve lokale. Përdoret për:
• Osteoartriti
• Dëmtimi i kërcit
• Lëndimet e meniskut
• Inflamacion akut i tendinave dhe ligamenteve
• Tendinopatia kronike.
• Lëndimet e tendinave dhe ligamenteve
• Lëndime të vogla të muskujve
• Riparimi i frakturave
• Nekroza e indit kockor
• Konsolidimi i indeve në rast të aplikimit të protezës

Fig.3 Disa zona anatomike në të cilat tregohet përdorimi i PRP në ortopedi

MJEKSIA SPORTIVE
Avantazhet e metodës PLASMOGEL në mjekësinë sportive:
• methodshtë një metodë e sigurt që nuk shkakton alergji, refuzime dhe efekte anësore
• Procedura është atraumatike dhe nuk kërkon një periudhë shërimi
• Mund të kombinohet me metoda klasike të trajtimit
Indikacionet për përdorim në mjekësinë sportive: Kontuzionet, zhvendosjet, ndrydhjet, patologjia e tendinit (tendinopatitë), këputjet e ligamenteve, dëmtimet e indeve të muskujve, frakturat.

TRIKOLOGJIA
Në këtë sektor, PRP është aktualisht trajtimi më i vlefshëm dhe modern për alopecinë, androgjenetikën dhe humbjen e flokëve tek gratë dhe burrat.
A B C

MJEKSIA ESTETIKE
FIK. 4
Mikroinjeksione me PRP me një gjilpërë 30 matës në zonat e prekura.
a) i patrajtuar;
b) pas 1 trajtimi;
c) pas tre trajtimeve.

PRP përdoret gjithashtu për të korrigjuar papërsosmëritë në fytyrë dhe qafë duke rritur prodhimin e kolagjenit; përdoret individualisht ose në kombinim me qelizat burimore mesenkimale të marra nga dhjami i barkut, gjë që u jep atyre rritje shtesë dhe kapacitet shartimi. Kohët e fundit, PRP përdoret për të zmadhuar gjinjtë dhe muskujt gluteal.


FIK. 5 Infiltrime me PRP: A) para dhe B) pas 1 trajtimi


FIK. 6 Mastoplastikë shtesë e marrë me teknikat e kirurgjisë rigjeneruese: yndyra autologjike e shtuar në PRP

.
PRP përdoret gjithashtu në trajtimin e ulcerave diabetike, vaskulare, venoze dhe limfatike, plagëve të shtratit dhe në të gjitha operacionet për të cilat dëshirohet të përshpejtohen proceset e riparimit të indeve.


FIK. 7
a) Ulçera diabetike e këmbës para trajtimit. (b) Pas një takimi me PRP.
(c) Ulçera pas 2 seancash me PRP.
(d) Ulçera u mbyll plotësisht pas 4 seancave me PRP

STOMATOLOGIE

PRP përdoret në implantologji, në heqjen e kisteve nofullës dhe në apektektominë (trajtimi i granulomave të dhëmbëve), në kirurgjinë parodontale, në rritjen e sinusit nofull, në subjektet me defekte të dhëmbëzimit. Në këtë fushë të aplikimit, forma e xhelit përdoret përgjithësisht, duke u plotësuar, aty ku është e nevojshme, me kocka me origjinë sintetike (trikalcium beta-fosfat, hidroksiapatit, etj.).


FIK. 8
Futja e PRP -së të xheluar e plotësuar me kocka sintetike në një qese parodontale
FIK. 9
Implant implant dentar i mangët, i ngurtësuar me PRP të xheluar dhe i plotësuar me kocka sintetike

OFTALMOLOGJI
PRP përdoret në ndërhyrjet e vrimave makulare për të nxitur një stimul rigjenerues në vend të lëndimit, përfshirë për pacientët me ulcera të shkaktuara nga keratiti traumatik.


FIK. 10
(a, b) Pacienti me ulçerë latente pas keratoplastikës dhe para trajtimit. (c, d). I njëjti pacient pas trajtimit me plazmë të pasur me trombocite.

GINECOLOGJI
Trajtimi me Plasmogel PRP (Terapia Vampire Vaginale) rekomandohet nëse doni të:
• Rritja e orgazmës – injektimi i klitorisit ose pikës G
• Trajtimi i dhimbjeve gjatë marrëdhënieve seksuale dhe përmirësimi i marrëdhënieve intime dhe ndjeshmërisë gjenitale
• Trajtimi i plagëve, për shembull pas lindjes natyrale ose pas prerjes cezariane
• Çrregullime të përsëritura të florës vaginale, siç është kandidiaza e përsëritur
trajtim
• Rritja e buzëve
• Trajtimi i atrofisë vaginale – thatësi ose kruajtje (kruajtje) në menopauzë
• Ndihmon në trajtimin e mosmbajtjes urinare të shkallës së ulët, dhimbjes urinare dhe cistitit të përsëritur (urinim i dhimbshëm, i shpeshtë)
• Trajtimi i likenit vulvo-vaginal • Trajtimi i ektopisë së qafës së mitrës
• Përmirësimi i cilësisë së endometriumit dhe rritja e normës së shtatzënisë (përmirësimi i pjellorisë spontane ose IVF)

METODAT E ADMINISTRIMIT

Pas marrjes së PRP, mjeku përgatit një fushë sterile dhe kryen infiltrimin duke përdorur një shiringë të zakonshme, të pajisur me një gjilpërë me madhësinë dhe trashësinë e duhur për zonën që do të infiltrohet.
Nëse përdoret forma e xheluar, mjeku do të vendosë membranën e mpiksjes / trombociteve në vendin e zgjedhur me mundësinë e qepjes së mpiksjes.

EFEKTET ANËSORE
PRP është një produkt gjaku autolog. Prandaj, rreziku i reaksioneve alergjike është zero.

PRP Plasmogel mund të përdoret me sukses në kombinim me mesoterapinë e injektueshme RRS Aesthetic Dermal, Jalupro Biorevitalization dhe produktet e kolagjenit Guna. PRP Plasmogel është një plazmë e pasur me trombocite që ndihmon në stimulimin e faktorëve të rritjes. Si rezultat, prodhimi i indeve të reja stimulohet. PRP aplikohet në: dermatoestetikë, stomatologji, ortopedi, traumatologji, rimëkëmbje mjekësore, gjinekologji, trikologji, kirurgji të përgjithshme dhe kirurgji maksilofaciale.
RRS Aesthetic Dermal është një gamë e gjerë e mesoterapisë së fytyrës dhe trupit që mund të kombinohet në të njëjtën sesion ose veçmas me PRP Plasmogel, për një efekt më të theksuar dhe të qëndrueshëm.
Produktet Guna janë produkte homeopatike të bazuara në kolagjen, të përdorura në traumatologji, ortopedi dhe dermatoestetikë. Protokollet e kombinuara të trajtimit me PRP Plasmogel mund të kryhen njëkohësisht ose veç e veç.
Gama e biorevitalizimit Jalupro përbëhet nga aminoacidet dhe acidi hialuronik, të përdorura për të biorevitalizuar lëkurën. Në kombinim me Plasmogel PRP, do të merren rezultate shumë më komplekse.

International Dermatology Conference

Kam kënaqësin të ndaj me ju ftesën për bashke – drejtues ( #co_chair_person ) në konference dermatologjike ndërkombëtare, po ashtu i ftuar dhe si foles kryesor ne prezantimin aknea severe. Protokollim ne trajtimin e aknes dhe trajtimin e shenjave te aknese shpejt me rezultate per kohe tegjate

We warmly welcome our honorable CO -CHAIR PERSON of the conference. Sever acne, My Own Protocol for Fast and Long Lasting Results in Acne and Acne Scars Treatment.

Fytyra pas trajtimit me botulinium toxine dhe acid hialuronic.

Si ndryshon fytyra në pamje ballore pas trajtimit të qafës me botulinium toxine dhe acid hialuronic. Ndryshimi është shumë i dukshëm por dhe po aq matyral. Pacienti ndihet konfort, konfident dhe po i njëjti. Nuk kupton asgjë cfarë ka ndryshuar , thjesht ndihet më mirë kur shikon veten ne pasqyrë . Ndryshimi i vërtetë vihet re vetem në poza.

Çfarë janë fillerat?

Filler dermal quhet çdo substancë mbushëse e përdorur për efekt estetik, rezultati i së cilës qëndron përtej kohës së injektimit.
Ka disa lloj fillerash. Besoj të gjithë keni dëgjuar për ta, sepse tregu i kozmetikës është i mbushur me shumëllojshmëri fillerash dermalë, po ashtu emra si acidi hialuronik apo kolagjeni përdoren dhe keqpërdoren tashmë rëndom në pothuajse të gjithë produktet kozmetike.
Më i njohuri dhe popullori këto vitet e fundit është acidi hialuronik (hyaluronic). Fatmirësisht është dhe më i miri.

Si ndahen fillerat?
Fillerat ndahen sipas kohëzgjatjes, po ashtu ndahen edhe sipas substancës së përdorur dhe volumit.
Në qoftë se flasim sipas kohëzgjatjes, kemi 3 lloj fillerash:
-Fillera temporalë apo të përkohshëm;
-Fillera semi-temporalë apo gjysmë të përkohshëm;
-Fillera permanentë apo të përhershëm.

Kush janë fillerat e përkohshëm?
Çdo filler i cili asorbohet në mënyrë natyrale nga trupi, në momentin kur mbaron efekti i tij estetik, konsiderohet filler i përkohshëm.
Fillerat temporalë ose të përkohshëm konsiderohen fillerat me kolagjen, me dhjamë dhe me acid hialuronik.
Këtu mjekësia ka shumë diskutime. Absorbimi dhe kohëzgjatja varen edhe nga shumë faktorë të tjerë, ndaj edhe klasifikimi është i diskutueshëm. (Disa autorë e konsiderojnë dhjamin si filler gjysmë të përkohshëm, disa të tjerë konsiderojnë edhe vetë forma të veçanta të acidit hialuronik si jo totalisht të përkohshme.)

Kush janë fillerat gjysmë të përkohshëm?
Filler semi-temporal konsiderohet çfarëdolloj filleri i cili, edhe mbas përfundimit të efektit estetik, qëndron për një kohë në trup.
Për shembull, marrim Radiesee, në qoftë se do të vijë momenti të punoni me të. Një pacient do t’ju thotë që, edhe vite mbasi ka mbaruar efekti estetik i fillerit (Radiesee), në radiologji i dallohet një si zonë homogjene (specifike për prezantimin radiologjik të kockave). Si të jetë kockë. (E rekomandueshme është të njoftohet pacienti qysh më përpara për këtë fenomen.)
Pra, çdo filler i cili qëndron në trup edhe mbasi ka mbaruar efektin e tij estetik, quhet semi-temporal. Këta fillera, në fakt, në aspektin estetik, nuk qëndrojnë shumë më tepër se fillerat temporalë. Kohëzgjatja e efektit të tyre është 6-18 muaj (megjithëse në përgjithësi acidi hialuronik i zakonshëm qëndron 3-12 muaj në lëkurë, pastaj absorbohet; 40% i efektit të tij estetik, nëse injektimi është bërë nga një specialist dhe kujdesi është i duhuri nga pacienti, e ka kohëzgjatjen edhe 2-3 vjet).

Fillerat permanentë
Me siguri të tërë kanë dëgjuar për silikonin. Është shumë fashinant. Krijon një efekt të shkëlqyer, sidomos në buzë, por është një nga substancat më të dëmshme aktualisht në botë.
E theksoj jo më kot, sepse në vendet me ekonomi të dobët (por jo vetëm), si në Shqipëri, është një nga substancat që përdoret më shumë. Megjithëse është fashinant, efektet e tij janë të paparashikueshme, përveç efekteve dytësore që janë të pranishme në të tërë fillerat. Silikoni vë jetën në rrezik në kohëzgjatje. Disa nga efektet dytësore të pritshme rëndom nga silikoni i injektueshëm, janë: granuloma, nekroza, megrimi, embolia dhe, si rezultat, edhe verbimi, infarkti cerebral pulmonar, etj.

Fillers dermalë të përkohshëm

Diskutime dhe konsiderata mbi klasifikimin e fillerave të përkohshëm
Fillera të përkohshëm apo temporalë konsiderohen:
1-Fillers me acid hialuronik të injektueshëm
2-Fillers me kolagjen
3-Dhjami si filler.

Deri përpara vitit 2000 përdorej shumë filleri me kolagjen. Meqenëse tani dëgjojmë gjithandej për acidin hialuronik, na duket sikur ai është përdorur gjithmonë. Në fakt, acidi hialuronik ka filluar të ekzistojë në mjeksinë estetike në vitin 2000. Deri në atë kohë përdorej shumë kolagjeni. Kolagjeni është një filler i mrekullueshëm. Por ka një problem të madh. Jo të tërë e pranojnë. Ka shumë pacientë që kanë reagime të trupit të huaj. Reagime të forta alergjike kërkojnë paraprakisht disa teste alergjie dhe kjo gjë e bën më pak komod (valuable) në të përdorur se sa acidi hialuronik .

Dhjami si filler
Substancë mbushëse në estetikën e fytyrës.
Po ashtu, dhjamin disa autorë e konsiderojnë filler të përkohshëm. Personalisht, e konsideroj dhjamin një filler shumë subjektiv, të pakontrollueshëm; nga përvoja konsideroj se dhjami sillet ndryshe dhe ka kohëzgjatje të ndryshme në zona të ndryshme të fytyrës dhe trupit.
Po ashtu, sërish nga përvoja, konsideroj forma specifike të acidit hialuronik si filler semi-temporal dhe disa fillers me acid hialuronik që në forma dhe zona të veçanta injektimi sillen si fillers të përhershëm (të paktën më shumë se 5 vjeçarë).