Skip to content

A është e kushtueshme heqja e Lythave?

Rudina2-sld-700x410

A është e kushtueshme heqja e këtyre lythave?

Absolutisht jo. Është një nga procedurat më të lira të mundshme. Nuk është procedurë e vështirë, as për mjekun e as për pacientin, vetëm se është e bezdisshme, që njëherë që i ke, duhet t’i kontrollosh herë pas here. Shumë e rëndësishme për t’u përmendur është që, transmetimi është më intensiv nga nëna, te fëmija.

Dhe, vihet re, që e njëjta tulpinë që gjendet te nëna, gjendet edhe në gojën e fëmijës në momentin e lindjes, flasim për lindjen natyrale. Ndodh që transmetimi i vërtetë ndodh gjatë lindjes pa cesarian, që sekrecionet e nënës kalojnë në gojën e fëmijës. Fëmija ka në gojë, fiks ato që nëna ka në vaginë. Edhe nga babai, pasi, nga babai te nëna ka kaluar përmes marrëdhënies seksuale, që në fillim, por të paktën nga nëna e dimë të sigurt. Te meshkujt është pak e vështirë, mashkulli mund të jetë mbartës, por nuk është gjithmonë i infektuar. Ndërsa, femra, zakonisht i manifeston më kollaj, pasi dhe ambienti vaginal është më i përshtatshëm. Por, janë të trajtueshme, janë të kurueshme, një person, mund t’i ketë gjithë jetën dhe të mos krijojnë asnjëherë, asnjëherë asnjë lloj problemi. Mund të jenë edhe shumë të mira, pasi janë edhe si parathënëse, që shiko se të është ulur imuniteti, duhet të kontrollosh gliceminë, etj.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News