Skip to content

BIKEKTOMIA JOINVAZIVE – Nga Dr. Rudina Thanasi

o-que-e-bichectomia
Dr: Rudina Thanasi/ Fytyrë të gjatë, të hollë si yjet e kinemasë ndërkombëtare Bikektomia jokirurgjikale, ‘prerja e fytyrës’ ideale, mollëza të theksuara në pesë minuta. Pse duhet të jemi pacientë të kirurgjisë estetike dhe si mundet të kurojmë depresionin vetëm me një botox.Të gjithë ata që kanë fytyrë të rrumbullakët , te influencuar nga të gjitha modelet që na serviren nga kinemaja apo fotomodelet ku te gjithe anë me fytyrë të gjatë të hollë, me prerje ku thellohen mollëzat. Ndonjëherë na është dukur se ky është fati, këto janë genet dhe nuk mund të bëjmë gjë kundër kësaj. Por, jo! Kjo lloj fytyre mund të rregullohet për pesë deri në dhjetë minuta me disa pika botox.

 

Një nga metodat më të famshme të viteve të fundit, Bikektomia . Emertimi ka ardhur nga doktori Bikek, i cili krijoi nje metodë kirurgjikale, për hollimin e fytyrës, dhe zhvendosjen e vemendjes gradualisht ne pjesen e siperme te fytyres  dhe menyra per ta realizuar kete ishte evidentimi apo vendosjen në pah të mollëzave.

Nje trend shumë i kërkuar, bikektomia erdhi si zgjidhje minimal invazive si zevendesim i një metodë që ishte shumë e dhimbshme dhe traumatizuese dhe efekte të gjata të parikthyeshme, siç ishte ajo e heqjes së molarëve apo më thjeshtë heqjes së tërë dhëmbëllëve, për të krijuar këtë efekt të vendosjes së mollëzave në pah. Dhe të dukej fytyra e hollë dhe e zgjatur dhe e ngritur për lart. Meqenëse është shenjë vitaliteti dhe bukurie. Nuk ka model të viteve ’80 që nuk e njeh këtë metodë dhe nuk e ka përjetuar, të paktën më të famshmit. Dr. Bikekton bëri këtë metodë të re, që nuk kishte më nevojë që të shkulje dhëmballët, por ishte e mjaftueshme që të bëhej një injektim i vogël, mbi molarin e dytë sipër.

Kjo është një metodë që është rikthyer në trend? Si mund ta bëjmë linjën e profilit të hollë?

Kjo është një metodë që po kërkohet shumë dhe sot. Ka si rezultat formen perfekte te fytyres ate te moshes 30. Eshte nje metode e lehte per ke di ta beje, eshte shume efikase, 30% e efektit dallon pernjehere per sa kohe je Akoma ne klinike, eshte nje metode shume elegante, dhe ne ditet e sotme eshte edhe joinvazive. Megjithese emertimi emotional vazhdon te jete “Bikektomi” tashme nga Bikektomia ka mbetur vetem rezultati I perfituar (pa deme fizike) por vete metoda me rritjen profesionale te mjekeve estetike, me eksperiencen e perfituar nga 20 vite injektime Botox dhe nje kuptim me I mire I muskujve te mimikes, ka progresuar ne nje metode totalisht jo invasive. Çfarë ndodh në koncept. Kjo si procedurë është për ata që kanë fytyra lehtësisht të rrumbullakëta ose I kane muskujt e kafshimit shume te forte apo muskujt e fytyres te leshuar poshte nga mosha apo nje gjendje e caktuar emocionale per kohe te gjate. Disa prej tyre dëshirojnë të kenë një linjë të hollë, e cila i nxjerr linjat më evidente, më të qartë, mollëzat të jenë më në pah dhe fytyra të duket më e gjatë. Fillimi i parë do të ishte “prerja” e muskulit, pra ngritja e zigomatikëve dhe prerja e profilit me botulinium toksic. Procedura do të ishte e njëjtë, si atëherë kur ne trajtojmë qafën dhe e ngremë sipër, thjesht që sasia e botox-it që ne e përdorim për të modeluar muskulin e nofullave është pak më e madhe se sa normalisht. Si rezultat I injektimit te botulinium Toksin ne vendin e duhur dhe ne sasine e duhur perfitohet një zbutje e muskujve masseter ( te kafshimit te sipermit) dhe vizualisht nje prerje natyrale e fytyres, po aq evidente sa edhe me metoden kirurgjikale miniinvazive Bikektomine. Pacientët si rezultat kane nje mollez me te evidentuar te ngritur lart ne menyre natyrale pa ndonje ndihmen e nje substance mbushese. pra nuk bie më në sy nofulla dhe duke marre force muskujt zigomatike bien me shume ne sy në sy mollezat. Kjo është pjesa e parë e procedurës që është edhe më e rëndësishmja, siç e thamë muskujt janë edhe më interesantë. Muskujt janë të tërë në komunikim constant me njëri-tjetrin dhe në momentin që ke prekur njërin i ke prekur të tërë. Praktikisht mund të ndryshosh të gjitha parametrat e fytyrës. Pjesa e dytë e procedurës, është nëse personi ka nevojë bëhen disa injektime me lipolizën nga mesoterapia, që tret zona të caktuara në dhjamit, megjithatë kjo procedurë preferohet nga personat e një moshe të caktuar apo personat qe per arsye personale ose shendetesore kane patur nje shperthim kortizonik. Pjesa me thelbesore e procedures dhe rezultati me I dukshem mberrihet pas injektimit te Botulinium toksine. Megjithate per nje rezultat me te mire me te qendrueshem ne kohe tek disa paciente vazhdohet me tretjen e dhjamit ne gushen dyfishe apo ne zonen e poshtem te faqeve( aty ku si pjese e karakteristekes natyrale te fytyres eshte nje depozite dhjamore me proeminente te cilen pacienti nuk e deshiron estetikisht) . Nje pjesë plotësuese e rezultatit nëse është nevoja dhe pacienti e deshiron eshte injektimi me acidi hialuronik për të ridefinuar më fort mollëzat , linjën mandikulare ( jowl line)

Sa zgjat si procedurë?

Disa minuta, d.m.th nga pesë deri dhjetë minuta.

Është e kushtueshme si procedurë?

Jo sa një botox i zakonshëm ose 2 here kostoja e nje botoxi.

Sa zgjat efekti, pas sa kohësh duhet ta ripërsërisim?

Njësoj si çdo procedurë që bëhet me botulinium toksin, por jo si qafa, sepse efekti në qafë është më i gjatë është gati rreth 18 muaj. Kohezgjatja po ashtu varet edhe nga zokonet individuale te pacientit po ashtu nga produkti që ke përdorur nga sasia që ke përdorur. Unë u rekomandoj pacientëve që procedurën e parë ta ribëjnë nga tre deri në katër muaj. Herën e dytë po kështu, pastaj njëherë në gjashtë muaj, tetë muaj. Ne kohe mund te ribehet nje here ne 2-3 vjet ose edhe me shume, nese heret e para eshte ndjekur protokolli korrekt I injektimit.

Efekti është i dukshëm?

Efekti është shumë i dukshëm. Zakonisht pacientët thonë, me shaka” ku ma çove nofullën ? “. Zakonisht një sy i stërvitur e dallon efektin direkt edhe nga klinika. Per nje pacient qe e ben kete procedure per here te pare është interesante të injektosh vetëm një gjysem të fytyrës fillimisht sepse gati 30 % e efektit eshte menjehere eviden dhe efekti vihet re shume kollaje ne pasqyre.. Kur injektohen të dyja pjesët e fytyrës duhen tre ditë te filloje te duket ndryshimi dhe deri në dy javë qe te stabilizohet, si çdo procedurë tjetër me botox.

Kjo procedurë ka efekte të tjera?

Pervec hollimit, dobesimit te fytyres ka si rezultate mbase edhe me te deshiruar ndgitjen dhe zmadhimin e mollezave per lart. Ky eshte nje efekt shume avantazhues dhe specific I Bikektomise Joinvazive , I pamundur ne bikektomine konvencionale kirurgjikale. Ndodh si rezultat I zbutjes se forces terheqese per posht te muskujve maseter dhe marrjen e forces nga muskulit. Keshtu e gjithe fytyra ngrihet per lart dhe ne vecanti evidentohen mollezat.

Po sikur të biem në duart e gabuara?

Janë të paktë doktorët që mund ta bëjnë këtë ndërhyrje. Pikërisht për faktin se nuk është një procedurë e thjeshtë dhe meqenëse kemi të bëjmë me shumë muskuj të lidhur bashkë, nderhyrja estetike nepermjet injektimeve Botox hyn tek zonat speciale dhe eshte nje procedure qe e bejne vetem pak specialist ne bote. Per kete arsye nuk ka ende asnjee rast te raportuar me efekte sekondare. Megjithatë, edhe në rastin qe fillon e behet “ popullore” efektet më të këqija të mundshme sekondare ikin per 2-3 muaj. Deri me tani meqenese eshte nje procedure me veshtiresi te larte per mjekun dhe kekrkon njohuri te thella te anatomise, anatomise dinamike, procesit te moshes ect, kerkon po ashtu shume perqendrim vemendje dhe experience , behet vetem nga specialist te paket. Po ashtu kerkon nje njohje te mire te te procesit te kompesimit nepermjet vemendjes tek pacientet e rinje ne moshe.
Te gjitha fytyrat kane nje asimetri. Por, personat e rinj janë në gjendje ta kompensojnë nëpërmjet lëvizjeve, dhe kontrollit të caktuar mbi një muskul të caktuar asimetrik. Atëherë, ti si doctor mund ta dallosh një muskul dhe mund ta konceptosh saktë procedurën. Nëse ka një asimetri te madhe ,ekziston mundësia që të bëhet më evidente, sado profesionisht të jetë doktori. Po sigurisht pas shtatë ditësh deri në dy javë pacienti vjen dhe bëhet një touch up. Nese dallon me të vërtetë asimetria e vërtetë dhe bëhet kompensimi nëpërmjet muskujve. Por, kur bëhet fjalë për efekte sekondare në kohë të gjatë siç pyete ti, jo, rreziku nuk është i madh, pikërisht se këta muskuj janë shume të fortë. Sasia e botoxit e perdorur eshte shume e vogel krahasimisht me forcen e muskujve te injektuar, ndryshe do të kushtonte jashtëzakonisht shumë procedura. Kështu që në atë ekuilibër kosto-rezultat procedura është me satisfaksion te madhe edhe per pacientin edhe per mjekun specialist, dhe nuk ka efekte sekondare në kohë të gjatë. Duke qenë muskuj të mëdhenj kanë mundësi që t’u rikuperojnë gabimet, ndryshe p.sh nga gabimet trashanike që bëhen rreth e rrotull syrit, atrofizimi i muskulit, pasi jep rënie të faqes.
Megjithëse, gabimet e botox-it njerëzit nuk është se i trembin aq shumë dhe janë në kohë të gjatë, bëhen më problematike kur ndërhyn në pjesën e sipërme sesa kur ndërhyn në pjesën e poshtme. Vështirësia e kësaj si procedurë është se duhet të njohësh anatominë por edhe personin, sidomos kur janë të rinj në moshë kanë një kompensim të muskulaturës, gjithë fytyra ka asimetri. Por, personat e rinj janë në gjendje ta kompensojnë nëpërmjet lëvizjeve, dhe kontrollit të caktuar mbi një muskul të caktuar asimetrik. Atëherë, ti mund ta dallosh një muskul dhe mund ta konceptosh saktë procedurën. Nëse ka një asimetri ekziston mundësia që të bëhet më evidente, sado profesionisht të jetë doktori. Sigurisht pas shtatë ditës deri në dy javë pacienti vjen dhe bëhet një touch up dallon me të vërtetë asimetria e vërtetë dhe bëhet kompensimi nëpërmjet muskujve. Por, kur bëhet fjalë për efekte sekondare në kohë të gjatë siç pyete ti, jo, rreziku nuk është i madh, pikërisht se këta muskuj janë të fortë. Ndryshe do të kushtonte jashtëzakonisht shumë procedura. Kështu që në atë ekuilibër kosto-rezultat procedura është super dhe nuk ka efekte sekondare në kohë të gjatë. Duke qenë muskuj të mëdhenj kanë mundësi që t’u rikuperojnë gabimet, ndryshe p.sh nga gabimet trashanike që bëhen rreth e rrotull syrit, atrofizimi i muskulit, pasi jep rënie të faqes. Dhe fllon të duket gusha edhe pse ti në fillim si pacient je shumë i kënaqur se nuk ke asnjë rrudhë te sytë, për pak kohë të bie faqja dhe të del gusha dyfishe dhe nuk e kupton dot pse, këtë gjë nuk ta jep pjesa e poshtme e fytyrës.

A është një procedurë që në klinikën tënde bëhet shpesh?

Po është një procedurë që bëhet shumë shpesh. Zakonisht janë të rinjtë, mosha që e preferon me shume eshte 20, 25, 35-vjeçarët. Sigurisht ka edhe më të mëdhenj në moshë. Ka edhe më të rinj në moshë, por jo pa lejen e prindërve. Kjo procedurë tërheq edhe gushën dyfishe dhe është një efekt i pëlqyeshëm. Po ashtu e njejta procedure trajton edhe dy probleme mjeksore bucomaxilofaciale ate te daljes se mandibules nga artikulationi ne rastin e nje muskuli maseter shume te fuqishem dhe te prishjes se pershpejtuar te dhembeve nga shtrengimi involuntary I nofullave gjate gjumit.

Po pjesa e varur poshtë faqes, kur të duken faqet si të rëna, a është e njëjta procedurë apo ka ndryshime?

Është e njëjta procedura, por ndryshon sasia e botox-it dhe zona e injektimit. Procedura është afërsisht e njëjtë, kur bëhet fjalë për të rregulluar gushën dyfishe, sasia e injektimeve janë pak më shumë dhe qëllimi është tjetër. Qëllimi nuk është që të thyejë profilin, por ta ngrejë fytyrën përsipër dhe t’i çojë muskujt aty ku duhet të ishin le të themi. Ose atje ku kanë qenë natyrshem muskujt te pozicionuar apo me forcen te shperndare natyrshem, perpara dhjetë vitesh dhe të zhvendosë vëmendjen në pjesën e sipërme të fytyrës. Ne Bikektomi qellimi eshte hollimi I fytyres dhe vendosja ne pa hose jo I zigomatikeve ndersa kur trajton qafen dhe gushen dyfishe qellimi eshte rievidentimi I linjes mandibulare, zgjatimi I qafes dhe ritonifilkimi I fytyres. Sic lartpermenda te dyja keto procedura mund te kombinohen , po ashtu mund te plotesohen me procedura te tjera si lipoliza, mezoterapia dhe injektimi me filler sipas nevojave dhe dëshirave te pacientit. Sigurisht që nuk do të bëja kurrë një bikektomi pa ngritur qafën nese ky eshte problem kryesore.. Sado që ta kërkojë pacienti, sepse do të ishte jologjike. Por, një ngritje të qafës dhe një trajtim të gushës dyfishe, pa bërë bikektomi është shumë normale. Ndryshon pak edhe kostoja, sepse janë dy procedura të ndryshme. Mund të bëhet si një e vetme, mund të bëhet si dy procedura të ndryshme.

Ne kemi folur gjate per procedurat estetike. Pas shumë vitesh, të gjithë kanë një lloj frike. Si i shikon ti këta njerëz, që i kanë bërë këto lloj ndërhyrjesh pas disa vitesh?

Mbas nje experience pothuajse 20 vjecare , Ti si doctor ke parë shume gjëra. Kenaqesia me e madhe eshte kur trajton nje pacient qe ke 20 vjet qe e trajton dhe te thote, faleminderit, shikoje pozat e mia para 20 vitesh dhe sot ndihem edhe me mire me veten se atehere. Per mua personalisht ky eshte sensi I mjeksise estetike. Rritja e qualitetit te se perditshmes se pacjenteve tane. Mjeksia estetike po ashtu ka dhene nje zgjidhje shume elegante, jo traumatizuese per shume probleme mjeksore si dhe vete procedura qe sapo folem. Si komprimimin e trigemenit, shkeputja nga artikulationi I nofulles se poshte apo prishja e dhembeve nga kercitja dhe shtrengimi involuntare I nofullave gjate nates. Ect Edhe nje nga problemet me te zakonshme te botes mjeksore sot si migrena dhe depresioni gjejne nje zgjidhje te mundshme efikase me injektimin botox ne glabella. Nda kur flasim per frike nga procedura estetike flasim ne fakte nga zgjidhje personale te gabuara. Nderkohe qe estetika ka kthyer ne nje kenaqesi disa nderhyrje kirurgjikale te dhimbshme traumatizuese dhe jo gjithmone te sukseshme. Ka kthyer ne kenaqesi zgjidhjen e disa problemeve mjeksore te pamundura me pare si migrena rekurente, depresioni hiperhidroza. Vertet zgjidhja eshte e perkohshme por eshte e mundshme. Kushedi se cfare mundesish do krijohen ne te ardhmen.

Intervistuar nga Silvana Balliu

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News