Kam njolla kafe në fytyrë dhe sapo kam lindur. A trajtohen?

Pyetje nga paciente: Pershendetje Doktoreshe!

Sapo jame bere nene dhe jam e interesuar per trajtimin e fytyres per heqjen e njollave kafe pasi kam shume te tilla.

Trajtimi behet vetem ne klinike apo mund te behet edhe ne kushte shtepie?

Pergjigje nga Doktoresh Rudina Thanasi

Fillimisht bëhet një konsultë mjeksore. Ju rekomandohet një trajtim i personalizuar i cili ndiqet në shtëpi sipas rastit nga 2 deri në 6 javë. Nëse njollat jane sipërfaqsore ky trajtim

është mëse i mjaftueshëm. Nëse janë të thella, atëhere sipas rastit ju rekomandohen trajtime të tjera në shtëpi apo piling kimik i mesëm i thellë, i cili bëhet në klinkë por

përkujdesja vazhdon në shtëpi