Skip to content

Si të thajmë yndyrën e fytyrës në kushtet e shtëpisë.

img_2636

Lëkura e mesdhetarëve kryesisht është e yndyrshme dhe e c’hidratuar. Kjo disbalance bëhet edhe më shqetësuese gjatë periudhës së verës.
Meqë jo të gjithë kanë lluksin kohor apo ekonomik të konsultohen me një dermatolog kozmetik cdo 45 ditë, këtu keni një mënyrë për tu trajtuar në kushtet e shtëpisë.
Një mënyrë e shëndetshme dhe e pakushtueshme për të trajtuar yndyrën në kushtet e shtëpisë êshtë përdorimi 2-3 herë në javë i qumshtit demakjant me të bardhë veze dhe lëng limoni.

Ky qumësht përdoret pas larjes dhe tharjes së fytyrës. Shoqërohet me një masazh të lehtë.
Si përgatitet qumshti demakjant me të bardhë veze dhe lëng limoni?
2 të bardha veze
30 cc alkool 40 gradë
Lëngu i një gjysëm limoni.

Të bardhat e vezës rrihen fort derisa të krijohet një shkumë e dendur. I shtohet pika pika alkooli dhe lëngu i limonit.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News