Injektimet me fillers (mbushës) me acid hialuronik po bëhet çdo ditë dhe më popullor edhe për meshkuj.
Grup mosha më e interesuar në klinikën tonë janë 25-50 vjeç. Specifikë për meshkujt është vlerësimi për detajet, cilësia, dhe natyrshmëria edhe gjatë mimikës. Zona e injektuar – Rrudhat nga hunda tek buza dhe Rrathët e syve. Nëse për femrat një nga pyetjet e para është çmimi dhe sa kohë mban rezultati, për meshkujt interesi kryesor është për detajet. Kërkesa e parë është që të mos duket ndërhyrja , sa cilesor është materiali i përdorur dhe kur duhet të vijë përsëri qe rezultati te jete konstant. Procesi i injektimit është i njejte si per femra ashtu edhe per meshkuj . Sasia e materialit të perdorur, tek meshkujt është pak më e madhe se tek femrat.