Shërbimet Laser and EBD
Dermapen është një pajisje inovative, e patentuar që lejon futjen automatike në lëkurë, në thellësi që ndryshojnë midis 0.25 dhe 3.0 mm, të një grupi prej 12 – 44 gjilpërash shumë të imta dhe të mprehta, mikroskopike. Keto gjilpera kane forma dhe gjatësi të ndryshme, po ashtu mundet te jenë të xhveshura apo të veshura me silikon.
Si funksionon Dermapen?
Me pickim të përsëritur, prej 108 ciklesh në sekondë, lëkurës i bëhet një numër shumë i madh i plagëve mikroskopike që lejojnë depërtimin në thellësi të lëkurës të substancave terapeutike të përdorura për rigjenerimin e lëkurës (PRP, substanca mesoterapeutike, acid hialuronik, vitamina, minerale , polinukleotide, ekstrakte bimore, etj)
Mikro-plagët e realizuara përcaktojnë aktivizimin nga indi fqinj, i padëmtuar i lëkurës, i faktorëve natyrorë dhe fiziologjikë dhe mjeteve të shërimit dhe rigjenerimit të lëkurës. Aktivizon qelizat staminale të fjetura, liron faktorët e rritjes dhe komunikimit midis tyre,dhe aktivizon prodhimin e kapilarëve të rinj të gjakut (mikroneoangiogjeneza) me rritjen e marrjes lokale të gjakut, lëndëve ushqyese dhe oksigjenit,
Qelizat fibroblastike në lëkurë do të aktivizohen njëkohësisht, të cilat do të sintetizojnë kolagjenin, fibrat elastike dhe substancën themelore të lëkurës (acidi hialuronik dhe mukopolisaharidet) të cilat do të rezultojnë në një rigjenerim natyral, fiziologjik dhe shumë efikas të lëkurës së fytyrës, trupin dhe lëkurën e kokës.
INDIKIMET E TERAPIS SE DERMAPENIT ME MIKROACE
Fytyrë e relaksuar ovale
Poret e zgjeruara
Puçrra fytyre dhe post plagët e akneve
Plagët kirurgjikale ose post-traumatike
Kapilarët e zgjeruar (telangiectasia) fytyra, kofshët, këmbët
Rrudhat ( lekura e plakur)
Alopecia areata
Laksiteti i lëkurës
Hiperpigmentimi
Stri, strecht-marksi, carjet e lekures.
Heqja e qelizave te vdekura siperfaqsore
Themelet biologjike , fizika dhe teknikat
Koncepti I termolizes selective dhe fototermolises selective
Sistemet dhe gjatesite e valeve
Qellimi I teknologjise laser hair removal, eshte depilimi permanent apo te pakten per kohe shume te gjate.
Perkufizimi I FDA per depilimin ( hair removal ) laser eshte: Reduktimi I sasise se qimeve per gjate kehezgjatjes se nje cikli te plote, ne varesi nga zonat e trupit me kohezgjatje 4-12 muaj, por nuk do rezultoje ne depilimin e perhershem ( permanent hair removal) te te gjitha qimeve.
Secili nga ne ka perreth 50 milion fije floku apo qime, ng ate cilat 20% ne koke.
80 % tjeter perbehet nga , vellus hair ( push) fije floku te cilat jane me te holla se 40 micron , zakonisht me fare pak apo pa pigment.
Qimja terminale , e cila eshte me e trashe se 40 , me e gjate , dhe me pigment preezent. Vendodhje koke, mjeker, axile, dhe zona inginale ( gjenitale)
Bristal hair, fijet e flokut ne vetulla, qerpike, ne kanalin e vesheve, vibrissae hair, fijet e flokut perreth buzes apo kudo tjeter me qellim perceptimin e prekjes.
Me te lehtat per tu trajtuar jane velus dhe bristal hair ( fije floku, ndersa qimet terminale jane me te komlikuara ne trajtim.
Po prape lloji I flokut eshte I ndryshem.
Anagjen, I rritur,
Katagjen, ne tranzicion
Telogjen, ne pushim,
Effluvium. Per te rene
Sasine me te madhe te melanines e gjejme tek , faza Anagjene dhe Catagjene,
Influencuar nga zona e trupit.
Ndaj dhe trajtimi me laser per depilim nuk mundet te behet me nje séance apo 2, por duhen disa terapi.
Kur intensifikohet rritja e fijeve te flokut ne trup.
Hipertrikosis
Qime floku te shumta te shperndara ne menyre te gjeneralizuar jo ne zonat androgjenike te trupit
Hirsutism
Nje shtim patologjik I sasise te fijeve te flokut tek femrat ne zonat tipike mashkullore per to.
Ekses androgjenik
Fije maksimale ne zonat e determinuara androgjenike. Rritje qimeve ne zonat specifike mashkullore, virilizim maximal. Nese kjo ndodh per shkak te marrjes se disa ilaceve atehere trajtimi I duhur nuk eshte depilimi laser.
Hipertrikoza versus, rritja e qimeve si efekt sekondar I medikamenteve te ndryshme.
Medikamentet qe mund te shkaktojne hirsutism jane;
Phenytoin, clorazepam, penicillamine, interferon alfa, kortikosteroiz, minoxidil, latanoprost
Iatrogjenik :
Flaps kirurgjikal, transplant
Konstitucional;
Hirsutism,
Constitucional, post menopause, ovar polikistik, tumor adrenal ne kortex, tumor I hipofizes.
Medikamente,
Anabolic,
Androgjen,
Medroxyprogjesteron,
Tamoxifen
Ne kete rast rekomandohen teste laboratory,
Testosetron, DEHaS, SHBG, Prolaktine,
Ne se analizat dalin positive atehere pacienti I duhet referuar nje endokrinologu. Edhe nese analizat nuk jane positive por doktori ka nje dyshim se mundet te kene ndikim hormone, atehere eshte me mire pacienti ti drejtohet nje endokrinologu.
Si funksionon depilimi me laser?
Teoria e hapur e fototermolizes selective
Teoria e fototermolizes selective, thote;
Per nje absorbues specific, eshte nje gjatesi vale dhe zgjatje pulsi specifike, me qellim per te larguar indet e targetuara me pothuajse fare apo pak shkaterrim kolateral.
Por meqenese struktura e fijeve te flokut eshte shume e madhe dhe komplekse , per te patur sukses ne depilimin laser eshte e veshtire qe te kesh sukses vetem me teknologji te bazuar mbi kete teori.
Ndaj teoria eshte shtuarapo hapur dhe quhet teoria e shtuar e fototermolizes selective.
Qellimi: shkaterrimi I folikulit pilos nepermjet nxehjes selective te melanines 9 pigmentit te fijes se flokut) sic e dime , kjo nxehje e melanines rezulton ne nxehjen e pluri potent stem cells ne zonen e bulbit aty ku ato kane vendodhjen e zakonshme gje qe sjell deaktivizimin e tyre megjithese jane te papigmentuara. .
Problem eshte melanina kompetitive ne siperfaqen e lekures, dhe cfare duhet te bejme eshte kujdesi I gjithmonshem per te ftohur siperfaqen e lekures per te mos shkaterruar kete melanine dhe per te evituar demtimet ne lekure.
Duhet te sigurohemi qe ky shkaterrim selective I papiles se flokut tee ci paralelisht me sigurine e qelizave te lekures.
Cfarë sistemesh laser kemi dhe gjatesite e valevë?
Cdo gjatesi vale dhe cdo system I cili ka si qëllim depilimin definitive te fijeve te flokut te erret ( me ngjyrë) nga lloji I lekurës tip I-VI
Dezavantazh ka :
Nuk është efikase në fijet e flokut pa pigment.( mungojnë kromoforet e targetuara)
Funksionon mire në Fototip I-IV , risk dëmtimi lëkure në fototip V-IV
Sistemet kryesore të vlefshme pë depilim laser,( laser hair removal, elipim laser)
Rubi laser me gjatesi vale 694
I cili tashme nuk perdoret shumë për shkak të rrezikshmërisë së lartë absorbojnë melaninën epidermale
Alexandry laser 755/ zevendësuar me diode 760 long puls, dhe
Diode laser, 808-810 nm long puls, ideale / optimale pë fije floku të errëta, për fototip I-IV
980nm diode laser long puls.
Nd-Yag 1064 long pulse/ zëvëndësuar me 1064 diod laser long puls ideale per struktura floku me te thella fototip V-VI
Të gjitha keto teknologji vazhdojnë dhe ekzistojnë por tashmë janë zëvendësuar me diode laser me të njëjtat parametra për siguri sic është shkruar përkatësisht më të lart.
Ky sistem I ri zëvëndësimi me Diode laser me gjatësi vale të ndryshme na jep mundësinë edhe ti kombinojme të gjitha diodat laser me gjatësi vale të ndryshme në një apparat laseri me një kokë të vetme për depilim.
Si funksionon depilimi laser ( laser hair removal, epilim laser)
Depilimi Laser targeton kromofore eumelanine pë qimet e zeza dhe kafe
Kromofori konkurent eshte melanina e epidermit.
Mënyra e veprimit është fillimisht shkatërrohet folikuli pastaj zona e bulbit dhe pastaj stem celles
Ftohja.
Sistemi I ftohjes është shume I rëndësishem për një rezultat të sigurt dhe te mire. Ndryshe shkaterrojme melaninën në siperfaqe, s kemi efekt në depilim dhe djegim epidermin.
Zonat e sensibilitetit ne depilimin laser ( epilim laser hair removal)
Ka zona të cilat janë më të ndjeshme dhe zona më pak të ndjeshme. Rezultati është më I mire në zonat më pak të ndjeshme.
Spoti I depilimit te aparatit laser hair removal( depilimit laser, epilimit laser)
Tashmë ka edhe spote më madhësi të madhe meqënëse trajtojme edhe zona të mëdha në gjithë trupin. Madhësia e spotit ka rëndësi në rezultat dhe siguri. Spotet e vogla janë të domosdoshme për të mbërritur thellësin e bulbit folikular, në vecanti në zonat me fije floku ( qime) te thrasha me implantim të thellë.
Depilimi laser/ varjante teknike
Fillimisht kishim spote të vogla ku metoda me stampim apo vulosje ishte e nevojshme.
Tashmë kemi spote me skanim po me influence të madhe
Pastaj u mendua të përdorej metoda me vakum për të shtuar nje element me rezultat mbase më të madh duke rritur ndërveprimin.
Pastaj skanimi linear I cili perdoret me shume sukses ne laser diode hair removal
Kjo kombinohet me teknologjine radiofrekvence
Edhe metoda me levizje të shpeshta duke përsëritur trajtimin mbi nje zone disa here.
Sistemet dhe Teknologjtë e reja të depilimit laser. ( New system, laser hair removal)
Sistemet e reja të depilimit laser jane të bazuara në diode laser me gjatësi vale te ndryshme, duke zëvendësuar kështu laser Alexandri dhe ND- Yag. Me rezultate ne depilim të njejta po pa rrezikun e shkatërrimit te melatoninës epidermike ( kromoforit konkurent ) dhe riskun e krijimit te shenjave ( cikatriceve) me Nd-Yag
Equivalent I provuar në mbi 20 vjet , me rezultate te njejta krahasuar me flush lamp me frekvence te larte .
E re; diode laser &60nm & Diode Laser 1064 e kombinuar me Diode Laser 808 nm apo 810nm . në këtë mënyrë sistemi I ftohjes përfshihet në kokën e laserit ( hand piece) dhe mund të behet depilimi me tekniken me stampim , skanim apo levizje te shpeshta. Të gjitha në një system.
Sistemi me influencen me të madhe për sa I përket gjatësisë së valës.
Sistemi laser diode 808nm, 810nm dhe 980nm Diode laser.
Paradigma e re ne depilim laser
Targetimi simultean me laser diode 760nm, ( bulb) 810nm, ( stem cells bulb) dhe diode laser 980apo 1064 ( papilla bulb)
Sistemi me influencen më të madhe si teknikë.
është më efikasja në kohë të shkurtër dhe të gjatë.
Me influence të lartë janë edhe laser depilimi me skanim linea fraksional, efikasitet I njejtë me skanimin linear.
Sistemi SHR
Aplikime perseritese me fluence te vogel
Me rezultat akumulative te energjie me te lart në total
Duke mbrojtur kështu epidermin duke minimalizuar riskun e absorbimit te cromoforit konkurent melanines epidermike.
Duhet patur parasysh të evitohet depilimi laser në zonat e pigmentuara me tatuazh për të evituar cikarticet apo shenjat në lëkurë.
Në konklusion.
Ka disa sisteme depilimi laser te vlefshme.
Në përgjithësi reduktimi I qimeve realizohet mesatarisht 40- 80%, në disa raste edhe 100%
Trajtime të përsëritshme janë të nevojshme
Trajtimi duket të jetë më efikas kur bëhet cdo 4-6 javë
Qimja e flokut e trashed he e erret në ngjyre reagon më mire
Sistemi I depilimit laser me I sigurt dhe me efikas është diode laser 808nm , 810nm , e kombinuar për depilimin laser të lëkurave fototip V dhe VI me Diode Laser 980nm
Metoda më efikase e trajtimit është skanimi linear. ( rreshqitja mbi lëkurë në linjë)
Megjithëse depilimi laser quhet permanent , fije te holla të celëta mund të shfaqen pas depilimit.
Depilimi laser është permanent për një cikël të plotë jetëgjatësie qimeje nga 4-12 muaj. Depilimi laser permanent është pjesërisht I mundshëm pjesërisht por nuk duhet premtuar.
Paradigma e re ne depilim laser , eshte Diode Laser 760nm- 808nm/810nm-980nm / 1064nm targetim I njekohshëm.
PLASMA, Plexer është një teknikë e re e mjekësisë estetike e përdorur për të trajtuar rënien e qepallave, largimin e lëkurës së tepërt rreth e rrotull syve dhe,
rinovimin e syve në mënyrë jo invazive, prandaj edhe quhet blefaroplasti mjekësore. Ajo ofron një alternativë jo kirurgjikale të blefaroplastikës për ata që nuk duan t’i nënshtrohen një operacioni kirurgjikal.
Sinonime ; Bloddless surgery ( kirurgji pa gjak), sweet syrgery ( kirurgji e ëmbël) Plasma surgery, Plexr, Plazma lift, ect.
TREGUESIT PËR BLEFAROPLASTIN MJEKSORE
PLEXR, ose plazma blefaroplastike, është një teknikë e re e përdorur për të trajtuar lëkurën e varur te qepallat. Është metodë kirurgjikale e bazuar në një nga teknologjitë më modern në mjeksi sot.
Mund të përdoret gjithashtu për qëllime të tjera:
• trajtimi i rrudhave periorbitale dhe peribukale
• trajtimi i varjes / rrudhjes së lëkurës, palosjeve të qafës dhe veshit
• trajtimi i njollave të lëkurës
• përmirësimi i plagëve të akneve dhe plagëve të bardha
• trajtimi i problemeve të caktuara të lëkurës
Mjeku fillon duke dezinfektuar zonën që do trajtohet dhe aplikon një krem anestetik.
PLEXR vjen në formën e një objekti të vogël portativ që i ngjan një stilolapsi.
Gjatë procedures , mjeku kirurg estetik do të punojë duke përdorur një teknikë “spot”, zigzag apo 5 këndësh dhe pyramid, që do të thotë se ai/ajo do të bëjë ndikime të vogla duke e sjellë stilolapsin Laserin Co2 fractional dhe Radiofrekvence elektivë për indet me konduktivitet të ulët, ), disa milimetra nga lëkura, por pa e prekur kurrë. Meqënëse eleminti mbi të cilin punohet për të patur rezultatin e dëshiruar është plasma, element I katërt.
Energjia e lëshuar nga PLEXR shkakton një reagim të menjëhershëm në lëkura, pa gjakderdhje, dhe një kore e vogël formohet në zonën e prekur. Në fund të seancës, mjeku dermatology, kirurg estetik aplikon akull për të ftohur qepallat dhe dezinfekton me kujdes zonën, duke u kujdesur që të mos hiqen koret ( pikat e karboni) që janë formuar.
PAS TRAJTIMIT PLEXR
Koretet e vogla qe jane formuar do të qëndrojnë ne lekure për 3-5 ditë. Eshtë e rëndësishme që pacienti të mos e bëjë përpjekje per t’i hequr ato, koret duhet të bien natyrshëm.
E rëndësishme për të ditur për pacientin është se rreth e rrotull syve do jenë shumë të enjtur për 3-5 ditë, enjtje e cila vjen si rrjedhojë e bllokimit të limfës. Mbas 3-5 ditës me aktivizimin e çarkullimit limfatik kalon menjëherë edhe enjtja.
Pasi të kenë rënë, në zonat e trajtuara do të vihet re nje skuqje e lehtë. Kjo skuqje mbulohet lehtesisht me fondatine.
Pacienti gjithashtu duhet të aplikojë krem per mbrojtjen nga diellime krem pudër ose make up, në qepallat e syrit deri ne një muaj pas trajtimit, në mënyre qe të parandalohen problemet me pigmentimin.
KUR SHFAQEN REZULTATET?
Pacienti mund të rifillojë aktivitetet e tij/saj menjehere pas seancës mjekësore të blefaroplastikës.
Menjëherë pas seancës, sytë do të duken më pak të trishtuar dhe të lodhur, ata do të duken me rinor dhe te shkeqyeshem.
Rezultatet përfundimtare do të jenë te dukshme pas një jave.Eshtë e mundur të rinovohet seanca, por duhet te prisni të paktën një muaj midis secilës seancë PLEXR.
Kur nuk rekomandohet Plexr, Blefroplastia mjekesore
Blfaroplastia nuk i u rekomandohet grave shtatzëna. Gjithashtu, blefaroplastia nuk rekomandohet për njerëzit që ekspozohen rregullisht ndaj rrezeve UV ne jeten e tyre të përditshme.
Pyetje perpara procedures :
Me kë duhet të kontaktoj?
Në fakt, një numër i madh mjekësh (dhe jo mjekë ..!) Ofrojnë këtë procedure, e cila është nje procedure kirurgjikale . Kriteret e përzgjedhjes për
Zgjedhja e një mjeku të mirë duhet të bazohet në:
1- Kualifikimet: Minimumi ai/ajo duhet të jete i regjistruar në Këshillin Mjekësor dhe, në rastin më të mirë, duhet të jetë specialist i kirurgjisë së lekurës,( kirurg dermatology ose kirurg plastic I specializuar në kirurgji estetike)
2- Përvoja:
3- Reputacioni: kjo është një pikë shumë e rëndësishme sepse reputacioni ndërtohet me kalimin e viteve dhe shumë shpesh pasqyron realitetin.
Mos hezitoni të kërkoni të shihni shumë para dhe pas ( fotografi nga pacientë të trajtuar më parë)!
Çfarë duhet të pres nga një konsultë estetike?
Fillimisht sigurohuni që mjeku ju dëgjon, ju shikon me kujdes, studion fytyrën tuaj dhe kërkon kohë për të reflektuar . Dhe, nëse mjeku beson se kërkesa juaj nuk është e përshtatshme, ai/ajo duhet të jetë në gjendje të shpjegojë pse. Mos hezitoni të kërkoni kohë konsultimi. Nuk është e domosdoshme të vendosësh në një konsultë. Mund të lësh orare të tjera konsulte me të njëjtin mjek apo me mjek të tjerë.
Personalisht preferojë të trajtojë ata pacient të cilët I japin të paktën 2 javë kohë vetes.
Sigurohu qe I ke kuptuar qartë të gjitha ato që të ka thënë mjeku.
Sigurohu që pritshmeritë I ke reale.
Disa mjekë vështirë se do t’ju shikojnë dhe do të jenë të përgatitur t’ju trajtojne menjëherë pas 10 minutash: bëhu trim dhe ik!
Si do të zhvillohet procedura e planifikuar?
Mjeku duhet të shpjegojë sa më poshtë në detaje: kohën e procedurës, çdo dhimbje të mundshme para dhe pas, mundësia e ënjtjes dhe, rrjedhimisht, nevoja për të fshehur veten për disa ditë.
Kush do ta kryejë procedurën?
Disa mjekë do t’ju flasin për një procedurë mjekësore (si trajtimi me lazer ose injeksione) dhe më tej ditën e trajtimit, ju lënë në duart e “asistentit” të tyre. Në këtë rast, mos kini turp dhe pyesni cilat janë kualifikimet e këtij personi. Këto procedura duhet të kryhen nga një mjek kirurg, dermatology kirurg apo kirurg plastician I mbispecializuar në estetikë, ose nga një profesionist mjekësor i aftë për të trajtuar çdo reagim që mund të keni.
Cilat janë rreziqet dhe si trajtohen komplikimet?
Rreziku eshte zero, nëse procedura kryhet nga një mjek me kualifikimet e siperpermendura dhe me pervoje, megjithatë, nuk ka procedure mjeksore pa potencialin e efekteve sekondare, si pershembull hiperpigmentim, apo cicatrice. Edhe në ketë rast me nje bashkpunim të mire me mjekun tuaj, shumica e komplikimeve në mjekësinë estetike mund te trajtohen me sukses. Mjeku duhet të shpjegojë qartë rreziqet e procedurës që ju ofrohet dhe trajtimin e çdo komplikacioni që mund të shfaqet. Ai/ajo gjithashtu duhet të garantojë që nuk do të duhet të paguani asnjë tarifë shtesë në këtë rast. Mos hezitoni ta bëni mjekun ta sqarojë këtë.
A do të ndikoje ky trajtim me ilaçet që marr ose në ndonjë alergji që kam?
Eshte e rëndësishme që të jeni transparent me mjekun tuaj, sa më shumë ai di për shëndetin tend , aq më mire mundet t ju ndihmoje. Po ashtu është e rëndësishme që mjeku të mbajë shënim ilaçet që merrni dhe çdo alergji keni pasur në të kaluarën . Marrja e ilaçeve mund të komplikojë ndjekjen e trajtimit, dhe prania e alergjive do të paralajmërojë mjekun dhe do ta çojë atë të veprojë me kujdes më të madh.
Po kështu, nëse vuani nga herpesi i fytyrës, informoni mjekun tuaj në mënyrë që ai/ajo të parandalojë një shpërthim nëse trajtoni zonën ku shfaqet herpesi.
Cilat trajtime/masa paraprake janë të nevojshme para dhe pas procedurës?
Mund të dilni në diell, të bëni stërvitje, të shkoni në një dhomë me avull ose sauna, të aplikoni të zakonshmen tuaj kremëra, përdorni produkte për kujdesin e lëkurës, etj. Duhet të jeni të informuar, para procedurës, për masat paraprake që duhet të merrni dhe, nëse është e nevojshme, i shkruani ato.Mos harroni të pyesni sa kohë duhet të ndiqen këto masa paraprake para dhe pas procedura.
Një nga kombinimet më të sigurta dhe të sukseshme është trajtimi paraprak , dhe post operator me polinukleide , bioregjenerues, vetem apo me ose edhe acid hialuronik . Kjo e rrit konsiderueshëm suksesin e rrezultatit të përfituar por edhe shumfishon kostot,
Sa zgjat rezultati?
Rrezultati është final. Procedura do riperseritet në varësi të plakjes tuaj, process I cili është individual. Rekomadohet të mirembahet rezultati me procedura të tjera estetike si injektime Botox ( botulinium toxine) Acid hialuronik fillers ( mbushes) piling kimik, mezoterapi, terapi biorigjeneruese, PRP, sipas rekomandimit të mjekut tuaj dhe preferencave tuaja personale.
Trajtimet e sipërfaqes së lëkurës (drita, lazer, peeling, etj.) Gjithashtu duhet të mbahen, dhe është e rëndësishme që të e dini sa shpesh nevojitet ky mirëmbajtje para fillimit të trajtimit.
Cili është çmimi i kësaj dhe a përfshin kujdesin dhe konsultimet menjëherë pas procedurës?
Cilado qoftë shuma e deklaruar, nëse pyetjet e listuara më sipër nuk kanë qenë përgjigjur pozitivisht, do t’ju duhet të vazhdoni të kërkoni një praktikues të mirë.
Ju mund të gjeni një procedurë relativisht të lirë – dhe me zbritje – por kjo nuk do të thotë se nuk është ka të ngjarë të të lërë të shpërfytyruar në planin afatgjatë.
Pra, ki kujdes! Ofertat e lira në estetikë janë miq të rremë: çmimi fillestar mund të fshehë një seri kostosh “shtesë” të cilat përfundojnë të jenë shumë të shtrenjta.
Nuk ka urgjencë në estetikë, dhe nëse ajo për të cilën ka nevojë fytyra juaj është më shumë sesa mund ta përballoni: prit! Një pamje natyrale është gjithmonë më tërheqëse sesa një punë e dëmtuar: për shembull, një rrudhë është më e pranueshme sesa një përplasje ose një gungë jonormale në fytyrën tuaj.
Mbajeni këtë të qartë që në fillim: a do të duhet të paguani përsëri për kujdes ose trajtim në lidhje me këtë procedurë? Normalisht, jo. Çdo gjë duhet të përfshihet, mjeku duhet t’ju bëjë të nënshkruani një njoftim paraprak pëlqimin dhe vlerësimin e kuotës. Bëjeni këtë vetëm pasi t’i jeni përgjigjur këtyre 10 pyetjeve.
Kirurgji jo invasive
Handy eshte nje gjenerator bisturi elektrike me korrent constant pulsues radio frekvence me voltazh te larte. I cili ne menyre selektive djeg indet te cilat kane kondiktuvitet te dobet. Ky apparat lindi nga nevoja per te nderhyre ne patologjite e zbardhimit ku perdorimi I laserave dhe diatermokauter eshte I veshtire.
Kjo aparature innovative cliron nje rrjedhje elektronesh , nje lloje shkarkese elektrike shume mire e modeluar dhe e kontrolluar , e afte te punoje pa veshtiresi edhe ne indet e dekeratinizuara , po ashtu te perdore fuqi shume te vogla per te mberritur rezultate te krahasueshme me laser shume te fuqishem dhe elektrokirurgjine. Perdorimi I elektroneve gjeneron nje rritje termike ne inde me resistence shume me te madhe elektrike. Rritja ne temperature perfshin vetem indet me konduktivitet te ulet elektrik ( pa vitalitet ) per shkak te efektit Joule ndersa nderhyn ne ted y edhe indet me konduktivitet te ulet dhe ato me konduktivitet normal, 9 Pika lekure, nishane, neve, Kondiloma, fibroma, rrudha, verruca ect) pa krijuar shenja, ulje te nivelit te lekures, c’ngjyroje dhe po aq e rendesishme pa qene nevoja te perdoresh anestezi, pervec disa nderhyrjeve te caktuara . pjesa e trajtuar eshte automatikisht e ftohur nga evaporimi I likideve te zones se lenduar pergjate operacionit ( ne rastet e patologjive ( semundjeve) me inde me konduktivitet elektrik te barabarte me konduktivitetin e qelizave normale, duke mos mbinxehur indet rreth e rrotull.
Avantazhet
Mundesia per te operuar ne indet me konduktivitet te keq ( pa vitalitet)
Indet rreth e rrotull perfshihen minimalisht
Nuk ka nevoje per anestezi
Nuk ka nevoje per hemostaze
Nuk ka nevoje per ilace
Ne kontakt me indet, vetlimitohet pa shok
Maja e kontaktit mbetet gjithmone e paster
Pa dhimbje , pa gjakderdhje
Pa Garza, pa nevojen e qepjeve kirurgjikale, pa fasho, pa pansament
Handy
Eshte nje aparature mjeksore ne grupin e elektrobisturive per perdorim ambulator mikrokirurgji ne dermatologjine kirurgjikale dhe dermatologjine estetike per nderhyrje mini derm abrasive
Perdorimi I aparatit dermatologjik mikrokirurgjikal siperfeqesor Handy excellence , eshte I rezervuar personelit mjeksor ne dermatologji, apo kirurgji estetike, per pacient dhe procedura qe s’kane nevoje per shtrim ne spital.
Indikimet e perdorimit te Handy exelence , jett plasma vakum jane te meposhtmet;
Blepharoplasty
Blefarolifting
Akne ne fazen active dhe cikatricet posthumous ( shenjat e kuqe post akne)
Cikatrice ( shenja) te vjetra post akne
Xantelasma
Korn kutan ( Epidermal horn)
Keratoze aktinike, seboreike, senile,
Keratoakantom
Tylome
Angiokeratoma
Rrudhat e shprehjes dhe rrudhat rreth syrit
Kist sebacee
Verruca ( vulgare, seboreike, senile)siperfaqesore me dimensione maksimum 1 cm
Hipopigmentime ( c ‘ngjyrosje te lekures), njolla kafe ne lekure dhe Cloasma, lentingo solaris.
Fibroma, Nevi, Angioma senil me dimensione maksimumi 0,5 cm
Resurfacing dhe Mikropiling
Heqja dhe zbardhimi I tatuazheve te vegjel.
Mikro – dermabrasion
Mikro Dermabrazion eshte nje teknike dermatologjike kirurgjikale noninvazivee simplifikuar. ( Soft Surgery) e bere nga rrjedhja e elektroneve e konvertuar me limitim korrenti constant.
Ndryshe nga radio frekvenca dhe laseri, resurfacing with Handy mund te behet ne zonat e paprekura pa rrezikuar ndryshimin e ngjyres midis zonave te trajtuara dhe te patrajtuara. Kjo do te thote qe mund te pastrosh nje pjese te njollave ne lekure ( cloasma apo plakka senile apo quka) dhe pastaj te vazhdojme, me vone me pjeset rretherrotull. Duke perdorur laser apo radiokirurgji , eshte e zakonshme te leshe zona me ngjyre te ndryshme apo totalisht te depigmentuara ( c ngjyrosura)
Po ashtu mund te performosh edhe piling kimik. Zona e trajtuar duhet te jete ne vazhdim, ne rastin e pilingut ne fytyre, ndryshe , duhet te shkoje posht harkut mandibular ndryshe rrezikon te lesh zona me diference ne ngjyre pas perfundimit te trajtimit.
Handy tejkalon limitet e kirurgjise tradicionale dermatologjike. Ne shume raste, nese zona e lejon, eshte e mundur te nderhysh edhe vetem ne shtresen e keratinociteve pa lene krusta pas operationit. Me sakt per te evituar formimin e krustave ( koreve) te medha te cilat mund te cahen pa dashje ne gjume, mundet ta ndalosh procedure dhe ta vazhdosh ne nje séance tjeter. Ne rastin qe duhet te nderhysh me thelle ne lekure, renija e krustave ( koreve) zgjat nga 3 deri ne 10 dite. Nuk do kete zona te dukshme ne kirurgji, ndryshe nga las eri dhe radiokirurgjia melanocitet dermike nuk do stimulohen. Permeteper nuk ka nevoje per qepje, apo pansament pas perfundimit te kirurgjise, meqenese me Handy nuk krijohet plage qe rrjedh gjak. Indet jane te thata, the zona e trajtuar mund te preket pas perfundimit te procedures kirurgjikale. Kjo eshte shume e rendesishme kur trajtohen nishane, fibroma, veruka apo lezione te tjera me relief, per te qene ne gjendje te zbusesh dhe pastrosh formacionin e trajtuar duke respektuar indet rreth e rrotull.
Indet me konduktivitet te varfer jane te veshtira per tu trajtuar me diathermosurgery. Korrenti diathermokirurgjikal ndjek rrugen me te shkurter elektrike, ndonjehere e padeshiruar. Indet e deshidratuara ( te thata) me diatermkirurgji funksionojne si isolues, duke ndaluar mberritjen e kollajshme deri ne fund te lezionit. Po ashtu depolarizimi I fundeve te lira nervore, shkakton nje ndjesi te papelqyeshme shkarkimi elektrik I cili ben te nevojshme anestezine locale.
Diathermokirurgjia nuk merr ne konsiderate diferencen ne konduktivitet te indeve. Pershembul nje tiloma, veruka vulgare apo seborea jane percjelles te dobet, ndaj edhe te veshtire per tu rajtuar, ndersa lekura dhe enet e gjakut jane percjelles shume te mire, dhe te lehte per tu trajtuar. Gjate nje kirurgjie me diathermokirurgjine , me te njejten fuqi, indet e shkaterruarra jane ato me percjellshmeri me te mire.
Handy , duke marre parasysh te gjitha si me siper, te lejon te nderhysh ne menyre efektive dhe te lehte ne indet me percjellshmeri te keqe apo normale, pa shkaktuar gropa, c ngjyrosje, mbinxehje te indeve rreth e rrotull, pa qene nevoja te vendosesh anestezi. Po ashtu perdorimi I rrjedhjes se elektroneve te transformuar, nuk ka nevoje per pllake mbrojtese apo syze mbrojtese per dermatologun. Siperfaqja e zones se trajtuar ndryshe nga pas trajtimit me metodat e tjera , mbetet e thate, nuk rrjedh gjak, dhe nuk duhet trajtuar pas mbarimit te operacionit.
Kontraindikimet
Handy Plasma exelent , eshte nje mjet kirurgjikal, perdorimi I te cilit u rezervohet vetem personelit te specializuar mjeksor ne dermatologji kirurgjikale.
Duhet te evitohet perdorimi tek pacient me ;
Pacemaker apo implante te tjera elektronike.
Vuajne me semundje zemre
C’rregullim presioni gjaku
Me semundje serioze te sistemit nervor
Shtatzane
Gjakderdhje
Epileptic
Mbartes se protezave metalike
Me c’rregullime ndjeshmerie termodolorifikante ( temperature dhe dhimbjeje)
Ne gjendje te pavedijeshem dhe femijeve infant
Perdori I Handy nuk eshte I pershtatshem per
Koagulim
Prerje
Depilim
Kirurgji syri
Carboxytherapy , Co2 . Trajtimi me karbon
Aparati me I fundit Co2 Carbomed per nje trajtim mjeksor konfort dhe dhe me parametra terapeutik te ndryshueshem per te bere trajtimin e karboxytherapy te pershtatshem, individualisht per cdo pacient dhe cdo shqetesim.
Karboksiterapia eshte nje trajtim mjeksor I cili konsiston ne administrimin e gazit CO2 nenlekure apo intradermic per qellime terapeutike, nepermjet perdorimit te mikro injektimeve te lokalizuara me age mezoterapie apo botoksi
Shume studime shkencore tregojne qe Karboksiterapia permireson elasticitetin e lekures, riaktivizon mikro qarkullimin e gjakut, stimulon fibrat e kolagjenit, dhe thyen membranat e adipociteve ( dhjamore) duke shkaktuar nje efekt lipolitik ( tretja e dhjamit)dhe lipazik ( tretja e triglicerideve) pa shkaterruar indet lidhese , enet e gjakut dhe strukturat neuronale perreth.
Siguria
Co2 eshte non toksik, dhe karboksiterapia eshte nje procedure e sigurt. Dioksidi I karbonit eshte natyral, prodhohet nga trupi yne dhe edhe ne doza te larta depozitohet ne nivele fiziologjike. Pas cdo trajtimi gazi CO2 absorbohet Brenda 5 – 10 minutave .
CO2 nuk eshte toksik dhe nuk krijon embolizem
Nuk rrit presionin e gjakut
Nuk rrit nivelet e CO2 ne gjak
Nuk prodhon radikale te lire
Nuk shkaterron indet konektive te thella
Nuk krijon reagim alergjik
Eliminohet dhe filtrohet ne menyre natyrale fiziologjike
Mekanizmat e veprimit
NEO ANGIOGENESIS
Nepermjet vleresimit mikroangiologjik me video-kapilaroskopi me prove optike- ka qene e mundur te assistohet procesi I formimit te kapilerave te rinje ne kohe reale.
Efekti I pare direct mekanik qe rezulton nga injektimi me diogsid karbon eshte vasodilatacioni I fuqishem, pervec kesaj eshte prezente nje rritje e perfuzionit te zonave te trajtuara plus pulsation arterial ( Arteorial Sphigmicity ). Edhe nje presion I pjesshem I CO2 ne inde , rrit ne menyre te ndjeshme pas administrimit subkutan te CO2.
STIMULIMI I KOLAGJENIT
Studimet shkencore tregojne nje reorganizim te fibrave te kolagjenit si pergjigje ndaj injektimeve me gaz CO2. Duket sikur nje mesazh I forte u dergohet qelizave te dermit duke nxitur ( triger) nje process natyral restaurimi. CO2 e permireson kete process se pari nepermjet nje rritje te rivaskularizimit dhe pas kesaj duke rritur clirimin e sasise se oksigjenit ne zonen e trajtuar, duke permiresuar “procesin riparues”
LIPOLIZA DHE AKTIVIMI I RECEPTOREVE
Si efekt sekondar CO2 aktivizon lipolizen dhe lipoclasis te membranes se adipociteve ( Bohr Effect rrit aktivizimin e receptoreve te lipolyzes). Ky efekt eshte I lidhur me hiper zgjerimin e receptoreve te jashtem subkutan ( i.e korpuskujt Pacini dhe Golgi). Aktivizimi I tyre con ne clirimin e substancave algogjenike si bradikinine, histamine, serotonine dhe katekolamina
BOHER EFFECT
Efekti Boher konsiston ne tendencen e hemoglobines per te reduktuar afinitetin e saj per oksigjen kur rritet ne gjak perqendrimi I gazit CO2.
Kjo detyron hemoglobinen te cliroje me shume oksigjen ne siperfaqen e indeve dhe muskujve . Administrimi I gazit CO2 ne inde promovon hidratimin nepermjet procesit te formimit te acidit H2CO3 acid carbonic I eritrociteve. I cili ndahet ne ionet , H+ dhe bikarbonat HCO3-
CO2 + H2O => H+ + HCO3-
Fushat e Aplikimit te Karboksiterapise.
AKROCIANOSIS, ANTI – AGING, KONTURIMI I TRUPIT, CELULITI, RRATHET E ZI TE SYVE,
RENIJA E FLOKEVE, LYMFEDEMA, DHJAM I LOKALIZUAR, TERAPIA E DHIMBJES, FLOBOLOGJI, PSORIASIS, RAYNOUD SINDROM, RESTLES LEG ( KEMBA E PASHPLODHSHME), SHENJA, DISFUNKSION SEKSUAL, LAKSITETI I LEKURES, MJEKSIA SPORTIVE, CARJET E LEKURES, ( STRIA STRETCH MARKS,) STRIAE DISTENSAE.
Radiofrekvenca ( RF) , Ultrasound Kavitacion ( 40K) , dhe Vakum Radiofrekvence ( 4 ne 1)
Nje nga aparaturat me performante mjeksore ne teknologjine lifting dhe te dobesimit EBD ( energy based device) me nje system protokollesh me te mirat ekzistuese, Me mundesine e individualizimit te trajtimeve ne secilen nga parametrat e seciles teknologji per ta bere trajtimin mjeksore te matshem, te pershtatur me nevojat specifike te secilit pacient. Po ashtu me sistemin e kontrollit termik me performant per te evituar diskonfortin gjate trajtimit por edhe me e rendesishme per te siguruar nje trajtim shume efikas dhe shume te sigurt.
Pershkrimi I funksionimit
Rf Lifting
Procedura lifting e radio frekvences eshte nje efekt mbi lekure dhe dhjam prej rrymave elektriktrike me frekvence te larte, si rezultat I se cilit, lekura dhe dhjami ngrohen dhe perfitohet nje efekt I deshiruar estetik.
Kompresioni dhe tretja e krijuar nga ultrasound, con ne krijimin e pavazhdueshmeris ne vazhdueshmerin e likidit- cavitacion. Kavitacioni zgjat per nje kohe te shkurter dhe perfundon shpejt, shoqerohet me nje sasi te madhe clirimi energjie per nje volum te vogel. Substanca ngohet dhe molekulat ionizohen dhe shkeputen. Proceset fizike, te shkaktuara nga ekspozimi ne ultratinguj shkaktojne keto efekte kryesore ne objektet biologjik si te pershkruara me poshte.
Mikrovibrime ne nivelin qelizor dhe subqelizor;
Shkaterrimin e makromolekulave;
Ristrukturimin dhe shkaterrimin e membranes biologjike, ndyshime ne permeabilitetin e membranes;
Efekt termik
Shkaterrimi I qelizave dhe mikroorganizmave
Kombinimi I energjise vakum me sinjalet RF. Procesi I trajtimit perfshin tesutin konektiv fibrillar te llojeve te ndryshme. Masazh puls jep kontribut ne shkaterrimin efektiv te dhjamit dhe zvogelimin e akumulimit ne te ardhmen. Masazhi I thelle I cili performohet ne zona te ndryshme te trupit eshte I kombinuar me dranazh limfatik, I cili ndihmon ne permiresimin e metabolizmit, thyerjen e depozitave te dhjamit, dhe pastrimin e toksinave. Volumi I detoksifikimit kur perdoren kupat e vakum rf rritet me 4 here krahasimisht me masazhin e bere me dore. Si rezultat lekura behet me elastike, perfiton nje paraqitje te shendetshme dhe terheqese, dhe ndodh natyrshem procesi I rinimit.
Fuksioni I terapise Radio Frekvence
Kur lekura dhe dhjami ngohen dhe mberrihet temperature 42 grad, enzimat ( Molekulat proteinike) fillojne te thyhen. Kur lekura ngrohet ne kete temperature apo me lart, fibrat e kolagjenit ( proteina fibrilare, e cila eshte baza e tesutit konzhuktiv dhe siguron elasticitetin dhe densitetin ) kontraktohen dhe shtrengohen. Si rezultat nje efekt estetik I dukshem mberrihet; lekura eshte me e shtrenguar, rrudhat te reduktuara, Demtimi I kolagjenit shkakton sintezen e molekulave te reja, te cilat ne disa muaj do zevendesojne pjeserisht qelizat e vjetra. Ngrohja e shtreses dhjamore subkutane, shkakton shkaterrimin e membranes te qelizave dhjamore, e cila con ne zvogelimin e celulitit.
Tesuti konjuktive zbutet, dhe aktivizohet procesi I lipolizes ( tretja e dhjamit) ne adipocite ( qelizat dhjamore) qelizat dhjamore shkaterrohen pjeserisht dhe permiresohet qarkullimi I limfes dhe gjakut.
Ne plus, efekti I rrymave elektrike sebashku me temperaturen e larte, dilaton enet e gjakut, promovon nje rrjedhje me aktive te limfes, duke rritur sintezen e antitrupave. Keto efekte jane per kohe te shkurter, dhe jane thjesht nje lloje bonusi nga efekti lifting i radiofrekvences.
Funksioni I ultratinguj kavitacionit.
Bazat e veprimit fiziologjik te ultratinguj cavitacionit jane 3 faktore kryesor;
Mekanik
Fizik-kimik
Termik
Efekti mekanik I ultratingujve eshte fale presionit akustik te ndryshueshem dhe konsiston ne vibrues mikromasazh te tesuteve ne nivelin qelizor dhe nenqelizor, duke rritur permeabilitetin qelizor, introqelizor dhe membranes , fale efektit depolimerizues ne acidin hialuronik.
Veprimi fizik-kimik I ultratingujve vendoset nga fakti qe energjia mekanike shkakton rezonancen mekanike ne tesutet e trupit, nen influencen e se cilas levizja e molekulave pershpejtohet dhe ndodh rritja e shnderrimi ne ione, ndryshon gjendja isoelektrike, ndertohen fusha te reja elektrike, dhe ndryshime elektrike ndodhin ne qelize. Struktura e valeve dhe gjendjes se mbrojtjes hidrike ndryshon, radikale te lire dhe produkte te ndryshme te sonolises ( shperberja ne komponent kimik nen efektin e tingujve ne vecanti ultratingujve) se tretesve biologjik shfaqen, shfaqet nje gjendje eksitimi elektronik, dhe ndryshon procesi I peroksidimit te yndyrnave. Nje efekt local stimulimi I proceseve fizik-kimike dhe biologjike fillon ne tesute , po ashtu fillon nje rritje ne metabolism. Kjo ne vecanti shprehet ne ne ndryshimet ne fosforilimin oksidativ te melcise, veshkave , rritjen e tesutit respirator, ndryshime ne procesin glikolik dhe aktivitetin metabolik te pentose Fosfate Karbohidrate, revitalizimin e metabolizmit te proteinave dhe nucleotideve, rritja e aktivitetit mitotic te qelizave, rritje te qarkullimit te gjakut dhe limfes. Ultratingujt mund te konsiderohen si katalizator per proceset fiziko-kimike, biologjike dhe biofizike te trupit. Efekti termik ne intensitet te ulet ultratinguj eshte I neglizhueshem, rezulton nga transformimi I energjise mekanike ne ate termike. Nxehtesia blidhet zakonisht nga limitet e mediave te ndryshme per shkak te differences ne rezistence akustike, po ashtu edhe ne tesutet qe absorbojne energjine ultratingujt ( system nervos, kocka) kryesisht dhe po ashtu ne zonat ku nuk ka mjaftueshem gjak, sepse gjaku prodhon ngrohtesi. Ndaj ne keto vende mbinxehtesia eshte e mundeshme.
Veprimi I ketyre 3 faktoreve ( mekanik, fiziko-kimik dhe termik) eshte I ngushte I lidhur me njeri tjetrin dhe shpesh nderveprojne. Nen influencen e ultratingujve , ngrihet mikrofluksi nderqelizor, ( levizje rrotulluese te citoplasmes) e cila stimulon funksionine elementeve qelizor dhe qelizen si nje e tere. Demtime mikroalterative te struktures qelizore , ne vecanti ne membrane lipoprotein lisosomeve , ngrihen nen influencen e energjise se ultratingujve. E cila con ne nderprerjen e ambjentit hemostatic nderqelizor. Dhe aktivizon mekanizmat mbrojtes , rigenerimin nderqelizor, ect, I cili ka po ashtu rendesi ne mekanizmin e veprimit te ultratingujve.
Funksioni I Vakum Radio Frekvence
Duke masazhuar lekuren ne veprojme ne te gjitha shtresat e saj, lekure, ene gjaku, dhe muskuj, gjendrat e djerses dhe yndyrore, systemin nervos qendror. Rf Vakum ka nje efekt te shumllojshem ne lekure.;
– E pastron nga shtresat e vdekura te lekures epidermen, dhe sebashku me to nga trupat e huaj ( pluhur, pisllek ect) te ngelura neper pore. Mikrobet zakonisht lokalizohen ne siperfaqen e lekures.
– Funksioni secretor I gjendrave te djerses dhe gjendrave sebacee permiresohet dhe dalje eksretore te tyre pastrohen,
– Aktivizohet qarkullimi I gjakut dhe limfes, eliminohet efekti I stazes venose, suporti I gjakut ne lekure permiresohet dhe bashke me te permiresohet edhe ushqimi I lekures, , duke patur rezultatin qe lekura e zbehte e leshuar e thate behet roze elastike dhe e mendafshte. Rritet ndjeshem rezistenca e saj ndaj faktoreve mekanik dhe te temperatures.
– Permiresimi I tonit te lekures dhe muskujve, e cila e ben lekure te lemuar, kompakte dhe elastike.
– Permiresohet metabolizmi local dhe I pergjithshem, meqenese lekura merr pjese ne metabolizmin e pergjithshem te trupit.
Impakti I Rf Vakum terapi ne systemin nervos
Sistemi nervos ndikohet fillimisht nga vakum masazh sepse ne lekure ndodhen nje sasi e madhe fundesh nervore. Duke ndryshuar intensitetin, tipin dhe kohezgjatjen e e vakum, eshte e mundur te reduktosh apo risesh iritabilitetin nervor, te perforcosh dhe rigjenerosh reflekset e humbura, te permirsosh trofismin e tesuteve, dhe aktivitetin e organeve te ndryshme.
Rf Vakum terapi ka nje impact te njohur ne systemin nervos periferik, duke lehtesuar dhe eliminuar dhimbjet, permireson konduktivitetin nervor, pershpejton procesin e rigjenerimit, parandalon apo redukton problemet trofike dhe vasomotore.
Me levizje te ngadalta te pjeseve te vakum rf, irritabiliteti I tesuteve te masazhuara reduktohet, dhe kjo ka nje efekt qetesuaes mbi systemin nervos. Me levizje te shpejta dhe energjike, rritet irratibiliteti I tesuteve te masazhuara.
Impakti I Rf Vakum terapi ne muskuj dhe artikulacione
Nen influencen e vakum masazhit dhe stimulimin simultan te sinjalit te Radio Frekvences, rritet elasticiteti I fibrave muskulare, dhe funksioni kontraktues I tyre, atrofia muskulare ngadalesohet, po ashtu bie hipotrofia muskulare . rf vakum masazh ndihmon ne performance muskulare, ndersa pershpejton rekuperimit e muskujve pas nje ngarkese te madhe fizike. Edhe me nje masazh te shkurter 2-3 min, funksioni I muskujve te lodhur eshte me I mire se sa pas nje pushimi 20 – 30 minuta.
Rf vakum terapi ka nje impact domethenes ne artikulacione ( kyce) . Nen influencen e masazhit , permiresohet qarkullimi I gjakut ne artikulacione dhe indet rrethuese, aparati articular behet me I forte, pershpejtohet resorbimi I efuzionit articular dhe I depozitave patologjike ne indet peri artikulare.
Impakti I Rf Vakum Terapi ne metabolism
Vakum RF Terapi ka nje efekt te diversifikuar ne procesin metabolic. Nen influencen e masazhit rritet urinimi, sasia e hemoglobinave , celizave te kuqe dhe qelizave te bardha rritet ne gjak.
Vakum Masazh Rf Terapi nuk rrit sasin e acidit laktik ne muskuj, po ashtu as te acideve organic, akumulimi I te cilave con ne zhvillimin e acidozes. Kjo shpjegon efektin e mire perfitues edhe mbi muskujt e lodhur . duke rritur metabolizmin , masazhi ndihmon te bjeri masa dhjamore ne trup.
Impakti I Vakum Rf Terapy ne shtresen dhjamore subkutane.
Vakum Rf Terapy ka nje influence direkte ne indin dhjamor ( adipos) nepermjet nje efekti te gjeneralizuar ne metabolism. Duke rritur proceset metabolike te trupit, rritet clirimi I dhjamit nga depozitat dhjamore, Vakum Terapi se bashku me sinjalet radiofrekvences kontribojne ne “djegjen “e dhjamit ne ekses ne indet adipose. Duhet cilesuar qe masazhi vakum per humbjen ne peshe eshte nje trajtim I gjate me rreth 15 seanca dhe duhet shoqeruar me ushtrime fizike.
Impakti I Vakum Rf Tearpi ne systemin e qarkullimit te gjakut dhe limfes.
Vakum Rf Terapi shkakton nje ekspansion te funksionit kapilar , hapjen e rezervave kapilare, e cila krijon nje rrjedhje me abundente te gjakut , jo vetem ne zonen e masazhuar por edhe ne organet e brendeshme, e cila rrit shnderrimin e gazrave midis gjakut dhe indeve ( Oksigjeno Terapi) Vetem nje centimeter katror seksion kryq I muskujve punojne 31 kapilare dhe pas masazhit me Vakum Rf numri I tyre rritet ne 1400! Celja e rezervave kapilare nen influencen e vakum masazh ndihmon ne permiresimin e redistribucionit ( rishperndarjes se gjakut ne trup e cila ndihmon ne facilitetin e funksionin te zemres. Meqenese rritet dhe permiresohet puna e zemres natyrshem indirekt rritet clirimi fluksi dhe qarkullimi I limfes ne trup, meqenese eshte zemra ajo qe funksionon si pomp edhe per qarkullimin limfatik ( meqenese qarkullimi limfatik nuk ka nje system pulsimi te vetin)
Po edhe ne menyre deirekt Vakum terapia ka nje impact te madh ne qarkullimin limfatik. Fluksi I limfes eshte normalisht shume I ulet; 45 mm per second. Nen influencen e vakum masazh me eksposimin ne te njejten kohe ne sinjale RF dhe levizjet fizike te masazhit- levizjet ne drejtimin centripetal- enet limfatike te lekures zhkarkojne me lehte dhe dhe pershpejtohet fluksi limfatik.
Pervec ndikimit direct ne rrjedhjen locale te fluksit limfatik , ky lloj masazhi vakum terapi ka edhe nje efekt reflex ne te gjithe systemin limfatik te trupit, duke permiresuar funsionin tonik dhe vasomotor te eneve limfatike.