Skip to content

Aknea konglobate

maxresdefault-2-700x394

Akneea konglobate është një formë e rëndë dhe e rrallë e aknes. Është ajo që quajmë akneja e të rriturit. Shfaqet si rregull pas moshës 26-27 vjeç. Është shumë e rëndë si akne me lezione të formave të ndryshme nga puçra të zakonshme në gunga, formacione tumorale benigne, shumë cikatrizuese dhe deformuese.

Lezionet mund të jenë në fytyrë, gjoks, shpatulla këmbë, vithe, kokë, e të tjerë. Në raste të rralla në botë shfaqen përpara moshës 26 vjeç. Është pothuajse një nga patologjitë kryesore në klinikën tonë, dhe mosha e pacientëve mund të fillojë që nga 13 vjeç.

Megjithëse është një formë shumë e rëndë, është shumë e trajtueshme dhe e sherueshme përfundimisht, po ashtu një dermatologe me eksperiencë mund ta diagnostifikojë që në fillim, gjë që eviton traumat e pacientit dhe familjes së tij.Një kombinim midis njohurive të dermatologjisë dhe kirurgjisë estetike joinvazive e bëjnë trajtimin e kësaj patologjie jo vetëm shumë te suksesshme, por edhe pa lënë asnjë shenjë.Shpesh me shaka por dhe me të drejtën e eksperiencës, u them pacientëve të shqetësuar dhe të tramatizuar se lëkura në fund të trajtimit do jetë edhe me cilësore se sa përpara se të sëmureshin me aknee conglobate.Lezionet mbi fytyrë megjithëse më shumë traumatizuese se ato në trup, reagojnë më mirë dhe më shpejt ndaj trajtimit.

Pjesa intensive e trajtimit është 3-5 muaj. Kohë e nevojshme që gjëndja e lëkurës së fytyrës së pacjentit të rivijë në gjëndje normale. Pas përfitimit të këtijë rezultati, trajtimi duhet vazhduar minimalisht edhe 18 muaj, për të siguruar stabilizimin e rezultatit të përfituar.

Në raste të rralla, 6 muaj mbas ndërprerjes së trajtimit, mund të ekzistojë një rishfaqje e aknesë. Në këto raste vazhdohet trajtimi 6-8 muaj.

Trajtimi i akneese Konglobate është shumë i sukseshëm. Po ashtu 70%+ është i sukseshëm edhe trajtimi i shenjave të aknees. Trajtim i cili fillohet mbas stabilizimit të aknees, apo mbas njekohesisht me trajtimin e aknese.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News