Semundje me transmetim sexual:
Candida
Trichomonas vaginal
Clamidja
Gonore
Sifilis
Herpes gjenital
Negi genital
Lëkura e fëmijës është e lëmuar, e kadifenjtë, e gjallë dhe pa shumë shenja e njolla, gjë e cila e bën shpeshherë të vështirë diagnostikimin, por jo të pamundur. Në të njëjtën kohë, lëkura e fëmijës është shumë e ndjeshme dhe vulnerabile ndaj substancave alergjike dhe irrituese. Edhe një lëkurë totalisht e shëndetshme mund të irritohet lehtë nga një kujdes jo i duhur. Vetë vëmendja e madhe e prindërve, gjyshërve, tezeve, hallave dhe komshinjve mund të çojë në një sensibilizim të lëkurës së të voglit.
Dermatologjia per te rritur
Dermatologjia është shkenca mjekësore që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, semimukozës dhe mukozës. Lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe i vetmi sistem në trup që në përbërjen e tij ka gjithë organet, sistemet dhe proceset organike në mikrobotë. Nuk ka asnjë shkencë mjekësore tjetër që të ketë aq shumë nëndegë, mbispecializime dhe kompetenca sa dermatologjia, kjo për shkak të ndërlidhjes direkte dhe indirekte me të gjitha degët e mjekësisë dhe zhvillimeve të reja.
Rritja e informimit dhe kontributi ynë si profesionistë të fushës në edukimin e shoqërisë lidhur me sëmundjet seksualisht të transmetueshme do të ulë stresin dhe ankthin që ekziston rreth Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme (SST). Po të shtosh këtu edhe turpin dhe pështjellimin që vjen nga informacione jo gjithmonë të sakta, misioni yne bëhet edhe më i çmuar në ndihmë të shoqërisë.
Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. D.m.th, çdo gjë e cila e streson trupin, është një faktor stresues për trupin dhe inflamacionet, sigurisht ndikon në te teren. Një sëmundje nuk është kurrë e një organi, nuk është kurrë e vetem një funksioni, është e të tërë trupit.
Papillomat rritje te vogla eksreshcente ne lekuren e qafes, aksilave, qepallave dekoltese dhe zonave gjenitale, pergjithesisht ne ngjyren e lekures por ndonjehere jane dhe ne ngjyre kafe apo brune dhe shpesh ngaterrohen me nishanet. Varen jashte lekures si zbukurime ne pemen e krishtelindjes. Papillomat jane tumore te buta benigne te provokuara nga Virus HPV.