Skip to content

Botox i përzier me Peeling, sa kohë zgjat dhe çfarë efektesh ka?

botox peeling
Pyetje nga një pacient:
Më intereson botox i përzier me peeling edhe dy tjera fillers apo sec ishte,  sa kohë zgjat në fytyrë?
Pyetja tjeter ështe: Kam dëgjuar se kur ta leshon efekti pas ca muajve lëkura bie, bëhet edhe më keq. Unë jam e interesuar të intervenoj edhe pse nuk kam rrudha shumë, por kam frike pas largimit të efektit më bëhet më keq.

Përgjigje nga Dr. Rudina Thanasi:
E dashur paciente! Edhe mbas Botox edhe pas fillerave (me acid hialuronik, gjithmonë) je më mire seç ishe përpara se t’i injektoje edhe për shume kohë pas mbarimit të efektit. Sigurisht kur është përdorur substanca e duhur dhe është performuar nga një mjek specialist. Peeling ka efekt estetik vetëm si efekt sekondar të përmirësimit të cilësisë së lëkurës.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni website www.rudinathanasi.com

Related News