Skip to content

Cilat jane problematikat tek rrathet e zinj te syve?

08-fluid-9-things-you-don-t-realize-are-causing-dark-under-eye-circles_645471643-sruilk-1024x683-700x467

Asaj që në gjuhën e përditshme i themi problemi me rrathët e zi të syve, apo gropat e thelluara rreth syve, në gjuhën mjekësore quhet “Hollow eye sindrom”. Rrathët e zinj të syve nuk janë domosdoshmërisht tregues i moshës, por ekzistenca e tyre e bën një person të duket më i madh në moshë. Ato kur krijohen nga mosha janë një migrim i natyrshëm i dhjamit, migrim i cili lë një zone me mungesë substance.

Kjo zonë “gropë” për shkak të konkavitetit gjometrik më vonë edhe hiperpigmentohet nga ekspozimi në diell. Përveç moshës  problematika të tjera ndikojnë në krijimin e rrathëve të zinj të syve si elastoza, e cila, së bashku edhe me një migrim jo të rregullt të indit dhjamor krijojnë edhe “Puffy Eyes”, që është pjesa më e vështirë e trajtimit të rrathëve të syve. Rrathët e syve mund të jenë të dukshëm që në fëmijërinë e herehme kur pacienti ka një konditë lekure specifike që quhet “Dermatite Atopike”, dhe përkeqësohen kur fëmija qëndron në ambiente me pluhur dhe nuk fle gjumë mirë natën. Në këto raste, përveç rrathëve të zinj të syve, fëemija apo dhe i rrituri me teë njeëjtëen lloj lëekure, ka edhe rinite alergjike, apo siç i themi në gjuhën popullore tërheq hundët. Përveç moshës, dermatiti atopic e elastozës gjenetike është edhe një sëmundje e rrallë e cila quhet Sindromi “Nelsoon” ku shfaqen rrathët e zinj të syve. Zakonisht këta pacientë kanë një super prodhim kortizoni në mbiveshkore dhe kanë pothuajse gjithmonë stria që në fëmijërinë e hershme apo në adoleshencë. Predispozita principale e shfaqjes së sindromës “Nelson” është rreth moshës 17 vjeç. Përveç shkaktarëve të mësipërm edhe stresi i përditshëm, pagumësia mund të ndihmojnë në shfaqjen apo përkeqësimin e rrathëve të zinj të syve.

Klikoni ketu per te lexuar arikullin e plote

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News