Sekretet e dermatologjisë për një shtatzëni të shëndetshme dhe të suksesshme nga Dr. Rudina Thanasi

Sekretet e dermatologjise per nje shtatzeni te shendetshme dhe te suksesshme!

Dermatozat më specifike të shtatzënisë janë:

1- Shpërthimi atopik i shtatzënisë;

2- Prurit urtikarian me papula dhe pllaka i shtatzënisë ose ndyshe i njohur si erupcioni apo shpërthimi polimorf i shtatzënisë;

3- Pemfigoidi gjestional;

4- Kolastaza intrahepatike e shtatzënisë;

5- Impetigo herpetiformë e shtatzënisë.

Edhe si mjekë, e kemi shumë të vështirë të bëjmë dallimin midis pruritit urtikarian (PUPPP apo PUPPSH në shqip) dhe pemfigoidit gjestional. Klinikisht duken njësoj. Diagnoza e saktë mund të bëhet vetëm me bashkëpunimin e mjekut gjineko-obstetër, i cili njeh historinë klinike të pacientes. Dallimi mes tyre është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë që pruriti nuk ka pasoja tek shëndeti i fëmijës, ndërsa pemfigoidi mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe lezione në formë flluskash tek fëmija i sapolindur.

Ka vetëm disa specifika klinike ndihmuese, që janë:

I – Pruriti urtikarian (PUPPP) 1- Koha e shfaqjes së lezioneve mbi lëkurë, në rastin e PPUPP është zakonisht gjatë tremujorit të tretë. Erupcioni është intensivisht pruritik (kruhet shumë).

2- Vendi ku fillojnë të shfaqen zakonisht papulat dhe pllakat është eritematozë (i kuq) dhe zakonisht shfaqen fillimisht tek striat (stretch marks) abdominale, pastaj përhapen në gjoks, në trunk (pjesa e trupit nga shpatullat deri tek këmbët) dhe avancon në duar dhe këmbë.

3- Zonat ku nuk shfaqen – eviton shputat e duarve dhe të këmbëve.

4- Lloji i vezikulave: vezikulat janë zakonisht të vogla si me majucë. Këto lezione nuk kanë pasoja tek fëmija.

5- Autoshërimi – Vezikulat vetë tërhiqen një apo dy javë mbas shfaqjes, edhe pa trajtim.

6- Zakonisht nuk shfaqet më në shtatzënitë e ardhme.

II- Pemfigoidi gjestional apo i shtatzënisë

Shfaqet rëndom në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë apo pas lindjes. Zona e parë e shfaqjes zakonisht është përreth kërthizës. Avancon në trunk (trup) dhe këmbë e krahë, duke mos prekur fytyrën. Lloji i vezikulave fillimisht fillon si urtikarie me papula dhe pllaka eritematoze, të cilat zhvillohen në vezikula të mëdha dhe flluska të mëdha e të dhimbshme. Nuk shërohet pa trajtim. Mund të shkaktojë lindje të parakohshme, fëmija mund të shfaqë po të njëjtat vezikula dhe zakonisht lind nën peshë. Zakonisht, në shtatzënitë e ardhme çon në lindje edhe më të parakohshme dhe shfaqet edhe më agresivisht. Për të dyja këto dermatoza shtatzënie linja e parë e trajtimit janë antihistaminikët dhe kortikoterapia, ku ndryshojnë dozat dhe mënyra e administrimit.

Në rastin e perfigoidit trajtimi është i domosdoshëm në doza më të mëdha, plus trajtime të tjera komplementare me antibiotikë dhe antileprozikë. Trajtimet janë shumë efikase dhe është i rëndësishëm fakti që asnjëra prej këtyre dermatozave, sado të frikshme në paraqitje, nuk rrezikojnë jetën e fëmijës së sapolindur.

III Shpërthimi eruptiv atopik i shtatzënisë

Përfshin ekzemën e shtatzënisë, prurigo (kruajtje intensive) të shtatzënisë dhe folikulitin e shtatzënisë. Është dermatoza më e shpeshtë në shtatzëni – 60 % të nënave e manifestojnë. Nuk është e rrezikshme. Shfaqet përpara tremujorit të tretë dhe vazhdon edhe pas lindjes. Vetën 20 % te pacienteve kanë pasur dermatite atopike të njohur përpara shtatzënisë, 80% të rasteve shtatzënia është momenti i shfaqjes së parë. Lezionet janë eritematozë, me papula, pllaka apo nodule me mungesë lëkure (excoriate). Shfaqet zakonisht në kofshë dhe në trunk (nga shpatullat tek këmbët), mund të krijohen krusta (kore në lëkurë) dhe të ekzistojë një rrjedhje eksudative nga poshtë krustave.

Trajtimi bëhet mbas lindjes. Dermatozat e shtatzënës që mund të kenë risk për mbarëvajtjen dhe vazhdimin e shtatzënisë apo jetën e fetusit gjatë shtatzënisë .

IV – Impetigo herpetiform

Impetigo herpetiform shfaqet zakonisht gjatë tremujorit të tretë. Është një dermatozë që shfaqet me pustula sterile dhe pllaka eritematoze (të kuqe), fillimisht në zonat e përthyera të lëkurës dhe më vonë përhapet në trunk (trup, nga këmbët tek shpatullat). Implikon shpesh mukozën e gojës, thonjtë dhe gjendjen e përgjithshme të shëndetit. Mund të japë temperaturë dhe një gjendje të përkeqësuar të të gjithë trupit. Edhe klinikisht, edhe histopatologjikisht, ngjan me psoriazin pustular aq shumë, saqë shumë mjekë nuk e konsiderojnë një sëmundje të veçantë, por manifestim psoriazisi në shtatzëni. Shoqërohet shpesh me rrezikshmëri te lartë për një shtatzënie normale, vetë ndalimin e zhvillimit të shtatzënisë dhe më mos lëvizshmërinë e fetusit. Në laboratorë shoqërohet me leukocitozë, eritrosediment të lartë dhe shpesh me mungesë kalciumi në gjak.

Kolestaza intrahepatike e shtatzënisë

( KISH) Nuk kemi shumë të dhëna klinike në Dermatozat specifike të shtatzënisë rastin e KISH. Zakonisht fillon një kruarje e fortë në shputa, e cila pastaj përhapet nëpër të gjithë trupin. Kjo zgjat 2 deri në 14 ditë mbas lindjes. Në botën perëndimore fatmirësish incidenca është vetëm 1% (Në Amerikën e Jugut është 10%) dhe ndodh zakonisht gjatë muajve të dimrit. Diagnoza bëhet vetëm me këtë sindromë dhe me ndonjë shenjë të rrallë eksorimi, apo mungese lëkure nga kruajtja, ndaj dhe diagnostikimi në kohë është shumë i vështirë. Po ashtu, është ende e pa kuptuar arsyen që e shkakton, ndaj është absolutisht e domosdoshme që nëna të njoftojë mjekun që e ndjek për pruritin e papritur, i cili kalon shpejt dhe të bëjë analizat si më poshtë: Acidet biliare, acidi kolik dhe deoksikolik mund të jenë të rritur mbi 100 herë mbi vlerat normale. Transaminazat mund të jenë 2 deri në 10 herë të rritura mbi vlerat normale, bilirubina po ashtu. Bilirubina totale zakonisht nuk kalon vlerën mbi 6, gjë që mund të krijojë një qetë- si false. Rekomandohet lindje e parakohshme për të rritur shanset e një shtatzënie të suksesshme në javën e 38 ose edhe javën e 36-të nëse analizat e laboratorit janë agresive (acidi biliar më shumë se 40 herë i rritur kundrejt vlerave normale). Çdo anormalitet gjatë shtatzënisë, nëse lindja e parakohshme është e suksesshme, nuk ka efekte të zgjatura në kohë as për në- nën, as për fëmijën. Rreziku më i madh i KISH është vdekja e papritur intrauterine e fetusit në 1-2% të rasteve të shtatzënive me KISH.

Fëmija vuan nga toksiciteti i lartë dhe pamundësia e një frymëmarrjeje normale. Trajtimi i nënës me KISH rekomandohet patjetër gjatë shtatzënisë derisa të jetë e mundshme lindja e parakohshme. Është i komplikuar, intraspitalor në vëzhgim të vazhdueshëm, por i suksesshëm. Është i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë me endokrinologun. Human Parvovirus 19 Është shkaktari i Eritemës infeksioze. Mund të prekë shtatzënën , rrjedhimisht fetusin . Shkakton hidrops dhe vdekje te fetusit. Rreziku është shumë i vogël tek ato shtatzëna të paekspozuara deri në javën 16- 28 të shtatzënisë. Ky risk është 2-9 %. Fatmirësisht më shume se 50 % e shtatzënave janë të ekspozuara më përpara ndaj këtij virusi. Është absolutisht i rekomandueshëm trajtimi i çdo sëmundjeje apo sindrome të njohur, apo të panjohur përpara shtatzënisë. Të gjitha këto sindroma apo sëmundje edhe shumë të tjera imunodefiçitare përshpejtohen dhe përkeqësohen gjatë shtatzënisë, duke vënë në rrezik jetën e nënës dhe fetusit, sidomos në praninë e njohur apo të panjohur të çdo infeksioni mikrobial, virusal apo parazitar.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Infeksionet më të rrezikshme për jetën e të sapolindurit nga Dr. Rudina Thanasi

Infeksionet me te rrezikshme per jeten e te sapolindurit nga Dr. Rudina Thanasi!

Sindroma TORCHES TORCHES është një akronim për disa nga infeksionet kongjenitale me faktorë etiopatogjenikë të ndryshëm, të cilët ndikojnë më ndjeshëm në gjendjen e shëndetit të të sapolindurit dhe në cilësinë e jetës së tij. Toksoplasmoza, Other ( të tjera) Varicela Zoster, Parvovirus B19 Rubeola Citomegalovirus (që është shkaktari etiopatogjenik me vdekshmërinë më të lartë), Herpes Simplex, HIV, Enterovirus, Virusi Epstain Barr Sifiliz.

Sindroma “Blueberry muffin baby”

Është manifestimi më i zakonshëm i infektimit të të sapolindurit. Kjo simptomë mund të ekzistojë në infektimin me Rubeola kongjenitale, Citomegalovirus, Toksoplasmozë, mund të ekzistojë në leucemi, Eritroblastozë fetalis, Neuroblastomë dhe në Sindromën e Trasfuzionit të Binjakëve. Emrin e merr nga shfaqja e disa njollave apo papulave blu-të kuqe apo të kuqe të forta në zonën e fytyrës, trupit apo lëkurës së kokës së të sapolindurit, në momentin e lindjes apo brenda 2 ditëve të para pas lindjes.

Varicela Zoster

Infektimi me VZ ndodh gjatë tremujorit të tretë. Interesante janë disa raste të raportuara të të sapolindurve me Herpes Zoster. Varicela neonatale mund të jetë fatale në 30% të pacientëve, tek të cilët nëna ka shfaqur Zona Zoster 5 ditë përpara lindjes deri në 2 ditë pas lindjes. Trajtimi është i njëjti si në rastin e Herpes Simplex, vetëm dozat ndryshojnë ndonjëherë. Një kombinim acilkloviri, vibaradin intravenoze dhe antibotik për 14–21 ditë. Në rastin e infantit me Varicella Zoster, Rekamonadohet administrimimi i Imunoglobulines Varicela–Zoster, kur nëna ka shfaqur Zona Zoster 5 ditë përpara 2 ditë pas lindjes, për të shtuar shansin e mbijetesës së foshnjes.

Citomegalovirus

Vetëm 10% të infantëve me CMV shfaqin simptoma.  Shkalla e vdekshmërisë tek këta infantë fatkeqësisht është 30%. Nuk e dimë saktë shkallën e mortalitetit te 90% të rasteve pa simptoma, por Citomagalovirusi konsiderohet virusi më i rrezikshëm për neonatin, edhe më i rrezikshëm se Herpses Simpleks. Simptomat klinike në rastin që ekzistojnë janë: Njolla të kuqe të vogla si gjak i mpirë Purpura Erupcion makulopapular Erupcion papulonodular Shumë rrallë vezikula.

Rubeola

Foshnjat e sapolindura që kanë rubeolë paraqesin rrezikshmëri infektimi të nënave të tjera shtatzanë me të cilat bien në kontakt. Trida (Tre simptomat) klasike e rubeolës Katarakt kongjentital Shurdhim Malformim kongjenital zemre

HIV

Fatmirësisht, përqindja e transmetimit të HIV nga nëna te fëmija është 2% tek nënat në trajtim korrekt për HIV. Për t’u mbajtur mend është që foshnjat e sapolindura nuk mund të dallohen dot menjëherë nëse janë apo jo të infektuara me HIV.

Human Parvovirus

19 Është shkaktari i eritemës infektive. Mund të prekë shtatzanën, rrjedhimisht fetusin. Shkakton hidrops dhe vdekje të fetusit. Rreziku është shumë i vogël tek ato shtatzana të paekspozuara deri në javën 16-28-të të shtatzanisë. Ky risk është 2-9%. Fatmirësisht, më shumë se 50% e shtatzanave janë të ekspozuara më përpara ndaj këtij virusi.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi