Skip to content

Hiperhidroza – Djersitja e tepert

Imagini-rezultate-op-postop1-800x360-768x346

Botulinium Toxin A per trajtimin e Hiperhidrozes (djersitja e tepert). 

Hiperhidroza eshte termi mjeksore per djersitjen e tepert, jo te vullnetshme nen krah( axile) duar, kembe, fytyre, zona midis  trungut dhe kofshes ( Groin) dhe gjoks, 

Individet qe kane Hiperhidrozis zakonisht kane edhe nje histori familjare  djersitjeje te tepert. Hiperhidroza ne duar axile dhe fytyre behet shpesh nje problem social. Injeksionet me BTX A jane nje zgjidhje efikase perfekte elegante dhe e pakushtueshme per personat qe I shqeteson djersitja e tepert.

Trajtimi me Botulinium Toxine I hiperhodrozes eshte shume efektive per 95% te pacienteve.

Si funksionon?

Botulinium Toxina bllokon sinjalet e gjendrave te djersitjes eccine dhe keshtu redukton ndjeshem djersitjen. Qellimi I trajtimit eshte qe te beje djersitjen me normale, te menaxhueshme.

Pacientit I rekomandohen ne disa raste disa analiza apo konsulta specialiteti per te detektuar shkakun e mbrendshem te shfaqjes se djersitjes se tepert.

Perpara trajtimit per tu administruar doza e duhur , behet nje test minor me jod dhe puder talk, qe evidenton zonat me me teper djersitje dhe intensitetin e Hiperhidrozes.

Meshkujt zakonisht kane nevoje per doza me te medha se sa femrat.

Injektimi me BTX A behet direkt ne gjendrat e djersitjes edhe 2 cm rreth e rrotull per te evituar kompensimin natyral . Kjo ndihmon qe perkohesisht te evitohen impulse qe shkaktojne djersitjen e tepert dhe marrja e funksionit te djersitjes nga gjendrat rreth e rrotull.

Kur duket rezultati?

Rezultati fillon te duket per 2-14 dite. Ne fakt per nje sy te ztervitur eshte I dukshem menjehere ne momentin e trajtimit.

Sa eshte kohezgjatja?

Zakonisht efekti I trajtimit te hiperhidrozes zgjat nga 4-12 muaj.

Ne vendet  e nxehta dhe mesdhetare zgjat 4-8 muaj mesatarisht.

Megjithese trajtimi I Hiperhidrozes me BTX A eshte nje trajtim I perkoheshem,  dhe duhet perseritur gjithmone  dhe ne I rekomandojme pacientit te ribeje trajtimin pas 6-8 muajsh , ndodh shpesh qe pacientet tane mbas séances se dyte mos kene me nevoje per trajtim . Te pakten  per disa vite. 

Nese rezultati nuk eshte ende I dukshem per 4 jave pacienti duhet te kontaktoje mjekun per nje touch up, Nje mini trajtim ndonjehere eshte I nevojshem per stabilizimin e efektit.

Cfare duhet patur kujdes mbas trajtimit BTX A per djersitjen e tepert?

Pacienti nuk duhet te beje sport apo effort fizik per 48 ore.

Nuk duhet te perdor deodorant per 48 ore.

Nuk duhet te ferkoje apo masazhoje zonat e trajtuara per 12 ore.

Kush jane efektet sekondare?

Efektet sekondare qe kane lidhje me vendin e injektimit , si enjtje, skuqje, nxirje, nxehtesi. Nese shfaqen sindroma si te Gripit, dhimbje koke, lodhje, dobesim muscular duhet njoftuar menjehere mjeku. Jane simptoma te perkoheshme por mjeku mundet tju ndihmoje ti kaloni me lehte.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News