Djersitja e tepërt.

Trajtimi I hiperhidrozes, djersitjes së tepërt.
Djersitje e tepërt dhe Botox (Toksina Botulinike)

Trajtohet me injeksione të toksinës botulinum (Botox, Vistabel, Azzalure, Dyspor, Neuronox, etj.).

Pas trajtimit te rrudhave me Botoks, trajtimi i hiperhidrozes sidomos ne sqetulla este este terapia Botoks me e perdorur ne bote.

Trajtohen të gjitha zonat ku shfaqet djersitja e tepërt : axillary( sqetulla), palmar( duar), plantar( shputa kembe),fytyrë, gjoks, shpatulla, mes kembeve, etj.

Rezultatet më spektakolare në trajtimin e djersitjes së tepërt me injektime Botoks janë axillare ( sqetulla)
Për të marrë rezultatet më të mira, kërkohet të identifikoni fillimisht zonat me përqendrimin më të lartë të gjëndrave të djersës para se të injektoni toksinën botulinike.

Identifikimi i zonave me më shumë gjëndra të djersës bëhet duke praktikuar testin MINOR = testin me puder talk dhe tretësirë jod-jodike

Identifikimi i zonave me djersitje të tepërt (Test Minor)
Aplikoni zgjidhjen e jodit dhe më pas pudren talk
Hiqeni pudren talk dhe identifikoni zonën me njolla të zeza – gjëndra djerse
Krijohet nje rrjete , dhe në mes te cdo katrori janë pikat e injektimit të toksinës botulinium( Botoks) Dysport
Injeksioni Botox( botoks) në pëllëmbët dhe shputat është i dhimbshëm, kërkon bllok anestezik ,anestezi per bllokimin e nervave i cili mund të shkaktojë efekte anësore të dukshme dhe rezultatet zgjasin më pak se në sqetull.

Dr. Md. Rudina Thanasi

Mbushja me Acid Hialuronik

efektet negative të botox

Mbushja me acid hialuronik pas botox-it në trajtimin e rrudhave të forta, të thella, prej shumë vitesh, glabellare. Gjithmonë për trajtimin e rrudhave midis vetullave, linja e parë e trajtimit janë injektimet me botulinum toxin (Botox). Kur rrudhat janë shumë të thella, atëherë trajtimi i tyre rekomandohet të vazhdohet me fillers me acid hialuronik si në rastin e mësipërm. Së shpejti në faqen tonë të YouTube do gjeni videon e trajtimit të plotë.

Injektimi i Buzëve me Acid Hialuronik

Mbushja e buzeve me Acid Hialuronik.
Dermatologjia estetike po fiton terren gjithnjë e më shumë. Një element shumë i rëndësishëm i fytyrës është buza dhe mbushja e buzeve është një nga proçedurat më të kërkuara.
Teknikat, metodat dhe mjetet për rimodelimin/ mbushja e buzeve janë të panumërta. Sa Mjekë specialistë që modelojnë buzët ka, aq teknika ka. Megjithëse modelimi dhe volumizimi i buzëve janë një nga procedurat mjekësore më të shpeshta, më popullore dhe nga më të vjetrat, përsëri modelimi i buzëve ka ngelur një nga sfidat e Dermatologjisë Kozmetike dhe Mjekësisë Estetike.

Continue reading

Peeling Kirurgjikal, informacion i detajuar nga Dr. Rudina Thanasi

E vetmja procedurë mjekësore e njohur që në lashtësi, të paktën 6000 vjet përpara ekzistencës së mjekësisë moderne, ku për shkak të rezultateve dhe njohurive që kërkonte, vlerësohej dhe lejohej të performohej vetëm nga sharmani i perandoreshës, vetëm tek anëtarët e familjes së ngushtë perandorake. I konsideruar si privilegj vetëm për hyjnitë. Peeling kirurgjikal apo Medium-Deep Peeling është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive, e cila heq kimikisht dhe fizikisht shtresat e lëkurës së vdekur dhe të gjallë deri në hipodermë, por dhe ndikon sipas dëshirës dhe nevojës edhe pjesën e mbetur të lëkurës. Shkakton ndryshime rigjeneruese dhe rindërton lëkurën e re në tone dhe teksture vetëm me një seancë.Continue reading