Skip to content

Modelimi i hundës pa kirurgji

Pacienti-19

Të dashur pacient! Ju falenderoj për mesazhet dhe interesimin tuaj përreth procedures së Modelimit të hundës pa kirurgji. Ndryshe quhet noninvazive rhinoplasty apo nose job.

Është një procedurë të cilën e bëjë prej më shumë se 11 vitesh. Është e padhimbshme, nuk ka nevojë për kohë rekuperimi. Kohëzgjatja e procedurës është 2-12 min. Përpara ndërhyrjes përdoret një krem anestezik me të cilin pacienti qëndron 25-45 min. Efekti qëndron 12-22 muaj. Në përgjithesi 18 muaj. 40% e efektit estetik është i përhershëm. Një përsëritje e një prej pjësëve të procedurës ndodh pas 45 ditësh dhe kushton 80€. Kjo përsëritje mundet të bëhet 2-4 herë.

Efektet sekondare lidhen me injection site (vendin e injektimit) dhe janë 1- pikë e kuqe, 2- pikë blu, 3- enjtje. Këto efekte sekondare nëse ndodhin, zgjasin nga 3-13 ditë, njësoj si kur bën çdo injeksion tjetër. Metoda është e padhimbshme. Pacienti vazhdon si normalisht jetën. Rezultati dallon menjëherë pas ndërhyrjes por është edhe më i mirë pas 2 javësh.

Shpresoj që iu përgjigja të gjitha pyetjeve tuaja.

Ju falenderoj!

Dr. Rudina Thanasi

Related News