Dermapen është një pajisje inovative, e patentuar që lejon futjen automatike në lëkurë, në thellësi që ndryshojnë midis 0.25 dhe 3.0 mm, të një grupi prej 12 – 44 gjilpërash shumë të imta dhe të mprehta, mikroskopike. Keto gjilpera kane forma dhe gjatësi të ndryshme, po ashtu mundet te jenë të xhveshura apo të veshura me silikon.
Si funksionon Dermapen?
Me pickim të përsëritur, prej 108 ciklesh në sekondë, lëkurës i bëhet një numër shumë i madh i plagëve mikroskopike që lejojnë depërtimin në thellësi të lëkurës të substancave terapeutike të përdorura për rigjenerimin e lëkurës (PRP, substanca mesoterapeutike, acid hialuronik, vitamina, minerale , polinukleotide, ekstrakte bimore, etj)
Mikro-plagët e realizuara përcaktojnë aktivizimin nga indi fqinj, i padëmtuar i lëkurës, i faktorëve natyrorë dhe fiziologjikë dhe mjeteve të shërimit dhe rigjenerimit të lëkurës. Aktivizon qelizat staminale të fjetura, liron faktorët e rritjes dhe komunikimit midis tyre,dhe aktivizon prodhimin e kapilarëve të rinj të gjakut (mikroneoangiogjeneza) me rritjen e marrjes lokale të gjakut, lëndëve ushqyese dhe oksigjenit,
Qelizat fibroblastike në lëkurë do të aktivizohen njëkohësisht, të cilat do të sintetizojnë kolagjenin, fibrat elastike dhe substancën themelore të lëkurës (acidi hialuronik dhe mukopolisaharidet) të cilat do të rezultojnë në një rigjenerim natyral, fiziologjik dhe shumë efikas të lëkurës së fytyrës, trupin dhe lëkurën e kokës.
INDIKIMET E TERAPIS SE DERMAPENIT ME MIKROACE
Fytyrë e relaksuar ovale
Poret e zgjeruara
Puçrra fytyre dhe post plagët e akneve
Plagët kirurgjikale ose post-traumatike
Kapilarët e zgjeruar (telangiectasia) fytyra, kofshët, këmbët
Rrudhat ( lekura e plakur)
Alopecia areata
Laksiteti i lëkurës
Hiperpigmentimi
Stri, strecht-marksi, carjet e lekures.
Heqja e qelizave te vdekura siperfaqsore