FOTOPROTEKTORI
1- Vendosim fotoprotektor (krem plazhi) me faktor mbrojtjeje të paktën 15.
2- Fotoprotektori vendoset 30 minuta përpara ekspozimit në diell.
3- Fotoprotektori vendoset në mënyrë homogjene si veshje për fytyrën dhe trupin.
4- E rifreskojmë fotoprotektorin cdo 2 orë.
5- Rifreskimi i fotoprotektorit bëhet në hije dhe jo direkt në djell.
6- Nëse kemi hyrë në det apo jemi djersitur, e rivendosim fotoprotektorin edhe nëse s’kanë kaluar 2 orë.
7- Nëse fotoprotektori është i yndyrshëm, përdorim një letër picetë për të përthithur yndyrën përpara ekspozimit në diell.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi