Skip to content

Dermatologji Kozmetike

Estetikë

Mjekësia e Bukurisë, kirurgjikale apo jo, është ajo shkencë mjekësore që merret me përmirësimin dhe vënien në pah të bukurisë, vitalitetit dhe rinisë fizike. Po ashtu, ka si objekt interesi jo vetëm përmirësimin në aspektin e jashtëm, por edhe bukurinë dhe gjallërinë që vjen nga rigjenerimi i brendshëm. Ky grup i madh specialitetesh mjekësore që bashkëpunojnë dhe plotësohen mesvedi janë të vetmet shkenca mjekësore që merren me pacientë të shëndetshëm. Mjekësia estetike, përveçse kuruese, është në radhë të parë parandaluese dhe me ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në mirëqenien e përgjithshme, jo vetëm të fizikut, por të gjendjes emocionale, psiqike, në marrëdhënien me vetveten apo me botën përreth. Kjo është mjekësia e njeriut të së ardhmes!

Shërbimet e Mjekësisë Estetike

Mbushës me acid hialuronik

 Rrudhat mund të mbushen kollaj nëse në bazën e tyre vendoset një substancë xhelatinoze me acid hialuronik. Acidi hialuronik  është një mbushës i përsosur, nuk jep alergji, nuk duhen bërë teste paraprake dhe efekti dallon menjëherë.

Acidi hialuronik gjendet natyrshëm në lëkurën tonë dhe 
në çdo ind tjetër të trupit. Procesi i natyrshëm i konsumit të HA në lëkurën tonë, ndërsa moshohemi, është një nga arsyet kryesore të shfaqjes së rrudhave sipërfaqësore dhe të thella. Është interesant fakti

që acidi hialuronik është një makromolekulë identike tek gjithësecili nga ne dhe kudo në natyrë. E thënë më thjesht, acidi hialuronik është në fakt një makromolekulë sheqeri. Ndaj burimi i AH është i gjithëgjendshëm.
Në formë natyrale është i paqëndrueshëm. Për të rezistuar në kohë, duhet prodhuar nëpërmjet një bakterieje në laborator steril, 
në mënyrë që të përfitohen mbushësit modernë me acid hialuronik. Nuk prodhohet nga kafshët.
Meqenëse acidi hialuronik i përdorur si mbushës apo hidratues është identik me acidin hialuronik të organizmit tone, kjo e bën të panevojshëm testin e hipersensibilitetit.
Acidi hialuronik që përdoret si mbushës apo filler ka dy molekula sheqeri, që kryqëzohen së bashku në zinxhirë të gjatë: acid glukuronik dhe glukozamin a-acetil.


Acidi hialuronik është intensivisht hidrofil, gjë që ndihmon në hidratimin e zonës së trajtuar, me një dallim të dukshëm në shkëlqim dhe rigjallërim.
Dallimin mes llojeve të ndryshme të fillerave në granulim, viskozitet dhe firma e bën molekula e kryqëzimit të këtyre dy molekulave të sheqerit.
Efekti i mbushësit me acid hialuronik varet nga:

  • Lloji i granulimit
  • Viskoziteti
  • Molekula e kryqëzuar
  • Mimika e zonës së trajtuar
  • Ekspozimi i vazhdueshëm në diell
  • Sforcimet fizike
  • Hidrofilizmi i llojit të molekulës
  • Predispozita individuale e pacientit

 

Efekti mund të jetë i vlefshëm për periudhën nga 3-18 muaj. Mesatarisht, në përgjithësi qëndron 5-12 muaj në vende të ftohta dhe 3-10 muaj në vende të ngrohta dhe mesdhetare.
Karakteristik është qëndrimi i efektit të pandryshueshëm deri në ditën e fundi të kohëzgjatjes së mbushësit. Ndryshimi është i përnjëhershëm nga një ditë në tjetrën.
Efektet anësore janë shumë të rralla (topa të vegjël). Në rastin e mospëlqimit të efektit mbushës, atëherë filleri me acid hialuronik tretet me një mikrodozë
enzime natyrale që quhet hialuronidaza, e cila jep efekt për 24 orë. Ndër mbushësit që reagojnë më mirë ndaj hialuronidazës janë Reltylane dhe Juvederm. Kjo karakteristikë e mbushësve me acid hialuronik e ka bërë edhe më komod injektimin e tyre. Trajtimi më i ri i rrudhave sipërfaqësore bëhet me acid hialuronik fluid, i cili hyn në sistemin e hidratimit të lëkurës, sidomos për rrudhat fine, në zona shumë të lëvizshme të fytyrës, ku një mbushës jo fluid rregullon rrudhat, por prish estetikën.

Trajtimet kozmetike me BTX i ofrojnë pacientit mundësinë për të patur një paraqitje më të re, të shplodhur dhe pa rrudha.
Terapia është e thjeshtë, jo invazive dhe redukton në mënyrë dramatike rrudhat dhe linjat e ballit, mes vetullave, rreth syve, rreth gojës. 

Si funksionon?

Trajtimet me botulinium toksin funksionojne duke reduktuar aftësinë e kontraktimit të muskulit që krijon rrudhën dhe u jep mundësinë rrudhave dhe linjave të relaksohen dhe zhduken.

Kur duket efekti? 

Efekti fillon të dallojë në 3-6 ditë dhe stabilizohet sipas substancës së përdorur dhe predispozitës individuale të pacientit, në 5-14 ditë.

Sa zgjat efekti i trajtimit me botulinium toksinë?

Rezultatet e përfituara nuk janë të përhershme dhe trajtimet duhen përsëritur çdo 3-4 muaj (në varësi të substancës së përdorur dhe mimikës së pacientit). 
Tek personat që trajtohen me antidepresivë, antianksiolitikë, stimulantë, ata që konsumojnë alkool apo që pëlqejnë të ekspozohen vazhdimisht në diell të fortë; zgjat nga 45 ditë deri [maksimalisht] 3 muaj. 

Këshilla për pacientin:

  • Mos fërkoni apo masazhoni zonën e trajtuar për të paktën 12 orë
  • Mos vini kapele nëse zona e trajtuar është balli, për rreth 12 orë
  • Mos e ulni kokën për 4 orë
  • Mos bëni fiskulturë apo ushtrime fizike për 12 orë mbas trajtimit
  • Mund të përdorni akull nëse keni ndonjë enjtje apo nxirje
  • Mos bëni sauna apo sforcim fizik që sjell si pasojë skuqjen e fytyrës për 24-48 orë përpara dhe pas trajtimit.
  • Tek pacientët që preken shpesh nga herpes simplex mund të shfaqet një rekurrencë pas trajtimit. Kjo minimalizohet me një mjekim anti-viral. Njoftoni mjekun nëse ju ndodh të prekeni nga herpes simplex, që të mund t’ju ndihmojë.
  • Antibiotikët, nëse nuk janë absolutisht të rekomanduar nga mjeku juaj, duhen shmangur 1-2 dy javë përpara dhe pas trajtimit, sepse e zvogëlojnë kohëzgjatjen e efektit të trajtimit.
  • Antidepresivët e zvogëlojnë kohëzgjatjen e trajtimit, tek personat nën antidepresivë apo anksiolitikë trajtimi me BTX rekomandohet të bëhet me shpesh, çdo 45 ditë-3 muaj.
  • Alkooli po ashtu duhet shmangur 1-2 javë përpara dhe pas për një efekt sa më të gjatë në kohë të trajtimit.
  • Make-up mund të përdoret menjëherë mbas trajtimit.
  • Mund të përdoren kapsula me Arnika apo krem me Arnika për personat me hipersensibilitet.

Trajtimi me BTX kozmetike nuk ka nevoje për kohë për të rimarë veten pacienti (social downtime) ndaj dhe në marketing konsiderohet Lunch Time Treatment, megjithatë disa fryrje të vogla apo pika mund të jenë të dukshme përkohësisht mbas trajtimit. 

Mund t’ju dalin pika gjaku apo të keni njëfarë gjakderdhjeje të lehtë ose nxirje në vendin e injektimit nëse jeni duke marrë aspirinë, vaj peshku apo antiinflamator josteroidiene,  si Ibuprofen, Paracetamol, etj.

Këto reagime zbuten apo zhduken mbas disa ditësh, por mund të zgjasin edhe një javë. Nëse nuk e keni absolutisht të nevojshme sipas mjekut juaj, është e rekomandueshme të shmangni administrimin e këtyre ilaçeve disa ditë përpara dhe pas trajtimit.

Gjatë viteve, për t’iu përshtatur nevojave të pacientëve, injektimet me AH, BTX A, mezoterapia, kanë fituar një popullaritet shumë të madh. Si kirurge, duke hulumtuar efektin si të facelift-it që mund të japë kombinimi i duhur i këtyre metodave, kam vite që zgjedh këtë kombinim joinvaziv dhe të shëndetshëm për ta aplikuar mbi pacientin dhe jam munduar t’u shmangem sa më shumë metodave kirurgjikale, sigurisht atje ku më jepet dhe krijohet mundësia. Facelift liquid është një lifting jo kirurgjikal, joinvaziv. Nuk përjashtohet facelift kirurgjikal kur është absolutisht i nevojshëm. Kjo është një procedurë që nuk ka efekte negative dhe s’ka nevojë për kohë rekuperimi.

Duke kombinuar injektimin e mbushësve (fillers) me acid hialuronik, Radiese, botulinium toxin dhe mezolift, u ofrojmë pacientëve një Facelift Liquid, me anë të të cilit ata mund të arrijnë:

  • Një ngritje elegante të të gjithë tipareve individuale të fytyrës;
  • Reduktimin e rrudhave sipërfaqësore dhe të thella;
  • Restaurimin natyral të kontureve të fytyrës dhe përforcimin e linjave të konturit;
  • Një pamje më të shplodhur dhe gjallëruese;
  • Një buzëqeshje më miqësore.

Mezoterapia është një specialitet mjekësor që përfshin injektimin e individualizuar dhe të përshtatur sipas kushteve mjekësore të pacientit, të substancave homeopate, natyrale, vitaminoze, minerale dhe farmaceutike në sasi mikroskopike në lëkurë, me efekt vetëm lokal.  

Mund të përdoret për:

  • eliminimin e celulitit,
  • nxitjen e përshpejtuar të dobësimit,
  • rinimin e lëkurës dhe duarve,
  • rimodelim trupor
  • trajtimin e lëkurës së varur
  • trajtimin e lëkurës së trashur
  • trajtimin e lëkurës dyfishe,
  • trajtimin e dhimbjes post-Zosteriane,
  • gushës dyfishe,
  • lipomave,
  • mialgjive,
  • dhimbje osteo-artikulare, etj.

Fjala mezoterapi vjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë trajtim në mesodermë; është një sinonim i kohës i përdorur për trajtim mjekësor. Edhe vetë injektimi me botulinium toksinë për relaksim, trajtimi i hiperhidrozës apo trajtimi me acid hialuronik për hidratim, ristrukturues, jovoluminoz, është pjesë e specialitetit të mezoterapisë.

Çfarë duhet të pres në vizitën e parë për mezoterapinë dhe vazhdimin në takimin e mëtejshëm?

  • Vizita e parë me dr. Rudina Thanasin do të jetë një konsultë mezoterapie.
  • Bëhet një historik i detajuar mjekësor, si dhe shpjegime të detajuara se çfarë është mezoterapia.
  • Ju rekomandohen disa analiza standard apo të detajuara, sipas rastit individual.
  • Doktoresha do të dëgjojë me shumë vëmendje çdo shqetësim tuajin.
  • Pas kësaj, bëhen disa fotografi për të ndjekur ecurinë e trajtimit në vazhdim.
  • Po ashtu, ju bëhen dhe dy injeksione të vogla për të parë nëse jeni alergjikë nga ndonjë substancë.
  • I kërkohet pacientit të bëjë një telefonatë pas 24 orësh, për të kontrolluar nëse ka ndonjë reagim alergjik apo jo.
  • Zakonisht pacientët nuk fillojnë trajtimin në të njëjtën ditë me konsultën, për të parë nëse kanë reaksion alergjik.
  • Si rregull, trajtimi fillon pas 2 ditësh deri në 2 javë, për t’iu përshtatur sa më mirë nevojave dhe sigurisë së shëndetit të pacientit.

Pacienti zakonisht lë një takim më pare për t’iu përshtatur sa më mirë orarit të tij. Duhet të vihet një herë në javë, por edhe nëse ndonjë trajtim nuk bëhet në kohën e duhur, kjo nuk ndikon në progresin e përgjithshëm.

Kur do t’i shoh rezultatet?

Rezultatet varen nga lloji i trupit dhe kushtet që po trajtoni… mesatarisht pacienti fillon të shikojë rezultate në seancën e dytë dhe të tretë. Në disa kushte, shikon rezultate qysh në seancën e parë.

A do të zgjasin rezultatet?

Rezultati zgjat në veçanti kur kombinohet me sport dhe me dietën e duhur, duke u ruajtur nga dielli, etj.,  me rekomandime dhe këshilla që i jepen çdo pacienti më vete në varësi të nevojave të tij.

Megjithatë, ne nuk mund të ndalojmë procesin tuaj të natyrshëm dhe individual të plakjes. Prandaj rekomandojmë vizita të rregullta mirëmbajtjeje. Për të ndihmuar pacientin dhe për të respektuar investimin e tij, i rekomandojmë po ashtu këshilla për wellbeing dhe rregullim të ciklit circadian të individualizuar 

A janë të dhimbshme trajtimet?

 Ju mund të ndjeni një pickim të lehtë ose ndonjë ndjesi djegieje gjatë kohës që ndodh trajtimi.

 Për ata që janë të ndjeshëm rekomandojmë dhe ofrojmë krem anestezik lokal.

A ka efekte anësore të mundshme mezoterapia?

Efekt anësor i zakonshëm është enjtja, nxirja dhe në rastin e depozitave të dhjamit, edhe një ndjesi rëndese. Këto efekte zakonisht mbajnë deri në një javë. Për të përshpejtuar procesin e shërimit rekomandojmë tableta nga goja apo aplikim kremi local me arnica përditë. Pacienti mund të ndjejë edhe dhimbje në prekje, por kjo zakonisht zbehet në 24-48 orë.

A ka ndonjë kufizim?

Kufizimet variojnë nga kushtet që po trajtohen. Ne i bisedojmë këto gjëra në detaje me çdo pacient, në veçanti përpara fillimit të trajtimit. Si rregull i përgjithshëm, i rekomandohet pacientit të mos përdorë make-up për 4-6 orë pas trajtimit, të mos bëjë dush me ujë të nxehtë për 6-8 orë pas trajtimit, të hajë dieta të pasura me proteina dhe të mos konsumojë kafe apo substanca stimuluese përpara trajtimit.

Sa kushton mezoterapia?

Kostoja është në bazë të kushteve të trajtuara dhe seancave të nevojshme për të mbërritur rezultatin e dëshiruar. Përpara trajtimit, i shpjegohen të gjitha këto hollësi pacientit dhe bëhet një plan paraprak.

  • Peeling siperfaqësor-  i mesëm
  • Peeling i mesëm
  • Peeling i mesëm – i thellë
  • Peeling fytyre
  • Peeling trupi