Skip to content

Fillers dermalë të përkohshëm

IMG_3911

Diskutime dhe konsiderata mbi klasifikimin e fillerave të përkohshëm
Fillera të përkohshëm apo temporalë konsiderohen:
1-Fillers me acid hialuronik të injektueshëm
2-Fillers me kolagjen
3-Dhjami si filler.

Deri përpara vitit 2000 përdorej shumë filleri me kolagjen. Meqenëse tani dëgjojmë gjithandej për acidin hialuronik, na duket sikur ai është përdorur gjithmonë. Në fakt, acidi hialuronik ka filluar të ekzistojë në mjeksinë estetike në vitin 2000. Deri në atë kohë përdorej shumë kolagjeni. Kolagjeni është një filler i mrekullueshëm. Por ka një problem të madh. Jo të tërë e pranojnë. Ka shumë pacientë që kanë reagime të trupit të huaj. Reagime të forta alergjike kërkojnë paraprakisht disa teste alergjie dhe kjo gjë e bën më pak komod (valuable) në të përdorur se sa acidi hialuronik .

Dhjami si filler
Substancë mbushëse në estetikën e fytyrës.
Po ashtu, dhjamin disa autorë e konsiderojnë filler të përkohshëm. Personalisht, e konsideroj dhjamin një filler shumë subjektiv, të pakontrollueshëm; nga përvoja konsideroj se dhjami sillet ndryshe dhe ka kohëzgjatje të ndryshme në zona të ndryshme të fytyrës dhe trupit.
Po ashtu, sërish nga përvoja, konsideroj forma specifike të acidit hialuronik si filler semi-temporal dhe disa fillers me acid hialuronik që në forma dhe zona të veçanta injektimi sillen si fillers të përhershëm (të paktën më shumë se 5 vjeçarë).

Related News