Radiofrekuencë, Ultratinguj dhe Vakum RF – 4 Teknologji Dobësimi dhe Rimodelimi Trupor

Radiofrekuencë (RF), Ultratinguj Kavitacion (40K) dhe Vakum RF (4 në 1)

Kjo është një nga aparaturat më performante në dermatologjinë estetike për lifting të lëkurës dhe reduktim të yndyrës lokale. Pajisja përdor teknologjitë EBD (Energy Based Device) dhe kombinon disa metoda moderne për trajtime estetike të sigurta dhe efektive.

Sistemi lejon individualizimin e trajtimit për çdo pacient. Parametrat e çdo teknologjie mund të rregullohen sipas nevojave specifike të lëkurës dhe trupit.

Për më tepër, pajisja është e pajisur me kontroll termik të avancuar, i cili ndihmon në:

  • reduktimin e shqetësimit gjatë trajtimit
  • rritjen e sigurisë së procedurës
  • përmirësimin e rezultateve estetike

Si funksionojnë teknologjitë e trajtimit

RF Lifting (Radiofrekuencë)

Lifting me radiofrekuencë është një procedurë që përdor rryma elektrike me frekuencë të lartë për të ngrohur shtresat e lëkurës dhe të indit dhjamor.

Ngrohja e kontrolluar e indeve stimulon:

  • kontraktimin e fibrave të kolagjenit
  • përmirësimin e elasticitetit të lëkurës
  • reduktimin e rrudhave
  • shtrëngimin e lëkurës

Kur temperatura e indeve arrin rreth 42°C, aktivizohet procesi i rigjenerimit të kolagjenit. Në muajt pas trajtimit, trupi prodhon kolagjen të ri, duke përmirësuar strukturën dhe tonin e lëkurës.

Ngrohja e shtresës dhjamore ndihmon gjithashtu në:

  • reduktimin e celulitit
  • përmirësimin e qarkullimit të gjakut
  • stimulimin e drenazhimit limfatik

Ultratinguj Kavitacion

Ultratingujt kavitacionalë përdorin valë akustike për të krijuar mikrovibrime në nivel qelizor. Këto vibrime shkaktojnë fenomenin e quajtur kavitacion, i cili ndihmon në shpërbërjen e qelizave dhjamore.

Efektet kryesore të ultratingujve janë:

  • mikromasazh në nivel qelizor
  • rritje e permeabilitetit të membranave qelizore
  • stimulim i metabolizmit
  • përmirësim i qarkullimit të gjakut dhe limfës

Procesi ndihmon në reduktimin e depozitave të yndyrës dhe përmirësimin e strukturës së indeve.


Terapia Vakum RF

Terapia Vakum RF kombinon energjinë e radiofrekuencës me masazhin vakum. Ky kombinim ndihmon në stimulimin e indeve dhe përmirësimin e metabolizmit lokal.

Trajtimi përfshin:

  • masazh të thellë të indeve
  • drenazh limfatik
  • stimulim të qarkullimit të gjakut

Rezultatet përfshijnë:

  • reduktim të yndyrës lokale
  • përmirësim të elasticitetit të lëkurës
  • detoksifikim të indeve
  • përmirësim të pamjes së lëkurës

Studimet tregojnë se detoksifikimi i indeve me vakum RF mund të jetë deri në katër herë më efektiv se masazhi manual.


Efektet e Vakum RF në organizëm

Efekti në lëkurë

Masazhi vakum RF vepron në disa shtresa të lëkurës dhe stimulon funksione të ndryshme biologjike.

Efektet kryesore janë:

  • pastrimi i epidermës nga qelizat e vdekura
  • përmirësimi i funksionit të gjëndrave sebacee dhe të djersës
  • stimulimi i qarkullimit të gjakut dhe limfës
  • rritja e elasticitetit dhe tonit të lëkurës

Si rezultat, lëkura bëhet më e shëndetshme, më elastike dhe më e ndritshme.


Efekti në sistemin nervor

Lëkura përmban një numër të madh receptorësh nervorë. Për këtë arsye, masazhi vakum RF ndikon edhe në sistemin nervor.

Trajtimi mund të:

  • reduktojë ndjesinë e dhimbjes
  • përmirësojë konduktivitetin nervor
  • stimulojë rigjenerimin e indeve

Lëvizjet e ngadalta të aplikatorit kanë efekt relaksues, ndërsa lëvizjet më energjike stimulojnë aktivitetin nervor.


Efekti në muskuj dhe artikulacione

Terapia vakum RF ndikon pozitivisht edhe në sistemin muskulor.

Ajo ndihmon në:

  • rritjen e elasticitetit të fibrave muskulore
  • përmirësimin e funksionit kontraktues
  • përshpejtimin e rikuperimit pas lodhjes fizike

Masazhi përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut në artikulacione dhe indet përreth tyre.


Efekti në metabolizëm

Vakum RF stimulon proceset metabolike në organizëm.

Ndikimet kryesore janë:

  • rritje e metabolizmit të indeve
  • stimulim i eliminimit të toksinave
  • reduktim i masës dhjamore

Për rezultate optimale në humbjen e peshës, trajtimi zakonisht përfshin rreth 15 seanca dhe rekomandohet të kombinohet me aktivitet fizik.


Efekti në qarkullimin e gjakut dhe limfës

Masazhi vakum RF stimulon hapjen e kapilarëve dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Kjo ndihmon në:

  • rritjen e oksigjenimit të indeve
  • përmirësimin e qarkullimit limfatik
  • eliminimin e toksinave nga organizmi

Si rezultat, përmirësohet funksionimi i përgjithshëm i sistemit qarkullues dhe i metabolizmit.

Dr. Md. Rudina Thanasi

Handy Excellence Plasma – Teknologjia Më e Re në Kirurgjinë Estetike

Kirurgji jo invasive

Handy eshte nje gjenerator bisturi elektrike me korrent constant pulsues radio frekvence me voltazh te larte. I cili ne menyre selektive djeg indet te cilat kane kondiktuvitet te dobet. Ky apparat lindi nga nevoja per te nderhyre ne patologjite e zbardhimit ku perdorimi I laserave dhe diatermokauter eshte I veshtire.

Kjo aparature innovative cliron nje rrjedhje elektronesh , nje lloje shkarkese elektrike shume mire e modeluar dhe e kontrolluar , e afte te punoje pa veshtiresi edhe ne indet e dekeratinizuara , po ashtu te perdore fuqi shume te vogla per te mberritur rezultate te krahasueshme me laser shume te fuqishem dhe elektrokirurgjine. Perdorimi I elektroneve gjeneron nje rritje termike ne inde me resistence shume me te madhe elektrike. Rritja ne temperature perfshin vetem indet me konduktivitet te ulet elektrik ( pa vitalitet ) per shkak te efektit Joule ndersa nderhyn ne ted y edhe indet me konduktivitet te ulet dhe ato me konduktivitet normal, 9 Pika lekure, nishane, neve, Kondiloma, fibroma, rrudha, verruca ect) pa krijuar shenja, ulje te nivelit te lekures, c’ngjyroje dhe po aq e rendesishme pa qene nevoja te perdoresh anestezi, pervec disa nderhyrjeve te caktuara . pjesa e trajtuar eshte automatikisht e ftohur nga evaporimi I likideve te zones se lenduar pergjate operacionit ( ne rastet e patologjive ( semundjeve) me inde me konduktivitet elektrik te barabarte me konduktivitetin e qelizave normale, duke mos mbinxehur indet rreth e rrotull.

Avantazhet

Mundesia per te operuar ne indet me konduktivitet te keq ( pa vitalitet)
Indet rreth e rrotull perfshihen minimalisht
Nuk ka nevoje per anestezi
Nuk ka nevoje per hemostaze
Nuk ka nevoje per ilace
Ne kontakt me indet, vetlimitohet pa shok
Maja e kontaktit mbetet gjithmone e paster
Pa dhimbje , pa gjakderdhje
Pa Garza, pa nevojen e qepjeve kirurgjikale, pa fasho, pa pansament

Handy
Eshte nje aparature mjeksore ne grupin e elektrobisturive per perdorim ambulator mikrokirurgji ne dermatologjine kirurgjikale dhe dermatologjine estetike per nderhyrje mini derm abrasive

Perdorimi I aparatit dermatologjik mikrokirurgjikal siperfeqesor Handy excellence , eshte I rezervuar personelit mjeksor ne dermatologji, apo kirurgji estetike, per pacient dhe procedura qe s’kane nevoje per shtrim ne spital.

Indikimet e perdorimit te Handy exelence , jett plasma vakum jane te meposhtmet;

Blepharoplasty
Blefarolifting
Akne ne fazen active dhe cikatricet posthumous ( shenjat e kuqe post akne)
Cikatrice ( shenja) te vjetra post akne
Xantelasma
Korn kutan ( Epidermal horn)
Keratoze aktinike, seboreike, senile,
Keratoakantom
Tylome
Angiokeratoma
Rrudhat e shprehjes dhe rrudhat rreth syrit
Kist sebacee
Verruca ( vulgare, seboreike, senile)siperfaqesore me dimensione maksimum 1 cm
Hipopigmentime ( c ‘ngjyrosje te lekures), njolla kafe ne lekure dhe Cloasma, lentingo solaris.
Fibroma, Nevi, Angioma senil me dimensione maksimumi 0,5 cm
Resurfacing dhe Mikropiling
Heqja dhe zbardhimi I tatuazheve te vegjel.

Mikro – dermabrasion

Mikro Dermabrazion eshte nje teknike dermatologjike kirurgjikale noninvazivee simplifikuar. ( Soft Surgery) e bere nga rrjedhja e elektroneve e konvertuar me limitim korrenti constant.

Ndryshe nga radio frekvenca dhe laseri, resurfacing with Handy mund te behet ne zonat e paprekura pa rrezikuar ndryshimin e ngjyres midis zonave te trajtuara dhe te patrajtuara. Kjo do te thote qe mund te pastrosh nje pjese te njollave ne lekure ( cloasma apo plakka senile apo quka) dhe pastaj te vazhdojme, me vone me pjeset rretherrotull. Duke perdorur laser apo radiokirurgji , eshte e zakonshme te leshe zona me ngjyre te ndryshme apo totalisht te depigmentuara ( c ngjyrosura)

Po ashtu mund te performosh edhe piling kimik. Zona e trajtuar duhet te jete ne vazhdim, ne rastin e pilingut ne fytyre, ndryshe , duhet te shkoje posht harkut mandibular ndryshe rrezikon te lesh zona me diference ne ngjyre pas perfundimit te trajtimit.

Handy tejkalon limitet e kirurgjise tradicionale dermatologjike. Ne shume raste, nese zona e lejon, eshte e mundur te nderhysh edhe vetem ne shtresen e keratinociteve pa lene krusta pas operationit. Me sakt per te evituar formimin e krustave ( koreve) te medha te cilat mund te cahen pa dashje ne gjume, mundet ta ndalosh procedure dhe ta vazhdosh ne nje séance tjeter. Ne rastin qe duhet te nderhysh me thelle ne lekure, renija e krustave ( koreve) zgjat nga 3 deri ne 10 dite. Nuk do kete zona te dukshme ne kirurgji, ndryshe nga las eri dhe radiokirurgjia melanocitet dermike nuk do stimulohen. Permeteper nuk ka nevoje per qepje, apo pansament pas perfundimit te kirurgjise, meqenese me Handy nuk krijohet plage qe rrjedh gjak. Indet jane te thata, the zona e trajtuar mund te preket pas perfundimit te procedures kirurgjikale. Kjo eshte shume e rendesishme kur trajtohen nishane, fibroma, veruka apo lezione te tjera me relief, per te qene ne gjendje te zbusesh dhe pastrosh formacionin e trajtuar duke respektuar indet rreth e rrotull.

Indet me konduktivitet te varfer jane te veshtira per tu trajtuar me diathermosurgery. Korrenti diathermokirurgjikal ndjek rrugen me te shkurter elektrike, ndonjehere e padeshiruar. Indet e deshidratuara ( te thata) me diatermkirurgji funksionojne si isolues, duke ndaluar mberritjen e kollajshme deri ne fund te lezionit. Po ashtu depolarizimi I fundeve te lira nervore, shkakton nje ndjesi te papelqyeshme shkarkimi elektrik I cili ben te nevojshme anestezine locale.

Diathermokirurgjia nuk merr ne konsiderate diferencen ne konduktivitet te indeve. Pershembul nje tiloma, veruka vulgare apo seborea jane percjelles te dobet, ndaj edhe te veshtire per tu rajtuar, ndersa lekura dhe enet e gjakut jane percjelles shume te mire, dhe te lehte per tu trajtuar. Gjate nje kirurgjie me diathermokirurgjine , me te njejten fuqi, indet e shkaterruarra jane ato me percjellshmeri me te mire.

Handy , duke marre parasysh te gjitha si me siper, te lejon te nderhysh ne menyre efektive dhe te lehte ne indet me percjellshmeri te keqe apo normale, pa shkaktuar gropa, c ngjyrosje, mbinxehje te indeve rreth e rrotull, pa qene nevoja te vendosesh anestezi. Po ashtu perdorimi I rrjedhjes se elektroneve te transformuar, nuk ka nevoje per pllake mbrojtese apo syze mbrojtese per dermatologun. Siperfaqja e zones se trajtuar ndryshe nga pas trajtimit me metodat e tjera , mbetet e thate, nuk rrjedh gjak, dhe nuk duhet trajtuar pas mbarimit te operacionit.

Kontraindikimet

Handy Plasma exelent , eshte nje mjet kirurgjikal, perdorimi I te cilit u rezervohet vetem personelit te specializuar mjeksor ne dermatologji kirurgjikale.

Duhet te evitohet perdorimi tek pacient me ;
Pacemaker apo implante te tjera elektronike.
Vuajne me semundje zemre
C’rregullim presioni gjaku
Me semundje serioze te sistemit nervor
Shtatzane
Gjakderdhje
Epileptic
Mbartes se protezave metalike
Me c’rregullime ndjeshmerie termodolorifikante ( temperature dhe dhimbjeje)
Ne gjendje te pavedijeshem dhe femijeve infant

Perdori I Handy nuk eshte I pershtatshem per
Koagulim
Prerje
Depilim
Kirurgji syri

Dr. Md. Rudina Thanasi