Përpara disa vitesh, një nga pacientet e mia të preferuara, me një bukuri marramendëse, po ashtu shumë e talentuar dhe gjeniale në krijimtari në fushën e saj, bëri një koment që më la shumë mbresë.
– Ajo zonja duhet të ketë qenë shumë e bukur në kohën e saj!
E vërteta ishte që po, zonja kishte qenë një mbretëreshë bukurie, por tashmë mosha rreth të 80-ave kishte bërë të vetën. Dhe me kureshteje e pyeta:
– Nga e dallon këtë gjë?
Komenti i saj ishte arsyeja e kësaj procedure që sot quhet “harmonizim profili”.
– Sepse edhe 80 vjeç i mban flokët të mbledhur lart, dallon që ka shumë besim në vetvete, që s’ia zbehin dot rrudhat e moshës. Do të ketë qenë shumë e bukur, sepse në adoleshencë, ballas të gjithë duken mirë, por vetëm shumë të bukurit e kanë edhe pamjen në profil të bukur.
– Pacjentja ime është një njohëse shumë e mirë e bukurisë dhe vendos trendet në këtë sektor.
Kështu lindi kjo procedurë me fokus në harmonizimin e profilit.
Është shumë e lehtë të bësh procedura estetike në qendrën e fytyrës, por po aq e lehtë është që këto procedura të shëmtojnë profilin.
Të gjithë i dimë ata me buzë si të patës, që na bëjnë të padëshiruar, te deshperuar, apo të krijojmë përshtypjen e gabuar që jemi të sëmurë mendorë, apo vetullat tek flokët, mollëzat mbi veshë, por gjithë pesha e fytyrës mbi hundë, që na bëjnë të dukemi edhe më të vjetër e të përvuajtur nga sa jemi.
Keto gabime proceduriale na heqin dëshirën të bëjmë ndërhyrje estetike dhe na shkatërrojnë besimin në Mjekësinë e Bukurisë.
Harmonizimi i profilit fokusohet në harmoninë midis pjesëve të ndryshmë të fytyrës në profil, po ashtu dhe një formë të përsosur të profilit në tërësi, duke respektuar karakteristikat individuale të fytyrës.
Pacienti vetë as nuk e kupton se çfarë ka bërë, thjesht i pëlqen tashmë të zbulojë fytyrën dhe preferon pozat në profil, të cilave u trembej më përpara.