Skip to content

Çfarë lloj lëkure kam! (I) – Njohuri të përgjithshme

mosha per botoks

Lëkura është një organ i gjallë, me një aktivitet si ai i zemrës apo organeve të tjera. Çdo gjë që ndodh në trup shfaqet në lëkurë. Çdo gjë që i ndodh lëkurës shfaqet në trup. Lëkura është organi më i madh i trupit, pesha e saj përfaqëson rreth 6% të peshës trupore.

Kuriozitete dhe informacione të dobishme për lëkurën

Lëkura është organi me sipërfaqen më të madhe në trupin e njeriut.

Tek i sapolinduri – 0,25 cm katror

Tek i rrituri – 1,5-3 metra katror

Thonjtë, flokët, vetullat, qerpikët, janë pjesë të lëkurës.

Po ashtu, janë pjesë e lëkurës edhe 2 zonat me mukozë dhe semimukozë;

buzët

zona inginale

Në cdo 1 cm kub lëkurë ndodhen mesatarisht:

6 milion qeliza

15000 korpuskuj taktilë

200 pika të dhimbshme

200-500 gjendra djersitjeje (pjesa e brendshme e dorës dhe shputa e këmbës)

15 gjendra yndyrore

25 pika të ndjeshme nën presion

100-200 pika të ndjeshme nën presion (në dorë)

12 pika të ndjeshme nga i ftohti (në faqe)

2 pika të ndjeshme nga i ngrohti (në dorë)

 

 

Për lekurën: A e dini se

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News