Skip to content

Herpes gjenital

genital-herpes-prevention-of-transmission-660x400

Është një tjetër sëmundje e transmetueshme seksualisht, e shkaktuar nga Virusi Herpes simplex1, 2.  Por transmetohet edhe nga nëna tek fëmija. Nje njeri mund të jetë tërë jetën i infektuar me Herpes dhe të mos e dijë dhe as të mos sëmuret. Më shumë se 50% e botës konsiderohet e infektuar.

Për shumë kohë konsiderohej se Herpes Simplex 1 ishte zakonisht në zonën e fytyrës dhe në buzë, herpesi i famshëm që e njohim të gjithë. Por është dhe herpes simplex 2 në zonën gjenitale.

Por të dyja këto viruse shfaqen gjenitale, por edhe në gojë, fytyrë etj. Shumë studime kanë konfirmuar se herpes simplex 1 është përgjegjës për shumicën e manifestimeve edhe në zonën gjenitale.

Shfaqet në formën e disa flluskave të vogla afër njëra-tjetrës, shumë të dhimbshme, që rriten dhe vazhdimisht dalin të tjera. Shumë purulente.

Shoqërohet, paraprihet dhe vazhdohen me dhimbje, pickime, skuqje dhe enjtje, duke lënë shpeshherë shenja dhe zona të mbindjeshme apo të pandjeshme, sidomos në mukoza.

Mund të transmetohet nga nëna tek fëmija dhe në transfuzione.

Periudha e inkubimit është deri në 45 ditë.

Në rastin që shtatëzana dihet të këte Herpes aktive, lindja rekomandohet te behet me operacion.

Arsyeja është se për shkak se femija i sapolindur nuk ka imunitet, herpesi simpleks duke qenë shumë ngjitës përhapet shpejt nëpër të gjithë lëkurën e fëmijës dhe fëmija humb jetën si pasojë e humbjes së shpejtë të likideve dhe bllokimit të veshkave. Siç ndodh në një djegie të gradës së parë.

Është virus. Nuk ka trajtim për gjithë jetën. Një herë i infektuar, gjithmonë do të jetë në trup dhe do të manifestohet sa herë bie lehtë imuniteti, ndryshon përnjëherë temperatura e ambientit apo kur ke një emocion të fortë.

Sigurisht, zbulimet e Luc Montagnier sjellin një vizion të ri të mundshëm për trajtimin e viruseve. Antibiotikë dhe valë elektromagnetike. Ende të pa vëna në praktikë, por me shumë shpresë dhe prespektivë në të ardhmen.

Specifike dhe interesante e këtij lloj virusi është se ai qëndron midis fundeve nervore dhe në çdo ndryshim sado të lehtë, shpërthen.

Botuar ne Gazeten Shqiptare ne date 2016 10 15

Related News