Për një djagnostikim sa më të saktë
1- 2 ditë përpara konsultës tek mjeku duhen ndërprerë kontaktet seksuale
2- 2 ditë përpara konsultës nuk duhen bërë shpëlarje vaginale, ndërsa ditën e konsultimit nuk duhet bërë higjiena personale
3- 4 orë përpara konsultës nuk duhet urinuar.
Diagnostikimi
1. Simptomat e sipërpërmendura
2. Analizat e laboratorit
3. Analizë cilësore e sekrecioneve
4. Analizat e urinës
Në rastet kur keni marrë ndonjë antibiotik apo antibakterial tjetër gjatë kësaj kohe, analizat mund të dalin negative. Në këto raste do të ndiqni rekomandimin e mjekut, i cili ju ka diagnostikuar në bazë të simptomave dhe duhet të bëni trajtimin për të mos rrezikuar.
Trajtimi
Trajtohet edhe kurohet menjëherë, pa lënë asnjë gjurmë, nëse shpejtoni të drejtoheni tek mjeku në momentin e parë kur ju shfaqen shqetësimet
Duhet të trajtohet partneri juaj, edhe nëse nuk ka simptoma
Duhet të trajtohen partnerët seksualë që keni patur të paktën një muaj përpara shfaqjes së simptomave të para
Trajtimi bëhet me antibiotik nga goja dhe të injektueshëm.
Është shumë efikas dhe me rezultate të menjëhershme.
Gonorrea reagon shumë mirë nën një gamë të gjerë antibiotikësh, antibakterialë të zakonshëm, vetëm në terapi të kombinuara.
Terapi medikamentoze sistemike (tableta, komprimate, pilula)
Metronizol,
Doxilciline
Azitromicine
Gemifloxacine
Terapi medikamentoze me injeksione
Gentamicine
Ceftriaxone
Kujdes nga reagimi i antibiotikëve