Skip to content

Cikatrice hipotrofike, hipertrofike dhe keloide nga Dr. Rudina Thanasi

Le-cicatrici

Shpesh, mbas lëndimeve të ndryshme, djegieve të ndryshme të forta apo dëmtimeve me humbje të substancës së dermit, shfaqen shenja të ndryshme lëkure jonormale. Mbas aknes apo një procesi inflamator, mbas një prerjeje apo dëmtimi të rëndë, mbas një djegieje apo kafshimi nga kafshë të ndryshme, etj. Këto shenja mund të jenë të futura brenda, të ngjitura apo jo me muskulin, të lëvizshme apo jo dhe në këtë rast quhen cikatrice hipotrofike dhe retraktile.

Mund të jenë mbi sipërfaqen e lëkurës apo shumë herë më të mëdha se sa vetë lëndimi fillestar. Ndaj, krahasimisht, quhen cikatrice hipertrofike apo keloide. Mund të jenë të lira apo të fiksuara në muskul dhe atëherë janë mutiluese (gjymtuese) apo shpërfytyruese me limitim funksional.

Në përgjithësi, në format më të rënda, bëhet fjalë për një predispozitë gjenetike të lidhur me llojin e elasticitetit të lëkurës dhe procesin e shërimit të pacientit.

Cikatricet në çdo lloj forme të tyre janë një sfidë e madhe për mjekësinë, por trajtimi i tyre është shumë i mundshëm, të paktën me 70% përmirësim në përgjithësi.

Si funksionon?

Fokusi është fillimisht në shkatërrimin e cikatrices dhe pastaj në rigjallërimin e dermit në zonën e dëmtuar, nga vetë qelizat e shëndetshme të afërta, dhe rindëritimin e një lëkure afërsisht normale.

Kërkon durim dhe trajtim individual për çdo rast dhe pacient.

Rezultati është gjithmonë shumë i pëlqyer nga pacienti.

Shumë persona e shprehin vetë që trajtimi i cikatriceve u ndryshon jetën për mirë në përgjithësi, meqenëse prania dhe ekzistenca e tyre përbën pothuajse gjithmonë një bllok jo të vogël psikologjik dhe social. Për më tepër që u kujton gjithmonë situatën dhe përvojën aspak të pëlqyeshme nëpër të cilën kanë kaluar.

Rezultati është shumë i pëlqyer, sidomos për personat që i kanë cikatricet në fytyrë apo në zona të dukshme, si ata me akne apo stria, djegie fytyre apo shpërfytyrim buze, syri dhe ndonjë pjese tjetër të fytyrës.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News