Injektimi i Botulinum Toxina në glabella ( midis vetullave) rekomandohet si trajtim mjeksorë në rastet ( e përsëritshme dhe rezistente) rekurente dhe refraktare ndaj trajtimit, në migrenë, në depresion dhe pagjumësi kronike.
Ne e quajmë ” zonën e lumturisë ” apo ” Të shohësh botën roze”. Injektimi i Botulinium Toxines ne zonën mdis vetullave ka nje ndikim indirekt në atë zonë të trurit përgjegjëse për clirimin e hormonit të lumturisë.
Ndaj injektimi i Botox, Dysport, Vistable, Azalur ect në zonën intraglabelare apo midis vetullave nuk është thjesht estetik as vetëm emocional, por jep një zgjidhje mjeksore shumë efikase. Rezultati është aq i mirë sa në vëndet nordike trajtimi sponsorizohet nga shteti prej 10 vitesh, si trajtim alternativë, kur pacienti ka migrenë apo depresion kronikë dhe mjekimet e tjera rezultojnë jo efikase.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi