Skip to content

Dr. Md. Rudina Thanasi: Heqja e lythave është një nga procedurat më të lira të mundshme, veçse përsëriten

Rudina2-sld-700x410

Nishanet e zgjatura, apo siç njihen në gjuhën popullore lythat, në gjuhën shkencore, janë Human Papilloma Virus ose shkurt HPV (virusi njerëzor papilloma). Që do të thotë se, janë të ndërtuara me qeliza normale, të shëndetshme dhe që rriten më shumë, për shkak të prezencës së një lloji të caktuar të Human Papilloma Virus).

HPV paraqet një grup te viruseve që shkaktojnë infeksion i lëkurës dhe mukozës tek meshkujt dhe femrat. HPV zhvillohet në qelizat e holla roze të cilat ndodhen në lëkurë, në gojë, në fyt dhe në gjenitale. Janë të njohur më shumë se 100 tipe të ndryshme të HPV-së dhe më së shpeshti bartet me kontakt seksual, më saktësisht me kontakt direkt me lëkurën e infektuar dhe me mukozën.

“Në qoftë se, nuk kanë pigment, janë të rekomandueshme që të hiqen. Në qoftëse kanë pigment, atëherë duhet bërë një kontroll me dermatoskopi, sepse ndonjëherë mund të jetë një tumor, bazë celulare e pigmentuar, që duket si një lyth, ose mund të jetë një nerv displazik që ka dhe Human Papilloma Virus, që duket thjesht si një lyth”, thotë Dr. Md. Rudina Thanasi, e cila është mjaft e njohur si Doktore Dermatologe, Venerologe, Kozmetologe, Autore dhe Kërkues Shkencore. Në këtë intervistë për “Super Shëndeti”, Dr.Md. Rudina Thanasi është tejet informuese rreth heqjes së lythave/nishaneve me metodat më të lira, ndërsa tregon arsyet se pse është kundër laserit lidhur me këtë sëmundje. Për më tepër, ndiqni intervistën e saj, sepse është edhe qetësuese për të gjithë ata që kanë ankth rreth shndërrimit të nishaneve në kancer, ndodh shumë shumë rrallë…

Çfarë ngjyre duhe të kenë, që të mos i konsiderojmë si të rrezikshëm?

Në plazh apo në diell, këta persona që kanë të tillë nishane, a janë më të predispozuar për t’i bërë dëm lëkurës?

Këto lloj nishanesh përhapen dhe janë ngjitës tek i njëjti person?

Në rastet kur bëhet kontrolli me dermatoskopi dhe këto nishane rezultojnë negative, si bëhet eliminimi i tyre? Me anë të djegies?

Po me laser, mund të hiqen?

Transformimi i tyre, ku na çon?

Ju jeni kundër laserit edhe në procedura të tjera?

Mostrajtimi i këtyre nishaneve të zgjatuara çfarë mund të shkaktojë?

Ne, përmes kësaj interviste qetësuam me dhjetëra njerëz, të cilët vuajnë nga këto lloj nishanesh, apo nuk e keni hapur dhe ju në punën tuaj shqetësimin psikologjik që shkakton kjo gjë?

A duhen hequr, meqenëse janë të parrezikshëm, nuk duket të jetë e domosdoshme të hiqen?

A është e kushtueshme heqja e këtyre lythave?

Çfarë ngjyre duhet të kenë, që të mos i konsiderojmë si të rrezikshëm?
Në qoftë se janë vetëm lytha, nuk janë kurrë të rrezikshme, edhe po të jenë të pigmentuar. Por gjithsesi duhet marrë opinioni i dermatologut. Zakonisht duhet të kenë ngjyrën e mishit, por mund të kenë edhe ngjyrë gri.

A duhen hequr, meqenëse janë të parrezikshëm, nuk duket të jetë e domosdoshme të hiqen? Duhen hequr, por mundësia për t’u rishfaqur është gjithnjë prezente. Nëse, pacienti është në një moment shpërthimi dhe nuk i kanë dalë akoma të tëra, edhe pacienti, edhe doktori do të bëjnë punë dyfish.

Pacienti, sapo i hoqi dhe i dalin të tjera, dhe doktori sapo e mbaroi punën dhe i dalin të tjera. Duhet rifilluar nga fillimi. Unë them që duhet ta vazhdojmë punën, se ato aty nuk duhen lënë, por edhe pacienti edhe doktori duhet ta dinë, se ato janë gjithnjë aty, se bëhet fjalë për një virus. Do dalin herë pas here, nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme. Sa herë të dalin duhen hequr, nuk është asnjëherë mirë që të rrinë, pasi infektojnë zonën rreth e rrotull.

Këto lloj nishanesh përhapen dhe janë ngjitës tek i njëjti person?
Po, tek i njëjti person. Zakonisht është gati e pamundur t’i ngjiten dikujt tjetër vetëm me prekje. E vetmja mënyrë, që mund të transmetohen është përmes marrëdhënies seksuale. Konsiderohen një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Në rastet kur bëhet kontrolli me dermatoskopi dhe këto nishane rezultojnë negative, si bëhet eliminimi i tyre? Me anë të djegies?
Sigurisht që po. Madje, ato duhen hequr të tëra. Sepse, po të lësh vetëm njërin, mund të rikrijohet sërish mundësia që të përhapen gjithandej. Mund të hiqen edhe me AZOT LIKID. Disavantazhi që ka azoti Likid është se lë disa çikatriçe në zonën edhe të hipopigmentuar edhe të pandjeshme, kështu që varianti më i mirë është, ose thjesht me bisturi të thjeshtë, ose me bisturi elektrike.

Ne, përmes kësaj interviste qetësuam me dhjetëra njerëz, të cilët vuajnë nga këto lloj nishanesh, apo nuk e keni hapur dhe ju në punën tuaj shqetësimin psikologjik që shkakton kjo gjë? Është e vërtetë, që nuk janë. Është e pamundur që të gjesh aktualisht në botë një person, që të mos i ketë këto nishane. Human papilloma Virus është kryesisht i dëmshëm në organet gjenitale dhe në gojë. Edhe edhe një formë, karçinomi spinocelular le të themi, që quhet karçinom verukos dhe që unë vetë e konsideroj si një manifestim agresiv të Human Papilloma Virus.

 Të paktën unë personalisht mendoj kështu. Këtë lloj sëmundje, diku, dikush për herë të parë e ka patur. Dhe, gjithnjë transmetohet nga nëna te fëmija. Dmth, fëmija në vetvete nuk është i pari që e ka. E kanë prindërit, gjyshërit dhe tashmë e ka edhe fëmija. Këto janë viruse, dhe një virus që është në trup, nuk ka për të ikur kurrë, disa e mbartin e të tjerë infektohen, por virusi është aty. Lythat, HPV nuk janë të rrezikshëm, por nëse të dalin të gjithë përnjëherë, është si një zile që trupi po të jep sinjal, që shiko se të ka rënë imuniteti. Lëkura është si një objekt tridimensional, që të tregon se çfarë ke qenë, ku je, dhe çfarë predispozite ke që të jesh.

Mostrajtimi i këtyre nishaneve të zgjatuara çfarë mund të shkaktojë?

Absolutisht asgjë. Potenciali i tyre kancerogjen është shumë i vogël.

Ju jeni kundër laserit edhe në procedura të tjera, apo vetëm për lythat?

Jo, përkundrazi. Laseri ka një shekull që ekziston.
Ka më shumë se 180 vjet, që kur është folur për laserin për herë të parë. Është një nga gjërat më të mira që ekziston, por jo në rastin e lythave apo nishaneve të zgjatura.
Si logjikë e thjeshtë, mesa kuptoj unë fizikë, kur ti bombardon dhe fuqizon një qelizë që nuk duhet, që është virale dhe specifika e saj është që është më aktive se sa të tjerat, do të thotë që ti e multiplikon atë më shpejt, dhe krijon mundësinë që ajo të përhapet edhe më shumë, por edhe të kancerogjenizohet.

Transformimi i lythave, ku na çon?
Është një debat shumë i madh nëpër botë, që shpikja e vaksinës së famshme të Human Papilloma Virus, që disa prej këtyre tulpinave janë joagresive dhe disa prej këtyre tulpinave janë kancerogjene. Por, të tëra në vetvete fshehin potencialin kancerogjen, disa më latent, dmth pas 20, 30, 40 vitesh, disa më aktive. Në fakt, nuk është vërtetuar asnjëherë.

 Është parë që në tumore të caktuara si espinocelular-e, apo në lëkurë, në fytyrë, në zonat e fotoekspozuara, ose në mitër, ose në mushkëri, është parë që ekzistojnë disa tulpina Human papilloma Virus, (HPV) që janë konsideruar (pas një depistimi me njëmijë pacientë), intense kancerogjene. Megjithatë, duke u shkaktuar imunostokimi; sigurisht edhe të dhënat e histopatologjisë dhe rastet e pacientëve, në fakt është parë që: Njohim shumë pak prej këtyre viruseve dhe në ato forma të cilat ne njohim, duhet të ketë edhe mijëra të tjera, të cilat ne nuk i njohim dhe e kemi të vështirë për t’i dalluar, përveçse shikojmë që ekziston një qelizë “langerhansen”, që do të thotë ekziston një virus. Ekzistojnë edhe forma më agressive tumori si Spindle cell carcinoma, që është edhe më agresiv, sesa vetë melanoma, mund të jenë disa tulpina, HPV, të cilat deri tani konsiderohen totalisht pa potencial kancerogjen. Ndaj, unë nuk rekomandoj askënd që të mos i heqë me laser. Si fizikë e thjeshtë, mua më duket një nga gjërat më të gabueshme që mund të bësh.

Po me laser a mund te hiqen lythat?
Nuk do t’i rekomandoja qe nishanet e zgjatura te hiqen me laser. Ka disa dermatologë, të cilët e rekomandojnë procdurën me laser, këtu edhe nëpër botë. Por, për mendimin tim, po të kuptosh fizikë nuk është kaq korrekte, sepse me laser ti intensifikon intensitetin e një qelize, e cila është më aktive, sesa të tjerat, sepse janë qeliza virale. Specifikat e një qelize virale, po ta shikojmë në histopatologji, është qeliza “Langerhans-en”, që është një qelizë e madhe, që do të thotë, se aty ka një virus. Pikërisht prej prezencës së këtyre viruseve, të cilët janë më aktivë se qelizat e tjera, formohet tumori. Prandaj, në momentin që ti e trajton atë me laser, vërtet e heq momentalisht, por ti nuk i numëron dot qelizat virale, pasi nuk janë të dukshme. Ti krijon, mundësinë që ato: E para, të shtohen dhe e dyta, të transformohen.

Në plazh apo në diell, këta persona që kanë të tillë nishane, a janë më të predispozuar për t’i bërë dëm lëkurës?
Absolutisht jo. Nëse bëhet fjalë thjesht për Human Papilloma Virus është një tumor beninj, që do të thotë, që në trupin e një personi ekziston Human papilloma Virus. Ato janë me qindra mijëra lloje, janë shumë ngjitës dhe zakonisht përhapen kollaj; zakonisht ku mbahen bizhuteritë, apo ku takojnë rripin e pantallonave, apo te recipetat, ku janë rrobat e shtrënguara.

Absolutisht jo. Është një nga procedurat më të lira të mundshme. Nuk është procedurë e vështirë, as për mjekun e as për pacientin, vetëm se është e bezdisshme, që njëherë që i ke, duhet t’i kontrollosh herë pas here. Shumë e rëndësishme për t’u përmendur është që, transmetimi është më intensiv nga nëna, te fëmija. Dhe, vihet re, që e njëjta tulpinë që gjendet te nëna, gjendet edhe në gojën e fëmijës në momentin e lindjes, flasim për lindjen natyrale. Ndodh që transmetimi i vërtetë ndodh gjatë lindjes pa cesarian, që sekrecionet e nënës kalojnë në gojën e fëmijës. Fëmija ka në gojë, fiks ato që nëna ka në vaginë. Edhe nga babai, pasi, nga babai te nëna ka kaluar përmes marrëdhënies seksuale, që në fillim, por të paktën nga nëna e dimë të sigurt. Te meshkujt është pak e vështirë, mashkulli mund të jetë mbartës, por nuk është gjithmonë i infektuar. Ndërsa, femra, zakonisht i manifeston më kollaj, pasi dhe ambienti vaginal është më i përshtatshëm. Por, janë të trajtueshme, janë të kurueshme, një person, mund t’i ketë gjithë jetën dhe të mos krijojnë asnjëherë, asnjëherë asnjë lloj problemi. Mund të jenë edhe shumë të mira, pasi janë edhe si parathënëse, që shiko se të është ulur imuniteti, duhet të kontrollosh gliceminë, etj.

Related News