Ne, përmes kësaj interviste qetësuam me dhjetëra njerëz, të cilët vuajnë nga këto lloj nishanesh, apo nuk e keni hapur dhe ju në punën tuaj shqetësimin psikologjik që shkakton kjo gjë? Është e vërtetë, që nuk janë. Është e pamundur që të gjesh aktualisht në botë një person, që të mos i ketë këto nishane. Human papilloma Virus është kryesisht i dëmshëm në organet gjenitale dhe në gojë. Edhe edhe një formë, karçinomi spinocelular le të themi, që quhet karçinom verukos dhe që unë vetë e konsideroj si një manifestim agresiv të Human Papilloma Virus.
Të paktën unë personalisht mendoj kështu. Këtë lloj sëmundje, diku, dikush për herë të parë e ka patur. Dhe, gjithnjë transmetohet nga nëna te fëmija. Dmth, fëmija në vetvete nuk është i pari që e ka. E kanë prindërit, gjyshërit dhe tashmë e ka edhe fëmija. Këto janë viruse, dhe një virus që është në trup, nuk ka për të ikur kurrë, disa e mbartin e të tjerë infektohen, por virusi është aty. Lythat, HPV nuk janë të rrezikshëm, por nëse të dalin të gjithë përnjëherë, është si një zile që trupi po të jep sinjal, që shiko se të ka rënë imuniteti. Lëkura është si një objekt tridimensional, që të tregon se çfarë ke qenë, ku je, dhe çfarë predispozite ke që të jesh.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi