Çfarë lloj lëkure kam? (III) – Lëkura vërtet e yndyrshme, seborreike

Lëkura intensivisht seborreike karakterizohet nga një sekrecion shumë i bollshëm sebiumi. Zakonisht, zona rreth cepave të hundës, mollëzat në afërsi të hundës, midis vetullave, vetullat dhe kurora e kokës janë të acaruara dhe kanë zbokth. Për këta pacientë trajtimi është shumë më serioz dhe i vështirë për t’u menaxhuar vetë. Rekomandohet që në situatat “e krizës” të këshillohen me një specialist dermatolog deri në normalizimin e situatës.

Continue reading

Çfarë lloj lëkure kam? (V) – Lëkura me tendencë të thatë

Karakteristikë e kësaj lëkure është pamjaftueshmëria e ndjeshme e yndyrës. Këta pacientë prezantojnë rrudha të holla që në fëmijërinë e hershme. Gjatë adoleshencës qahen për një ndjeshmëri të lartë të lëkurës dhe një ndjesi tërheqjeje të theksuar, gjë që shpesh i bën nervozë  dhe shumë të ndjeshëm,  pothuajse gjatë gjithë kohës.Një rrudhë e ndjeshme poshtë syrit, e shfaqur rreth moshës 15 vjeç, bëhet  një shqetësim social.

Continue reading

Çfarë lloj lëkure kam? (IV) – Lekura e thate

Lekura e thate? Për të shmangur këtë gjë rekomandohen alternimi i kremërave ushqyes me ujëra intensivisht hidratues, emulsionet me fitohormone.
Në varësi të shkallës së thatësirës mund të evidentojmë 2 nënklasa: a) Lëkura me tendencë të thatë; b) Lëkura vetëm e thatë. Në varësi të shtresës kornoze, ka 2 nënklasa të tjera: a) Lëkurë e hollë e thatë; b) Lëkurë e trashë e thatë. Ngjyra po ashtu, ofron një tjetër nëndarje:  a) Lëkurë e thatë e bardhë në të verdhë; b) Lëkurë e thatë e përhime në gri.

Continue reading

Çfarë lloj lëkure kam? (VI) – Lëkura shumë e thatë apo e kartonizuar

Karakteristikë e kësaj lëkure është shkalla e lartë e tharjes. Lëkura duket si karton. Plaket shpejt dhe çfarëdo që t’i bësh nuk ndihesh dot rehat. Shpesh këta pacientë janë të papërqendruar, në dukje superaktivë për të shmangur ndërgjegjësimin e bezdisë së vazhdueshme që krijon kjo lloj lëkure. Jo rrallë bëjnë shumë alergji apo ekzema të fisuruara. Neuropatitë janë normale në këta pacientë, sidomos pas të 40-tave.

Continue reading