Skip to content

Kam bërë Botoks por mē janē nxirë dhe enjtur vëndet e injektimit.

pyetje-pergjigje-700x665

Pyetje nga paciente në facebook:

Doktoresha pershendetje! Te lutem nese mundesh me jepni nje keshille, kam kryer trajtim te rrudhave me botox por me esht nxir dhe enjtur vendet e injektimit. Cfare me rekomandoni per maviosjen dhe enjtjen te lutem, kam dhe dasem dhe jam shume e shqetesuar. Flm.

Përgjigje nga Dr Rudina Thanasi:

1- Rekomandimi i parë do ishte të komunikonit me mjekun tuaj, ai qe ju ka injektuar Botox, kështu është korrekt.

2- Ekimozat ( mavijosja ) dhe inflamationi ( enjtja ) janë nga efektet sekondare shumë të mundshme sa herë bën një injeksion dhe janë direkt te lidhura me “ injection site” ( vendin e injektimit ) . Të dyja zgjasin nga 3-14 ditë dhe kalojnë pa sekela. Pra s ka asgjë pēr tu shqetësuar.

3- Nëse 2 javë përpara apo pas trajtimit merr AINS ( paracetamol, ibuprofen, aspirinë ect) apo anti coagulant shtohet probabiliteti i shfaqjes se Ekimozave dhe inflamationit. Po ashtu banjot me avull, dhe sport me efort fizik qe rezulton ne zkuqjen e lëkurēs së fytyrës rrisin probabilitetin e keture efekteve sekondare.

4- Në rastin tuaj do rekomandoheshin

a- kompresa me akull ose alkol disa minuta ne ditë.

b- Masazh i lehtë me krem Arnika

c- Maska te ftohta astringjente.

Nga Dr. Rudina Thanasi

Related News