Skip to content

Vizioni im mbi Bjutifikimin dhe kirurgjinë estetike

ws_Daisy_1024x768-700x525

Në vizionin tim, ky është edhe misioni i Bjutifikimit. Nëse pacienti tashmë është i stabilizuar, fizikisht dhe emocionalisht i shëndetshëm në çdo pikëpamje, shenjat e lëna tashmë në fytyre dhe trup, do t’i kujtonin dhe do të ndihmonin në një ripërtëritje më të lehtë të emocioneve të shkaktuara nga ajo situatë e tejkaluar emocionale.

Ndërkohë me ndihmë nga psikologu, me ndërhyrje të lehta dhe natyrale nga kirurgjia apo mjekësia estetike, të përshtatura ndaj personalitetit dhe fizionomisë individuale, jo vetëm që fshihen shenjat e shqetësimit, por do të kisha guximin të shpehem, që me një procedurë të kryer dhe të mirëmbajtur siç duhet, duke shfrytëzuar automatizmin e subkonshiencës, një paraqitje e gëzuar, e lumtur apo e kënaqur e fytyrës dhe një trup me paraqitje të shëndetshme, mund të ndihmojnë në rivendosjen e gjendjes së gëzimit. Teorikisht mund të ndryshojë edhe predispozitën e receptorëve qelizorë.

Në fund të fundit ky princip është dhe baza e rrymës së Mendimit Pozitiv në psikologji. Por në vend që të shpenzosh orë të tëra çdo ditë me afirmime pozitive për të lënë gjurmë në subkonshiencë, po ja dole ta tejkalosh Gate-Keeper -in, këtu thjesht dhe lehtë në bazë të imazhit në pasqyrë rishkrimi i subkonshiencës bëhet natyrshëm dhe lehtësisht. Sepse sipas neuroshkencës informacioni në subkoshiencë është në imazhe, piktura dhe sidomos video (Memorja fillestare është 21 ditë, pastaj 6 muaj deri në 2 vjet). Në praktikën personale me pacientët, një numër shumë i madh i tyre, shprehen se jo vetëm që ju është përmirësuar raporti me veten, por edhe raporti me familjen dhe botën përreth. Jo rrallë degjoj histori të bukura si kanë avancuar në profesion, kanë martesa të lumtura tashmë apo kanë projekte të reja të pamenduara më parë. Me sinqeritet dhe qëllimin e mirë, që më rrit pasionin për këtë profesion, mendoj që puna e bërë nga Mjeksia e Bjutifikimit ndikon pozitivisht dhe në përmirësimin e të gjitha aspekteve të tjera të jetës.

Tashmë ka me qindra studime të bëra nga kërkimet e Universiteteve më prestigjoze në botë, që tregojnë se tek pacientët e seleksionuar mirë të kirurgjisë estetike, ndihet një rritje e konsiderueshme e vetëvlerësimit (self esteem). Mua më pëlqen të besoj se efekti në kohë të gjatë është edhe më i qendrueshëm, më domethënës, dhe mund të shënojë një rritje edhe të vlerësimit për vetem (self steem: vetëperceptimi, pakushte, i pa ndikuar nga të tjerët). Kjo më sjell ndërmend që të gjitha zhvillimet marramendëse në shkencën moderne, biologjinë, imazherinë mjekësore, fizikën kuantike, epigjenezën, neuroshkencën, koshiencën e zemrës, të përkthyera në Fizikën Ajnshtajnjane, afirmojnë me saktësi matematikore, si profetësi, fjalët e thëna shekuj më parë të filozofit Lao Tzu.

Ju mund te klikoni ketu per te lexuar artikullin e plote

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News