Skip to content

Trajtimi i herpesit simpleks gjenital

56
Trajtimi është kryesisht simptomatik, kundër dhimbjes. Shumë efektivë janë kremërat anestezikë lokalë meqenëse qetësojnë dhe stabilizojnë membranën qelizore, antiinflamatorët, si lokalë, edhe nga goja. Po ashtu, edhe aciclovir capsule dhe comprimate. Por acicloviri capsule apo komprimat, ka efekt nëse administrohet vetëm brenda 3 ditëve të para pas shfaqjes. Aciclovir krem apo xhel lokal tek më shumë se 70% e njerëzve vetëm e rëndon më shumë situatën.

Është specifike një ndjesi nxehtësie, kruarjeje, enjtjeje dhe mbindjeshmërie disa ditë ose orë përpara shfaqjes së herpesit tek personat që e dinë që kanë herpes. Nëse prezantoheni menjëherë tek mjeku, mund edhe ta parandaloni apo minimalizoni shfaqjen e herpesit.Është shumë i dhimbshëm dhe shoqërohet me enjtje dhe sekrecione purulent.Ka persona që bëjnë forma të shpeshta rekurrente. Kur këto shfaqje janë 6 apo më shumë herë në një vit, një trajtim i vazhdueshëm në puls terapi apo të përditshme me sasi të vogla aciclovir-i nga goja, antiinflamatore dhe imunoran, rekomandohen.

Po ashtu, shpesh shfaqet nevoja për terapi dhimbjeje, kur lë pas hiperestezi (mbindjeshmëri) apo korrektim estetik të konturit të buzës për shkak të shenjave cikatrizuese dhe hiper apo hipopigmentimeve (ndryshimit të ngjyrës më e pigmentuar apo më pak e pigmentuar).

Related News