Si te injektoni fillera dermale me acid hialuronik

Në ambientet e Grand Dental Hospital, do të mbahet kursi i trajnimit për stomatologët dhe mjekët e fushave të tjera, të cilët duan të mësojnë si të injektojnë filler dermalë me acid hialuronik.

Ata, atë ditë, përveç teorisë, do të kenë mundësi të ndjekin injektime në praktikë në pacientë, ku trajnerja Rudina Thanasi, bashkë me Dr. Rubin Zhordën me një eksperiencë 9-vjeçare do të demonstrojnë injektime “live” tek pacientët…

Dr. Rudina Thanasi, dermatologe, mjeke dermo-estetike, si dhe kërkuese shkencore, do të jetë në dispozicionin e të gjithë stomatologëve, të cilët kanë dëshirë që të shtojnë në gamën e tyre të shërbimeve në klikinën private edhe injektimet dermo-estetike.Continue reading

Rrathet e zinj te syve, shkaqet dhe kurimi per t’u dukur te rinj dhe te fresket nga Dr. Rudina Thanasi

Shpjegimet e mjekes së mirënjohur Dr.Rudina Thanasi për rrathet e zinj te syve që krijohen nga mosha dhe janë një migrim i natyrshëm i dhjamit që më vonë edhe merr më tepër ngjyrë se pjesa tjetër e lëkurës nga ekspozimi në diell dhe si kurohen ato.

Dr.Thanasi ka studiuar prej vitesh sjelljen e lëkurës ndaj efektev të moshës, stilit të jetesës e stresit. Në eksperiencën e saj shumë vjeçare ajo propozon kurimet e kombinuara për të trajtuar një nga problemet kryesore estetike të ditëve të sotme.Continue reading

REVOLUCIONI NE DERMO-ESTETIKEN SHQIPTARE

Rudina Thanasi prej 16 vjetësh është eksperte me kontribute të veçanta në fushën e dermatologjisë-kozmetike, venerologjisë. Misioni i saj është t’ i bëj njerëzit të ndihen të bukur dhe të shëndetshëm , të përmirësojë detaje të pamjes së tyre. Duket sikur në një botë që lëviz me ritme të shpejta , njeriu kërkon gjithnjë perfeksionin në pamje dhe të mposht vitet që mban mbi supe. Doktorante në Bukuresh, trajnere ndërkombëtare dhe autore, Rudina Thanasi rrëfen karrierën dhe momentin kur vendosi të kthehej në Shqipëri për të sjell revolucionin e dermo-kozmetikës.Continue reading

Pucrrat apo akneja ne tri faza

Shumë prej nesh, mendojmë që kemi lexuar mjaftueshëm për aknetë, por me siguri kur të keni lexuar këtë intervitë, do të mendoni totalisht të kundërtën! Përmes këshillave të dermatologes së njohur, DR. Rudina Thanasi  do të mësoni të dini të trajtoni siç duhet aknenë konglobate ose aknetë e vështira, si dhe komplikacionin e rrezikshëm, që vjen prej tyre.

Përmes këshillave të dermatologes së njohur, DR. Rudina Thanasi  do të mësoni të dini të trajtoni siç duhet aknenë konglobate ose aknetë e vështira, si dhe komplikacionin e rrezikshëm, që vjen tyre. Nëse trajtoheni siç duhet, lëkura juaj do të jetë më mirë se vite më parë,  por më shumë e rendesishme është shëndeti. Continue reading

Ndryshove Buzen, Ndryshove Fatin!

Dermatologjia estetike po fiton terren gjithnjë e më shumë dhe duke qenë se një element i rëndësishëm i fytyrës është buza, mund të na shpjegoni sa teknika ka rreth rimodelimit të buzëve?

Teknikat, metodat dhe mjetet për rimodelimin e buzëve janë të panumërta.

Sa Mjekë specialistë që modelojnë buzët ka, aq teknika ka.

Megjithëse modelimi dhe volumizimi i buzëve janë një nga procedurat mjekësore më të shpeshta, më popullore dhe nga më të vjetrat, përsëri modelimi i buzëve ka ngelur një nga sfidat e Dermatologjisë Kozmetike dhe Mjekësisë Estetike.Continue reading