Skip to content

Anti-ageing me dinjitet

7-Anti-Aging-Tips-for-Your-Skin-722x406-700x394

Është i njohur admirimi njerëzor për rininë. Të gjithë duam të dukemi më të rinj.

Rinia shoqërohet me vitalitetin dhe dëshirën për jetën, por dhe me të qënit i dëshiruar dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Por tashmë prej shumë vitesh televizioni dhe modelet e promovuara prej tij të bukurisë dhe rinisë së pësosur e bëjnë rininë gati-gati një normë sociale.

Mosha është një fakt të cilit nuk i shmangemi dot, por mundemi ta ngadalësojmë dhe të moshohemi këndshëm me dinjitet, si estetikisht, por edhe nga ana shëndetësore. Këto njohuri, të bazuara në mirëkuptimin e procesit të moshimit, si rezultat i kuptimit të funksioneve të telomerëve , faktorëve hormonalë dhe procedurave

estetike, na e ofrojnë mundësinë të moshohemi me dinjitet.

Anti-aging është një nga fushat më të kërkuara të mjekësisë së bukurisë.

Deri përpara 7-8 vjetëve, kuptimi ynë dhe ai i pacientëve për anti–aging kufizohej deri në nivelin e sipërfaqes së lëkurës. Tashmë, me një kuptim të ridimensionuar të procesit të moshës dhe me zbulimet e panumërta në fushën e mjekësisë dhe shkencave të lidhura ngushtë me të , mundemi t’u ofrojmë pacientëve një shërbim më d

omethënës në fushën e anti–aging. Jo vetëm trajtim estetik sipërfaqësor, por edhe mundësinë e ngadalësimit të procesit të plakjes, sigurisht brenda parametrave realistë. Një gjë e tillë është bërë e mundur nga bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e shumë specialiteteve në Mjekësinë e Bukurisë, në veçanti endokrinologjisë dhe asaj të mirëqenies dhe rregullimit të ritmit ditor, mikrobiologjisë, nanoteknologjisë, etj.

Related News