Kur do mbarojë efekti i botoxit?
Pyetja nga pacienti:
Dr Rudina mirmbrema po ben 11 muaj qe kam ber botox ne ball po akoma nuk ka ikur, eshte normale kjo gje dhe kur do i mbaroj komplet efekti?! Botoxi perdorur eshte dyssport dhe ne sasi te madhe. A ka ndonje gje ta pershpejtoj ikjen se me duket sikur sdo ik kurre!
Përgjigjia:
Përshëndetje Eva. Qënke me shumë fat se edhe Botoksi edhe Dysport eleminohen brenda 24 diteve.
Efekti estetik u zgjat nga 45 dite deri ne 4 muaj në trajtimin e parë dhe 3-6 muaj nese keni bete trajtime te perseritura. Për më shumë informacione duhet t’i drejtoheni mjekut tuaj, ai qe ju ka trajtuar. Megjithate ju rekomandoj të shikoni fotot tuaja përpara Trajtimit me Botox, Dysport. Në rastin që ndryshimi vazhdon të jetë i madh atehere duhet të shikoni se mos bëhet fjalë për ndonjë crregullim muskular te nxjerre në pah nga injektimi me Botox. Mundësi shumë e rralle por e mundshme.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi