Lipoliza nëpërmjet injeksioneve përfaqëson një teknikë të re për rimodelimin trupor dhe shkrirjen e depozitave aberrante të dhjamit në fytyrë dhe trup. Lipoliza nëpërmjet injeksioneve quhet edhe liposkulpturë. Teknika është ekstremisht efikase. E imagjinuar nga Franz Hasenghander në Europë 2001, e vënë në praktikë po nga vetë ai në 2002. Një teknikë e cila u vërtetua aq efikase, sa në 2004 u themelua “Shoqata Ndërkombëtare e Lipolizës nëpërmjet injeksioneve” – e vetmja teknikë që ka marrë aprovimin e FDA-së në një kohë shumë të shkurtër.Continue reading
Alopecia-rënia e flokut dhe trajtimi i tullacërisë-Pelada nga Dr. Rudina Thanasi
Alopecia, rënia e flokut, është një nga patologjitë më komplekse në mjekësi, gjë që e bën trajtimin e saj një sfidë jo vetëm për dermatologjinë, por për mjekësinë në tërësi. Continue reading
Cikatrice hipotrofike, hipertrofike dhe keloide nga Dr. Rudina Thanasi
Shpesh, mbas lëndimeve të ndryshme, djegieve të ndryshme të forta apo dëmtimeve me humbje të substancës së dermit, shfaqen shenja të ndryshme lëkure jonormale. Mbas aknes apo një procesi inflamator, mbas një prerjeje apo dëmtimi të rëndë, mbas një djegieje apo kafshimi nga kafshë të ndryshme, etj. Këto shenja mund të jenë të futura brenda, të ngjitura apo jo me muskulin, të lëvizshme apo jo dhe në këtë rast quhen cikatrice hipotrofike dhe retraktile.Continue reading
Si të zgjasim rininë tonë – Mezoterapia
Mezoterapia është një specialitet mjekësor që përfshin injektimin e individualizuar dhe të përshtatur sipas kushteve mjekësore, të substancave homeopate, natyrale, vitaminoze, minerale dhe farmaceutike në sasi mikroskopike në lëkurë, me efekt vetëm lokal. Mund të përdoret për eliminimin e celulitit, nxitjen e përshpejtuar të dobësimit, rinimin e lëkurës dhe duarve, trajtimin e lëkurës së varur dhe të dyfishtë, trajtimi i dhimbjes, gushës dyfishe, lipomave, mialgjive, dhimbjeve osteo-artikulare, etj.