Po me behet shume shpesh pyetja nga doktore, pacient dhe stomatolog ne rrjetet sociale a munden stomatologet te bejne injektim me acid hialuronik ne buze apo zonen nazo labiale.
Zona naso_labiale dhe buzet jane indikimi I pare per cdo lloje filleri ( substance mbushese) dhe po ashtu per injektimet me acid hialuronik ne pergjithesi. Cdo mjek qofte ai dermatolog, kirurg Plasticien apo mjek estetik keshtu fillon apo ka filluar njohurite e tij me filler ne dermato kozmetike. Nuk eshte hera e pare qe me behet kjo pyetje. Per here te pare kam mbajtur kurse trajnimi per injektimin me acid hialuronik ne Athine ne 2010, se bashku me dr. Liras dhe me vone me dr. Tsagkari. Dua te permend se nder mjeket stomatologe te paret “ studente” te mi dhe ndjekes te vazhdueshem te workshopeve te mia dhe kolegeve te mi, kane qene nga figurat me te respektuara dhe sukseshme ne Athine dhe Greqi.