Mbushja me acid hialuronik

Mbushja me acid hialuronik pas Botox it në trajtimin e rrudhave të forta , te thella, prej shumë vitesh, glabellare. Gjithmonë për trajtimin e rrudhave midis vetullave, linja e parë e trajtimit janë injektimet me botulinium toksinë ( Botoks). Kur rrudhat janë shumë të thella, ateherë trajtimi i tyre rekomandohet të vazhdohet me fillers me acid hialuronik si në rastin e mësipërm. Së shpejti në faqen tonë të youtubit do gjeni videon e trajtimit të plotë.

Injektimi i Buzëve me Acid Hialuronik

Mbushja e buzeve me Acid Hialuronik.
Dermatologjia estetike po fiton terren gjithnjë e më shumë. Një element shumë i rëndësishëm i fytyrës është buza dhe mbushja e buzeve është një nga proçedurat më të kërkuara.
Teknikat, metodat dhe mjetet për rimodelimin/ mbushja e buzeve janë të panumërta. Sa Mjekë specialistë që modelojnë buzët ka, aq teknika ka. Megjithëse modelimi dhe volumizimi i buzëve janë një nga procedurat mjekësore më të shpeshta, më popullore dhe nga më të vjetrat, përsëri modelimi i buzëve ka ngelur një nga sfidat e Dermatologjisë Kozmetike dhe Mjekësisë Estetike.

Continue reading