Nga Dr.Rudina Thanasi
Në të gjitha kohërat bukuria ka qenë e vlerësuar, e kërkuar dhe e idealizuar. Syri njerëzor gjithmonë ka qenë i etur për bukuri, sidomos atë njerëzoren. Ndaj edhe ato produkte dhe procedura që e vendosin në pah bukurinë, kanë ekzistuar, janë bashkëzhvilluar dhe kanë karakterizuar qytetërimet e mëdha, dhe fatin e tyre. Historia është e gjatë dhe fillon nga Helena e Trojës deri tek Peelingu kimik. Në Egjiptin e Lashtë peeling kimik kirurgjikal ishte një trajtim i rezervuar Hyjnorëve, vetëm Faraonëve apo Rimel, ishte princi i parfumeve dhe parfumeristi i Mbretëreshë Viktorias së Anglisë.