Skip to content

Buzët (fryrje, mbushje, kontur) trajtimi me acid hialuronik

trajtimi me acid hialuronik

Një nga procedurat më popullore të mjekësisë estetike, të dermatologjisë kozmetike dhe kirurgjisë estetike është injektimi i buzëve me acid hialuronik.
Fatkeqësisht duke qënë kaq popullore dhe në shikim të parë e thjeshtë, është një nga ato procedura që transformon dhe shpërfytyron më shumë pacientin dhe nxin reputacionin e Mjeksisë Estetike. Jo rrallë një pacient me “buzët si të patës” apo ” buzë lepuri” hyn në depresion, humb besimin dhe vlerësimin në vetvete.

Po ashtu në dëshpërimin për të rregulluar cfarë është shpërfytyruar vrapon nga një doktor tek tjetri, bën procedura estetike njera pas tjetrës, për të përshtatur tashmë Fytyrën me Buzët. Duke humbur sensin e normalitetit ,sensin e vetvetes, duke rrezikuar të bëjë çrregullim mendor bipolar tip skizofrenik në të cilin imazhi i brendshëm për vetveten nuk përkon me imazhin në pasqyrë. Pjesa më e vështirë në injektimin e buzëve me acid hialuronik është modelimi i profilit dhe gjysëm profilit. Aty buzët e injektuara duhet të jenë natyrale të përshtatura me fytyrën për ta bërë më sensuale, më harmonike dhe më të re.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News