Skip to content

Cfarë duhet të evitojmë gjatë injektimit me Botox.

mesolift cocktail

Cfarë duhet të evitojmë gjatë injektimit me Botox.

Cdo pacient që i drejtohet nje Dermatologu Kozmetik apo Kirurgu Estetik, dëshiron që nëpërmjet ndërhyrjes estetike të duket dhe ndihet më mirë më shëndetshëm, më i / e ri në moshë.

Megjithëse pjesa më e madhe vijnë të “heqin rrudhat” askush nuk dëshiron të shperfytyrohet thjesht për të hequr rrudhat. Eshtë detyra e mjekut ti shpjegojë që Botoxi mundet të jetë estetik, relaskues për muskujt dhe rrjedhimisht të zbusi rrudhat apo i njejti Botox mund të jetë jo estetik, shpërfytyrues, i cili duke paralizuar muskujt të zhduki rrudhat, të c’ ekuilibrojë gjithë muskujt e fytyrës dhe jo vetëm por edhe të të plaki në 18 muaj duke të zbritur zigomatiket dhe faqet poshtë, duke të të krijuar qafë dyfishe. Kjo është rruga më e shkurtër për plakje të parakohshme, fije dhe kirurgji. Ju lutem ndiqni rekomandimin e mjekut: domosdoshmērisht duhet evituar injektimi i fortë në zonën e rrudhave të buzëqeshjes. më shumë s ‘ është më mirë, muskul i paralizuar është muskul i atrofizuar.
Si cdo medikament edhe Bolulinum Toxina ( Botox, Dysport, Azalur , Vistabel, Neuronox ect) në doza të ndryshme ka efekte të ndryshme. Në estetikë Botoxi duhet të përdoret vetem në doza relaksuese. Sigurisht shumë e rendësishme është substanca e përdorur, mënyra e Injektimit, njohja e anatomise dhe anatomisë dinamike , lloji i jetës së pacientit, mjekimet e tjera, substancat qe konsumon dhe patologjitë,: për të patur nje trajtim të suksesshëm dhe të shëndetshëm estetik.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News