Kurs trajnimi për mjekë, të cilët duan të shtojnë në praktikën e tyre të përditshme edhe injektimin me acid hialuronik. Është i konceptuar si një ABC apo guide line për një mjek fillestar
dhe jo vetëm.
Çdo gjë që një mjek duhet të dijë për acidin hialuronik,
rolin dhe efektet e tij.
Çdo gjë për fillerat në përgjithësi. Biokimi, histopatologji e lëkurës, anatomi e lëkurës dhe fytyrës (muskujt, nervat, dhjami, enët e gjakut) anatomi dinamike.
Karakteristikat e fytyrës.
Fytyra dhe mosha, fytyra dhe bukuria, procesi i plakjes, procesi i rinimit, teknikat e rekomanduara, zonat e rrezikshme.
Si konceptohet një rast trajtimi?
Si të njohim pacientin?
Si të kuptojmë kërkesat e tij?
Pacienti perfekt, pacienti që nuk duhet ta trajtoni ju.
Anamnezë live pacientësh. Rastet kur nuk injektohet. Efektet sekondare.
Si hapet fjola?
Si mbahet dora gjatë injektimit? Dezinfektimi, plani, fotografitë.
Raste live pacientësh dhe pacientë të trajtuar nga kursantë.
3 orë përmbledhje e temave më kryesore për të qënë të aftë të bëni një filler perfekt.
Një përmbledhje në bullet points e eksperiencës time pothuajse 20-vjeçare.