Çfarë ndodh menjëherë pas peeling?
Menjëherë pas seancës së peeling, fytyra do jetë e kuqe si me të bardhë për 10-30 minuta.Pastaj duket si e sapo abronxuar. Do ketë në qendër të fytyrës një sensacion “tingëlling” midis të kruajturës dhe pickimit të lehtë (I njëjti sensacion që është kur fillon peeling-u). Sensacioni qëndron për 10-30 minuta pastaj largohet natyrshëm. Pacienti mundet të ndjejë një tërheqje në lëkuren e fytyres. Lëkura vazhdon dhe tendoset edhe më shumë në ditët e ardhshme derisa fillon plasaritja e saj.
Çfarë duhet të bësh apo mos të bësh menjëherë pas peeling i mesëm i thellë?
Menjëherë pas peeling pacienti nuk duhet të bejë asnjë përkujdesje.
- Nuk duhet ta kruaj, nuk duhet të bëj masazh apo skrab apo lëndoj dhe preki në mënyrë të panevojshme.
- Mos të vendosi maska artizanale, kozmetike, profesionale, me një fjalë mos të prek fytyrën.
- Duhet të evitojë përdorimin e bizhuterive deri të nesërmen në mëngjes.
- Mos të vendosi shall apo golf.
- Të evitojë kontaktin me kafshët shtëpiake për të ruajtur një higjienë të mirë dhe të evitojë kontakt me çdo gjë që mundet ti krijojë hipersensibilitet.
- Nuk duhet të lajë fytyrën deri të nesërmen në mëngjes.
Nëse dëshiron mundet të përdori mbrojtës nga dielli apo make up të vendosur me tamponim por mos të lajë fytyrën në darkë (të lejojë peelingun të vazhdojë deri të nesërmen në mëngjes. Nëse ka syze me skelet metalik, nuk mundet ti vendos deri të nesërmen në mengjes.
Çfarë duhet të bëjë apo mos bëjë në ditët në vazhdim pas peeling të mesëm të thellë?
Ditën e parë pas peeling-ut pacienti nuk duhet të bëj absolutisht asgjë në fytyrë, nuk duhet të prek në menyrë të panevojshme, dhe nëse e ka të domosdoshme vendosjen e makeup duhet të flejë me të.
- Nuk duhet të shkoni në pishina, sauna, det, liqen, ose vende që përmbajnë ujë me klor.
- Evitohet mbajtja e panevojshme e maskës.
- Pjesa e brendshme e maskës së fytyrës domosdoshmërisht duhet të jetë pambuk i presuar.
- Nuk duhet të mbajë bizhuteri si vathë, varëse.
Pas 24 orëve, ose të nesërmen në mëngjes bëhet larja e fytyrës me produktet e rekomanduara nga doktoresha.
Çfarë të bësh apo mos bësh nga dita 1 deri dita 7?
- Mëngjesi
Në mëngjesin e ardhshëm fillon përkujdesja si çdo dite. Përdoren produktet e higjenës të përditshme ato që janë rekomanduar nga doktoresha, dhe pacientit i është shpjeguar se si ti vendosi. (laresi, uji termal, kremi post peeling dhe spf me mbrojtës kimik dhe fizik)
- Darka
Të nesërmen në darkë, pasi është larë fytyra me larësin e rekomanduar dhe është bërë me ujë termal, vendoset një shtresë transparente me krem post peeling, vetëm te lëkura e vjetër (që nuk është plasaritur ende) dhe deri te zona mandibulare (kocka e mjekrës pa kaluar në lëkurën e qafës).
- Si vendoset kremi post peeling?
Kremi post peeling vendoset një shtresë transparente, vetëm në lëkurën e vjetër të pa plasaritur, dhe deri në nivelin e kockës mandibulare (jo në qafë).
Vendoset 2 cm larg nga sytë dhe buzët; 10 minuta pas larjes së fytyrës; 30 sekonda – 2 minuta pas ujit hidratues dhe 10-30 minuta përpara se të shtriheni në krevat.
Për pacientet të cilët kanë lëkurë të ndjeshme, evitohet vendosja e kremit post peeling 2 cm rreth e rrotull syve dhe 2 cm rreth e rrotull buzëve), vetëm nese ju rekomandohet ta vendosni edhe në këto zona nga doktoresha specifikisht për rastin tuaj.
Në zonat ku lëkura është plasaritur tashmë (zakonisht pas ditës së 3-të,) nuk vendoset më në lëkurën e re kremi post peeling.
Pas apo para kremit post peeling nuk vendoset asnjë krem apo maskë tjetër përveç atyre të lartëpërmendura (me përjashtimin e rasteve kur doktoresha ju rekomandon një produkt specifik komplementarë për ju posaçërisht dhe vetëm në sasinë dhe kohën e rekomaduar.)
https://www.instagram.com/p/BxO-JJqnA4u/?utm_medium=share_sheet
Larësi i fytyrës
Për të ruajtur fytyrën larësi gel, sapun apo shkumë nuk vendoset direkt në fytyrë (vetëm në raste speciale kur specifikohet të vendoset direkt)
Fillimisht lahen mirë duart 2 apo 3 herë me sapun duarsh. Larësi i rekomanduar (gel, shampo, sapun shkumë apo krem) bëhet shkumë në duar (në fytyrë mbërrinë gjithmonë në formën e shkumës, përveç rasteve specifike të rekomanduara posaçërisht për ju nga doktoresha) pastaj lahet me gjentilesë lëkura e fytyrës derisa të jetë komplet e pastër (të ketë një forcë fërkimi të lehtë midis dorës dhe fytyrës).
Si thahet fytyra pas larjes?
Thahet me peshqirë të pastër duke e tamponuar.
Uji termal, hidrolit, apo uji i gazuar:
Uji hidratues vendoset pasi lëkura është larë dhe tharë me peshqirë apo letër tharëse me sprucim, 25 cm larg fytyrës si parfum apo si vesë.
Nuk duhet të kullojë, vendoset aq sa të ndjeni lëkurën të freskuar.
Mund ta vendosni menjëherë pas larjes, përpara vendosjes së mbrojtësit nga djelli, mbi mbrojtësin nga dielli apo sa herë që ndjeni lëkurën të thatë të tendosur apo të lodhur, 25 cm larg si vesë apo si parfum.
Kliko videon e meposhtme: Apo shikoni videot si vendoset uji termal në rrjetet tona sociale
Mbrojtësi nga dielli
Mbrojtësi nga dielli është pjesë shumë e rëndësishme e mbarvajtjes së lëkurës pas peeling. Mbrojtësi nga dielli duhet vendosur në lëkurë të pastër të larë dhe hidratuar me ujë termal, 2-3 minuta pas ujit termal. Duhet vendosur mbrojtësi nga dielli i rekomanduar nga doktoresha, më i përshtatshmi për lëkurën tuaj mbas procedurës së peelingut.
Më poshtë kemi videon se si vendoset korrekt kremi spf.
https://www.instagram.com/p/BxO-JJqnA4u/?utm_medium=share_sheet
Mbrojtësi nga dielli mund të jetë:
- likid (i lëngshëm)
- solid (krem puder)
Nëse është likid, atëherë vendoset në pjesën e brendshme të dorës në sasinë e 2/3 të lugës së çajit për një aplikim. Mbahet 30 sekonda deri në 2 minuta që të marrë ngrohtësinë e dorës dhe të përhapet më mirë. Pastaj aplikohet në fytyrë në mënyrë të bollshme dhe uniforme me tamponim, me gishtat e dorës apo me sfunger të dedikuar aplikimit të make up-it, të pastër të sapo larë.
Mbrojtësi nga dielli duhet të bëjë mbulimin perfekt të fytyrës jo vetëm kimikisht por dhe fizikisht (një shtresë e dukshme homogjene). Vendoset 30 minuta përpara se të dalim jashtë shtëpisë në mëngjes.
Nëse pas 30 minutave është ende i dukshëm atëherë me një letër të holle të pastër e tamponojmë lehtë për ti hequr shkëlqimin.
Gjatë ditës rivedoset çdo 90 minuta siç u përshkrua më sipër apo siç vendoset në videot e mëposhtme.
https://www.instagram.com/p/Bvy_V9sHzBD/?utm_medium=share_sheet
https://www.instagram.com/p/Bvy_V9sHzBD/?utm_medium=share_sheet
Si vendoset spf solid?
Me sfungjer përhapet me tamponim në mënyrë uniforme.
Nëse jeni të ekspozuar në diell gjatë gjithë ditës, ju lutemi riaplikoni kremin mbrojtës spf në një ambient të mbyllur dhe të ri ekspozoheni në dritën e diellit vetem 10 minuta pas aplikimit të kremit mbrojtës.
Nëse keni tendencë për hiperpigmentim të lëkurës, apo lëkura juaj nuk ka ngjyrë homogjene (keni melasma, pucra apo njolla të vjetra) duhet ta rivendosni mbrojtësin e rekomanduar edhe në ambiente të mbylluara sidomos ata që punojnë nën drita të forta si: dentist estetist, gazetarë televizioni, artist, këngëtar etj, apo ata që punojnë gjatë gjithë kohës me kompjuter apo smart phone, për të evituar hiperpigmentimin nga rrezet uvc.
Klikoni videot e mëposhtëme.
https://www.instagram.com/p/Bl-McCMHkQL/?utm_medium=share_sheet
Çfarë duhet të prisni pas peelingut:
Dy ditët e para lëkura është e tendosur, ndjeni një tërheqje të lehtë.Ditën e tretë lëkura fillon dhe plasaritet rrezë hundës dhe anash buzëve. Në zonat e lëkurës së plasaritur nuk vendoset më kremi post peeling në darkë. Ditën e 4 deri ditën e 7-10 plasaritja bëhet në të gjithë fytyrën. Në çdo zonë të plasaritur nuk vendoset më kremi post peeling.Vazhdohet përkujdesja për lëkurën me çdo produkt tjeter siç është përshkruar më lartë.
5-7 ditë lëkura e fytyrës pothuajse është plasaritur e gjitha përveç zonës rreth e rrotull syve, rreth e rrotull buzëve dhe afër linjës së flokëve, (kjo plasaritje fillon, ndodh dhe zgjat individualisht në çdo person). Nuk tërhiqen lëkurat e dala, pritet që të bien vet.
Nëse ju bezdisin ju lutem na kontaktoni dhe ju ndihmojme ne (klinika).
Pacienti duhet të vijë mbas një jave për kontroll dhe pas 45 ditëve po ashtu. Pas rënies së lëkurës së parë mundet që lëkura të rifillojë plasaritje dhe eksfolimin e dytë në mënyrë të natyrshme. Tashmë plasaritja ndodh me lëkura të vogla si zbokth. Bëhet përkujdesi i lëkurës çdo ditë me larës, mbrojtës spf dhe ujë hidratues përveç kremit postpeeling (nuk rivendoset më kremi post peeling).
Në rast moskuptimi apo pyetjeje ju lutem na kontaktoni në:
Nr. tel: 0682023331 apo drejtohuni në klinikën tonë.
Çfarë përkujdesi të kem pas përfundimit të seancës /seancave të piling të mesëm të thellë?
Mbrojtja me krem mbrojtës spf zgjatë në të njëjtën mënyrë për të paktën 45 ditë pas peeling. Mënyra se si mbrohet lëkura me mbrojtës spf është mënyra korrekte për tu përkujdesur për fytyrën çdo ditë të vitit edhe pa bërë asnjë procedurë estetike.
Por kur bënë peeling kjo përkujdesje duhet bërë domosdoshmërisht. Rekomandohet të vazhdojë përdorimi sistematik i ujit hidratues. Të vazhdojnë trajtimet dhe përkujdesjet e tjera nëse ky është rasti juaj.
Evitohet sauna, masazh, skrab apo çfarë do lloj ndërhyrje estetike apo mjekësore tjetër për 45 ditë vetem në raste të veçanta dhe në bashkëpunim dhe dakortësi me doktoreshën.
Kuptoj çdo gjë që është shkruar dhe shpjeguar më sipër.
Është përgjegjësia ime të respektojë këshillat e mësipërme.
Është përgjegjësia ime të kontaktojë klinikën për çdo pyetje.
Është përgjegjësia ime të mos bëjë asnjë veprim tjetër përveç atyre të rekomanduara më sipër.
Është përgjegjësia ime të informojë klinikën për çdo gjë që nuk e kam kuptuar, për çdo këshillë që se kam respektuar.
Është përgjegjësia ime të kontaktojë klinikën për çdo shqetësim apo problem gjatë procedurës post peeling.
Është përgjegjësia ime të vijë në kontroll pas një jave dhe pas 45 ditëve.
Është përgjegjësia ime të shikojë videot e rekomanduara dhe të lexojë këtë informacion të shtjelluar më sipër.
Emri I pacientit: ____________________
Firma personale:____________________
Data e peeling-ut:____________________
Seanca:___________________
Data e konsultes se ardhshme 1 (pas 7 ditessh):____________________
Data e konsultes se ardhshme 2 ( pas 45 ditesh):___________________
- Si deshironi të ju kontaktojmë?
- Telefon
- Whats app
Konkluzionet
30 min para ekspozimit në diell duhet të vendosni kremin me spf 50 me tamponim si në videot e mësipërme dhe siç është shpjeguar hollësisht më sipër, i cili duhet riaplikuar çdo 90 min – dy orë dhe për pacientët e profesionit si stomatolog ose personat të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë përpara kompjuterit duhet ta aplikojnë dhe riaplikojnë kremin edhe gjatë kohës kur nuk kanë ekspozim në diell.
Pas përfundimit të kohës së rekuperimit post peeling i mesëm i thellë i një apo çdo seance apo seancës së fundit të peeling-ut, fytyra mbrohet për minimalisht për 45 ditë. E rekomandueshme gjithmonë.
Uji termal është gjithashtu shumë i rëndësishëm për tu përdorur 4-5 herë në ditë minimalisht ose sa here dëshironi, 25 cm larg fytyrës si vesë, para dhe pas aplikimit të spf.
Mund të përjetoni ndjesinë e tërheqjes së lëkurës por nuk duhet ta ngacmoni. Lëkurën e vjetër duhet ta lini të bjerë në mënyrë natyrale, ajo bie në momentin perfekt që lëkura e re është tërësisht e rindërtuar.
Kur dallojnë rrezultatet e peeling-ut?
Çdo seancë peeling-u i mesëm i thellë është rezultativ në vetvete. Në varësi të patologjisë, të gjendjes individuale të lëkurës tuaj, rezultateve të kërkuara dhe gjendjes ekonomike ju rekomandohet një apo më shumë seanca peelingu. Çdo seancë më vete ka rezultat, disa seanca rezultati është progresiv. Rezultatet e para dallojnë sapo fillon dhe plasaritet fytyra. Pastaj menjëherë pas eksfolimit apo rënies së lëkurës dhe rezultati vazhdon në rritje për 45 ditë dhe më shumë.
Sa zgjat rezultati i peeling të mesëm të thellë?
Në varësi të patologjisë së trajtuar rezultati i përfituar nëse respektohet mënyra e higjenës dhe mbrojtja me spf zgjat 2 vjet; nëse respektohen edhe rekomandimet e tjera nën vëzhgimin e doktoreshës rezultatet e përfituara janë në përmirësim edhe për 5 vjet.
Çfarë ndodh nëse nuk e bëjë më peeling-un?
Nëse nuk bën më peeling në varësi të përkujdesjes lëkura rikthehet në gjendjen e mëparëshme 2 deri në 5 vjet pas peeling-ut.
Peeling i mesëm i thellë është e vetmja procedurë mjekësore e cila në histopatologji vërtet rigjeneron lëkuren (kthen mbrapa orën biologjike).