A duhen hequr, meqenëse janë të parrezikshëm, nuk duket të jetë e domosdoshme të hiqen? Duhen hequr, por mundësia për t’u rishfaqur është gjithnjë prezente. Nëse, pacienti është në një moment shpërthimi dhe nuk i kanë dalë akoma të tëra, edhe pacienti, edhe doktori do të bëjnë punë dyfish.
Pacienti, sapo i hoqi dhe i dalin të tjera, dhe doktori sapo e mbaroi punën dhe i dalin të tjera. Duhet rifilluar nga fillimi. Unë them që duhet ta vazhdojmë punën, se ato aty nuk duhen lënë, por edhe pacienti edhe doktori duhet ta dinë, se ato janë gjithnjë aty, se bëhet fjalë për një virus. Do dalin herë pas here, nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme. Sa herë të dalin duhen hequr, nuk është asnjëherë mirë që të rrinë, pasi infektojnë zonën rreth e rrotull.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi