Skip to content

Demodecidoza

demodecidoza

Demodecidoza është infektimi me parazitin demodex folicullorum. Demodeksi është ektoparaziti më i zakonshëm njerëzor.

Në përgjithësi është inofensiv por mund të shkaktojë edhe inflamation.Ky parazit vendqëndrimin si spor e ka në fijet e flokut dhe pushton strukturen folikulisebace.

Është pikërisht ky parazit i cili mbiinfekton aknen konglobate. Dhe po ky parazit ështe shkaku kryesor i inflamationit folikular, aknesë peribucale dhe i rënijes së qerpikëve.

I patrajtuar inflamationi për kohë të gjatë krijon papula mishtore të forta të cilat kruhen fort dhe si përfundim krijohen cikatrice apo shenja. Trajtimi është efikas por kompleks. Dhe duhet mbajtur në kontroll të vazhdueshëm meqënëse femela( aktive) ndonjëherë vezët dhe larvat mund ti lërë thellë.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News