Skip to content

Çfarë duhet të pres në viziten e parë për mezoterapinë dhe vazhdimin në takimin e mëtejshëm?

tratamiento-mesoterapia

Vizita e parë me doktoreshë Rudina Thanasin, M.D., do të jetë:

  • një konsultë mezoterapie
  • bëhet një historik i detajuar mjekësor
  • shpjegime të detajuara se çfarë është mezoterapia
  • Ju rekomandohen disa analiza standard apo të detajuara, sipas rastit individual
  • Doktoresha do të dëgjojë me shumë vëmendje çdo shqetësim tuajin.
  • Pas kësaj, bëhen disa fotografi për të ndjekur ecurinë e trajtimit në vazhdim.
  • Po ashtu, ju bëhen dhe dy injeksione të vogla për të parë nëse jeni alergjikë nga ndonjë substancë.
  • I kërkohet pacientit të bëjë një telefonatë pas 24 orësh, për të kontrolluar nëse ka ndonjë reagim alergjik apo jo

Zakonisht pacientët nuk fillojnë trajtimin në të njëjtën ditë me konsultën, për të parë nëse kanë reaksion alergjik.

Si rregull, trajtimi fillon pas 2 ditësh deri në 2 javë, për t’iu përshtatur sa më mirë nevojave dhe sigurisë së shëndetit të pacientit.

Pacienti zakonisht lë një takim më parë për t’iu përshtatur sa më mirë orarit të tij. Duhet të vihet një herë në javë, por edhe nëse ndonjë trajtim nuk bëhet në kohën e duhur, kjo nuk ndikon në progresin e përgjithshëm.

Pacientit i ofrohet mundësia të blejë një anestezik lokal, të cilin e vendos 45 minuta përpara trajtimit.

Related News